Shqipëria e Re është Rilindja, pro protestës, jo manipulimit!
Për këtë mos kini asnjë dyshim. Eshtë I njëjti që qëndron ...

Ditët e fundit i kam kushtuar një pjesë të konsiderueshme të kohës sime ngjarjeve që po ndodhin në Shqipëri, të cilat kanë pushtuar edhe mediat ndërkombëtare dhe kanë vërshuar rrjetet sociale në mbarë botën. Kjo jehonë globale është e kuptueshme, sepse bëhet fjalë për përfshirjen në projektin e investimit të vajzës së presidentit Trump dhe dhëndrit të tij, të cilët akuzohen se po përdorin fuqinë dhe diplomacinë e shtetit të tyre për pasurimin e anëtarëve të familjes.
Edhe pse, me thënë të drejtën, unë kam përshtypjen se investimi në Zvërnec është më shumë një grabitje e oligarkëve vendas, të cilët po fshihen pas emrit të vajzës dhe dhëndrit të presidentit amerikan. Por, në këtë analizë nuk do të merrem me këtë temë, që është vetëm njëri dimension i ngjarjes. Dimensioni tjetër është protesta përtej Zvërnecit, që po ndodh në Tiranë dhe qytete të tjera, nga qindra e mijëra të rinj shqiptarë.
Pasi dëgjova me dhjetëra protestues, qytetarë të thjeshtë, studentë, vajza e djem modernë, përfundimisht u binda se ata do ta përmbysin klasën politike në Shqipëri dhe do të sjellin një erë të re. Ja pse:
- Ata të rinj e të reja janë tërësisht pa komplekse;
- Ata nuk kanë asnjë ndryshim nga të rinjtë e Evropës, Romës, Parisit, Londrës, Berlinit, Oslos apo Kopenhagës;
- Ata e duan Shqipërinë dhe nuk duan ta braktisin;
- Ata janë të vetëdijshëm për mbrojtjen e mjedisit, natyrës dhe resurseve natyrore.
- Ata duan që t’i japin fund njëherë e mirë politikës 35-vjeçare, të karakterizuar nga krimi, korrupsioni, konflikti, polarizimi, padrejtësitë strukturore dhe një sistem që favorizon vetëm të fortin, ndërsa persekuton të aftin dhe parimorin.
- Ata refuzojnë të tolerojnë më tej politikën që ka nënshtruar prindërit e tyre dhe që e ka bërë shtetin të padepërtueshëm për njerëzit pa librezë partie.
Por, ata refuzojnë të pranojnë edhe rrëfimin për investime të mëdha dhe aleanca të mëdha me të fuqishmit e globit, sepse thjesht nuk u besojnë politikanëve shqiptarë dhe janë të informuar edhe për atë që po ndodh në arenën ndërkombëtare.
Me pak fjalë, të rinjtë në shesh refuzojnë përfundimisht modelin aktual politik që e ka mbajtur peng Shqipërinë në një tranzicion 35-vjeçar, i cili është më i gjati në vendet ish-komuniste.
Në thirrjet e tyre dëgjohet fjala revolucion. (Nga të gjitha revolucionet e viteve të fundit, “Revolucioni i Flamingove” tingëllon më bukur.)
Unë nuk jam nga ata që besojnë shumë te revolucionet, pasi historia ka treguar se ato jo gjithmonë kanë sjellë një situatë më të mirë. Përkundrazi, ka plot shembuj kur kanë sjellë kaos apo diktatura edhe më të egra. Për fat, Shqipëria nuk është në një situatë që mund të prodhojë përmbysje të tilla, pasi është në Evropë, është një vend demokratik, edhe pse me probleme madhore, dhe është anëtare e NATO-s.
Por, pavarësisht se si quhet - revolucion ose jo - Shqipëria ka nevojë të shkëputet nga mënyra e vjetër e të bërit politikë dhe të bëhet vërtet evropiane, një vend ku respektohet ligji dhe jo ku ligji ndryshohet për t’iu përshtatur interesave okulte të politikanëve apo oligarkëve.
Procesi i anëtarësimit në BE do të duhej ta kishte sjellë këtë transformim të Shqipërisë, mirëpo kjo nuk ka ndodhur. Modeli politik ekstraktiv i elitave të gjithë periudhës postkomuniste është ende ai që mbizotëron dhe, si pasojë, kemi këtë rritje të jashtëzakonshme të hendekut mes të varfërve dhe të pasurve, edhe pse Shqipëria është bërë shumë më e pasur dhe më e zhvilluar se kur doli nga komunizmi, edhe pse po vërshohet nga turizmi dhe investimet.
Modeli amerikano-latin i zhvillimit nuk i duhet Shqipërisë; i duhet ai evropian, të cilin e duan, e njohin dhe e kërkojnë të rinjtë në protestë dhe në rrjetet sociale, të cilët janë aktivizuar si kurrë më parë.
Kryeministri Rama, kryetari i PD-së Berisha dhe politikanë të tjerë të rëndësishëm, nëse nuk e kuptojnë këtë shpejt dhe nuk reflektojnë, reformohen e lëshojnë rrugë, vështirë se do t’i mbijetojnë erës së “revolucionit” që ka nisur, i cili mund edhe të rrëmbehet gjatë rrugës nga ata që nuk ia duan të mirën Shqipërisë.
Për këtë mos kini asnjë dyshim. Eshtë I njëjti që qëndron ...
Një ngjarje e rëndë kriminale, në të cilën mbeti i vrarë n...
Protestat për “Zvërnecin” kanë arritur diçka që deri pak k...
Energjia e lëvizjes në sheshet e Shqipërisë e në qendrat m...
Për ata që thonë “protesta nuk ka arritur asgjë”, ndoshta ...
Përgjigjia e kësaj pyetje ndan qartazi në publik: - Injor...
Nën flamurin e ambientalizmit po zhvillohet nje betejë për...
Një nga aktet e para të Edi Ramës si Kryeministër ishte sh...
Ditët e fundit në protestat e shoqërisë civile protestuesi...
Edi Rama e ka shumë për zemër të përmendë shpesh aksiomën ...
Një nga fatkeqësitë më të mëdha të kohës sonë nuk është mu...
Pavarësisht kaosit të mesazheve, banderolave, pankartave d...
Rrëmbimi dhe dhunimi i pamëshirshëm i një qytetari protest...
Sipas Shkrimit të Shenjtë, që përbën themelin e besimit të...
Do të kisha dashtë me e mbajt këtë kumtesë të shkrume në t...
Behgjetin dhe Valonin i njoh të dy prej vitesh. Shumë mirë...
Ka njerëz që vuajnë nga sëmundje kërcënuese, që presin në ...
I nderuar nga ftesa për të qenë i pranishëm në festën e so...
Evropa po përballet me një rritje të ndjeshme të gjuhës së...
Debati që shpërtheu pas një shkrimi që unë publikova mbi p...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë që u shënua n...
Dy aksidente janë shënuar këtë të martë në afërsi të Pogra...
Policia e Tiranës ka ndarë të dhënat zyrtare lidhur me aks...
Dy persona raportohet të kenë humbur jetën nga aksidenti i...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...