"Qytetarët po bëjnë detyrën"/ Klosi: Protesta 100% qytetare dhe politike, ka kaluar në stad të ri
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, komentoi s...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, komentoi s...

Protestat për “Zvërnecin” kanë arritur diçka që deri pak kohë më parë dukej e paimagjinueshme. Një çështje që në fillim mund të konsiderohej lokale, e kufizuar në një lagunë, një pyll dhe një vijë bregdetare, është kthyer në temë diskutimi në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare.
Kjo nuk është pak.
Në Shqipëri ku shumë protesta kanë mbetur të mbyllura brenda kufijve të kronikës televizive shqiptare, Zvërneci arriti të kapërcejë kufijtë. Emri i tij u përmend në media që zakonisht merren me luftëra, zgjedhje presidenciale, kriza ekonomike apo konflikte gjeopolitike.
Zvërneci u përmend jo vetëm për investimin gjigand, i cili Shqipërisë pa diskutim do t’i sillte të mira materiale e zhvillim ekonomik, por edhe për lidhjen e investitorëve me familjen Trump.
Papritur, një pjesë e vogël e bregdetit shqiptar në Shqipëri, por edhe në mediat ndërkombëtare u shndërrua në simbol të debatit mbi zhvillimin, mjedisin, pronën publike, transparencën, mënyrën e qeverisjes dhe mënyrën se si merret pushteti me pasuritë kombëtare.
Ky është suksesi i parë dhe ndoshta më i rëndësishmi.
Suksesi i dytë është fakti që SPAK filloi të hetojë pasuri e emra, për të cilët prej vitesh është përfolur se janë vendosur në mënyrë të padrejtë, janë grabitur, tjetërsuar dhe emrat janë të lidhur me botën e krimit ndërkombëtar.
Një sukses i jashtëzakonshëm, ky.
Në fakt, beteja politike fillon kur njerëzit dëgjojnë për problemin. Një padrejtësi e panjohur mbetet një padrejtësi e padukshme. Ndërsa një padrejtësi që bëhet lajm ndërkombëtar fillon të prodhojë kosto politike.
Por historia na mëson se vëmendja nuk është fitore. Është vetëm mundësia për ta arritur atë.
Prandaj sfida e vërtetë e protestës për “Zvërnecin” fillon pikërisht tani.
Për të pasur sukses, asaj i duhet së pari kohëzgjatje. Pushteti mund të përballojë një protestë të madhe. Mund të presë që zemërimi të shuhet, që lajmet të ndryshojnë dhe që publiku të kalojë te tema tjetër. Ajo që e shqetëson pushtetin nuk është protesta e fortë, por protesta këmbëngulëse. Jo shpërthimi, por vazhdimësia.
Një protestë që rikthehet çdo javë, që gjen forma të reja organizimi dhe që nuk e humbet ritmin, fillon të krijojë një presion që nuk mund të injorohet. Çfarë do të ndodhë me protestën? Do zgjasë? Do sfumohet? Do pakësohet? Do bjerë pre e investimit të politikës që të shuhet. Do jetë protestë për pelikanët e flamingot? Kundër ndërtimit apo kundër regjimit?
Së dyti, po aq i rëndësishëm është edhe artikulimi.
Nëse beteja mbetet thjesht "pro ose kundër një resorti", atëherë rrezikon të perceptohet si një konflikt lokal. Por nëse shpjegohet si pjesë e një problemi më të madh, e drejta mbi pronën publike, mbrojtja e mjedisit, transparenca në vendimmarrje dhe mënyra se si shpërndahen pasuritë kombëtare, atëherë Zvërneci pushon së qeni vetëm Zvërnec, atëherë prek më shumë qytetarë. Ai bëhet simbol. Pikërisht për këtë arsye thirrjet "Nga Zvërneci në Rrjoll" apo "Atdheu nuk është në shitje" kanë pasur rezonancë më të gjerë.
Dhe simboli ka fuqi shumë më të madhe se vendi fizik që përfaqëson.
Së treti, protesta tregoi se cila është opozita e vërtetë. Thirrjet në kor kundër dy liderëve tradicionalë shqiptarë, dëshmojnë se elektorati gri është opozita si e pozitës, ashtu edhe e opozitës, të cilën e quan përgjegjëse për gjendjen në Shqipëri. Pra kërkon përmbysjen e establishmentit.
Së fundmi, protesta ka nevojë për një organizim tjetër. Entuziazmi është i domosdoshëm për ta nisur një lëvizje, por nuk mjafton për ta mbajtur gjallë. Duhet strukturë, koordinim, komunikim i vazhdueshëm dhe aftësi për të përfshirë njerëz të rinj. Duhet që protesta të mos varet nga një moment emocional, por të shndërrohet në një lëvizje qytetare me objektiva të qarta.
Ndaj protesta për Zvërnecin ka bërë tashmë atë që shumë protesta shqiptare nuk kanë mundur ta bëjnë: ka detyruar botën të shohë nga Shqipëria.
Pyetja më e rëndësishme mbetet: “A do të mjaftohet protesta me këtë sukses simbolik, apo do ta shfrytëzojë momentin për të ndërtuar një presion të qëndrueshëm që mund të prodhojë ndryshim real?”
Ngaqë në politikë, fitoret e mëdha rrallë vijnë nga protestat që bëjnë më shumë zhurmë. Ato vijnë nga protestat që zgjasin më shumë se durimi i pushtetit.
Energjia e lëvizjes në sheshet e Shqipërisë e në qendrat m...
Për ata që thonë “protesta nuk ka arritur asgjë”, ndoshta ...
Përgjigjia e kësaj pyetje ndan qartazi në publik: - Injor...
Nën flamurin e ambientalizmit po zhvillohet nje betejë për...
Një nga aktet e para të Edi Ramës si Kryeministër ishte sh...
Ditët e fundit në protestat e shoqërisë civile protestuesi...
Edi Rama e ka shumë për zemër të përmendë shpesh aksiomën ...
Një nga fatkeqësitë më të mëdha të kohës sonë nuk është mu...
Pavarësisht kaosit të mesazheve, banderolave, pankartave d...
Rrëmbimi dhe dhunimi i pamëshirshëm i një qytetari protest...
Sipas Shkrimit të Shenjtë, që përbën themelin e besimit të...
Do të kisha dashtë me e mbajt këtë kumtesë të shkrume në t...
Behgjetin dhe Valonin i njoh të dy prej vitesh. Shumë mirë...
Ka njerëz që vuajnë nga sëmundje kërcënuese, që presin në ...
I nderuar nga ftesa për të qenë i pranishëm në festën e so...
Evropa po përballet me një rritje të ndjeshme të gjuhës së...
Debati që shpërtheu pas një shkrimi që unë publikova mbi p...
Edhe njëherë si dhe herë të tjera, Edi Rama zgjodhi të për...
Shfaqja publike e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në...
Partia Demokratike ka paralajmëruar mbajtjen e protestës s...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një fabrike e përpunimit të drurit në Elbasan është përfsh...
Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë që u shënua n...
Dy aksidente janë shënuar këtë të martë në afërsi të Pogra...
Policia e Tiranës ka ndarë të dhënat zyrtare lidhur me aks...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...