web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Korçë/ Makina përplas karrocën me fëmijë

28 Korrik 2026, 16:22, Kronika CNA

Aksident në Korçë/ Makina përplas karrocën me

Një aksident është shënuar këtë të martë në lagjen nr.10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si "Dritat e Verdha".

Mësohet se një mjet ka përplasur një karrocë ku ndodhej një fëmijë. Sipas të dhënave, nëna me fëmijën 1 vit e gjysmë ka qenë duke kaluar rrugën.

Ka qenë vetë drejtuesi që ka transportuar fëmijën me mjet në urgjencën e spitalit të Korçës.

Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa po merr ndihmën mjekësore. Me drejtuesin e mjetit po vijojnë procedurat ndërsa po punohet edhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA





Lajmet e fundit nga