Mos përçani protestën!/ Mos fyeni dhe denigroni popullin!
MOS PËRÇANI PROTESTËN! Mos fyeni dhe denigroni popullin! ...

Në ditët e para të protestës, u fol për armiq të jashtëm. Por ndërsa protesta vazhdon, sot në ditën e 11-të, kundërshtari kryesor duket se ka ndryshuar. Nuk janë më armiqtë e jashtëm, nuk është opozita që "i do të keqen Shqipërisë", dhe as gazetarët që "nuk kuptojnë dhe nxijnë realitetin".
Sot, objektivi i preferuar i Kryeministrit janë influencerat. Ai i përqesh, i tall dhe, në të njëjtën kohë, shfaq një nervozizëm të qartë që nuk e fsheh dot.
Kjo nuk ndodh rastësisht. Në fund të fundit, vetë fjala influencer vjen nga ndikimi. Kur politika fillon të merret seriozisht me ta, kjo tregon se ka kuptuar një realitet të ri: ndikimi nuk është më aty ku ishte dikur.
Pyetja interesante që lind natyrshëm është se si është e mundur që një person me një telefon në dorë arrin të ndikojë më shumë se një televizion kombëtar me studio moderne, redaksi, gazetarë dhe buxhete të garantuara?
Përgjigjja është sa e thjeshtë, aq edhe e pakëndshme: një pjesë e madhe e medias tradicionale ka humbur atë që ishte kapitali i saj më i madh, - BESIMIN.
Shumë qytetarë, sidomos të rinjtë, nuk e perceptojnë më median si një arbitër të pavarur, por si pjesë të sistemit politik dhe ekonomik që ajo supozohet të monitorojë. Kur thyhet ky besim, teknologjia nuk të shpëton dot. Mund të kesh frekuencë kombëtare, por mund të mos kesh asnjë grimë ndikimi në publik.
Ndërkohë, një influencer nuk e fiton audiencën përmes një licence. Ai/Ajo e fiton atë sepse krijon marrëdhënie direkte me ndjekësit. Ata mund të mos bien gjithmonë dakord me të, por ndiejnë se po komunikojnë me një njeri të vërtetë.
Shumica e të rinjve që mbushin sheshin nuk informohen nga edicionet informative të ditës/darkës. Ata informohen nga "WhatsApp"-i, "Instagram"-i, "TikTok"-u, "YouTube" dhe grupet e tyre online.
Ndërkohë, Kryeministri vazhdon të komunikojë kryesisht përmes televizioneve që ndiqen nga një brez krejt tjetër.
Kështu krijohen dy realitete paralele që nuk takohen askund. Në realitetin e parë, atë televiziv, protesta minimizohet, relativizohet ose interpretohet përmes filtrave të zakonshëm politikë. Në realitetin e dytë, atë digjital, videot, memet, transmetimet live dhe dëshmitë e drejtpërdrejta qarkullojnë mediatikisht me një shpejtësi marramendëse, duke krijuar një perceptim krejt tjetër mbi atë që po ndodh në të vërtetë.
Për herë të parë pas shumë vitesh, beteja kryesore politike nuk po zhvillohet më në studiot televizive, por në ekranet e telefonave.
Prandaj, lufta e Kryeministrit me influencerat është shumë më tepër sesa një debat me disa personazhe të rrjeteve sociale. Është përplasja e një epoke që po perëndon me një epokë që po ngrihet dhe ndoshta ky është shkaku i vërtetë i nervozizmit.
Nuk është e lehtë të fitosh një betejë kundër influencerave, por është pothuajse e pamundur të fitosh një betejë kundër një brezi të tërë që nuk informohet më nga kanalet ku informacioni/narrativa është nën kontroll.
MOS PËRÇANI PROTESTËN! Mos fyeni dhe denigroni popullin! ...
Në Beograd u protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha ...
Dëshmia e Kryeministrit të Shqipërisë se Mustafa Nano i pa...
Shpallja e armiqve të brendshëm e të jashtëm është tanimë ...
Rama në burg…!!!! Berisha në burg…???!!! Demokratë... zg...
PELIKANI KAÇURREL -Në protestat e qytetarëve kundër Ramës...
Në Shqipëri po shfaqen gjithnjë e më qartë dy opozita, të ...
Ditët e fundit i kam kushtuar një pjesë të konsiderueshme ...
Për këtë mos kini asnjë dyshim. Eshtë I njëjti që qëndron ...
Një ngjarje e rëndë kriminale, në të cilën mbeti i vrarë n...
Protestat për “Zvërnecin” kanë arritur diçka që deri pak k...
Energjia e lëvizjes në sheshet e Shqipërisë e në qendrat m...
Për ata që thonë “protesta nuk ka arritur asgjë”, ndoshta ...
Përgjigjia e kësaj pyetje ndan qartazi në publik: - Injor...
Nën flamurin e ambientalizmit po zhvillohet nje betejë për...
Një nga aktet e para të Edi Ramës si Kryeministër ishte sh...
Ditët e fundit në protestat e shoqërisë civile protestuesi...
Edi Rama e ka shumë për zemër të përmendë shpesh aksiomën ...
Një nga fatkeqësitë më të mëdha të kohës sonë nuk është mu...
Pavarësisht kaosit të mesazheve, banderolave, pankartave d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...