“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit shpalosin banderolën në muret e Politeknikut
Pas një ndërhyrjeje që duket se i krijoi pengesë, protestu...
Pas një ndërhyrjeje që duket se i krijoi pengesë, protestu...

Nën flamurin e ambientalizmit po zhvillohet nje betejë për identitetin kombëtar dhe vendin e Shqipërisë në Perëndim.
Protestat për Zvërnecin po paraqiten publikisht si një betejë për mjedisin, trashëgiminë apo mbrojtjen e territorit. Por pas parullave dhe simbolikës së përdorur në rrugë, shumë qytetarë të vëmendshëm po shohin një dimension tjetër: përdorimin e flamingos rozë dhe protestës si instrument për përplasje ideologjike, destabilizim politik dhe goditje ndaj projekteve që lidhen me zhvillimin strategjik të Shqipërisë.
Pyetja serioze është a po përdoren qytetarët e thjeshtë për një agjendë tjetër anti-shqiptare dhe anti vlerave tona kombëtare?
A e dinë protestuesit simbolikën e vërtetë të flamingos rozë?
Një nga elementët është përdorimi i koordinuar me mjeshtëri i imazheve të flamingos rozë të ndërthurura me flamurin kombëtar shqiptar. Për disa mund të duket një eksperiment artistik apo satirë politike. Por kjo është një kapërcim i vijës së kuqe kushtetuese dhe identitare. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në Nenin 14, është e qartë: flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.
Forma dhe përdorimi i simboleve kombëtare rregullohen me ligj. Kjo nuk është një çështje estetike. Është një çështje rendi kushtetues dhe respekti ndaj simbolit që përfaqëson historinë, sakrificën dhe shtetin shqiptar. Është flamuri i Skënderbeut, Ismail Qemalit, i heronjve që luftuan e dhanë jetën për të.
Kur shqiponja dykrenore zëvendësohet pjesërisht nga figura flamingosh, apo kur flamuri përdoret në forma hibride për mesazhe politike dhe ideologjike, krijohet perceptimi se kemi të bëjmë me relativizim të simbolit kombëtar. Në çdo shtet serioz, ndryshimi i elementëve të flamurit shtetëror nuk konsiderohet lojë grafike, por prekje e identitetit kushtetues.
Por a e dinë protestuesit kuptimin e flamingos rozë?
Edhe më domethënës është fakti se flamingoja rozë është përdorur shpesh në komunikime vizuale që lidhen me aktivizëm kulturor progresist dhe me narrativa të afërta me lëvizjet LGBT në Perëndim. Është e vërtetë që flamingoja është zyrtarisht simbol LGBT, por është po aq e vërtetë se ngjyra rozë dhe kjo estetikë janë përdorur gjerësisht në atë univers kulturor. Për këtë arsye, shumë qytetarë e perceptojnë ndërthurjen e flamingos me flamurin kombëtar si tentativë për të futur simbolikë ideologjike mbi simbolin kombëtar shqiptar.
Kjo nuk do të ishte problem i madh nëse do të mbetej vetëm në nivel artistik. Por kur kjo simbolikë shfaqet në protesta agresive, në video me AI që mësyjnë institucionet shtetërore apo në retorikë që kërkon delegjitimimin e çdo investimi strategjik, atëherë lind pyetja: kujt i shërben realisht kjo klimë? Agjenda e kujt është kjo lëvizje?
Shqipëria ndodhet në një moment historik të rëndësishëm. Vendi synon mbylljen e negociatave me Bashkimin Europian deri në vitin 2027 dhe po konsolidohet si faktor rajonal në NATO. Tirana është konfirmuar si mikpritëse e Samitit të NATO-s në vitin 2027, një ngjarje historike për Shqipërinë dhe për gjithë rajonin. Samiti pritet të sjellë në Shqipëri liderët e 32 vendeve anëtare të aleancës, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump. Ky nuk është event i vogel diplomatik. Është një test themeltar besimi.
Në këtë kontekst, çdo përpjekje për të krijuar destabilitet, konflikt permanent ndaj investimeve strategjike dhe përplasje të vazhdueshme politike nuk dëmton vetëm një qeveri apo një projekt të caktuar. Dëmton imazhin e Shqipërisë si vend i besueshëm për investime, si partner euroatlantik dhe si shtet që aspiron rol më të madh ndërkombëtar.
Kundërshtimi i verbër ndaj çdo investimi në jug, pa dalluar interesin kombëtar nga kalkulimet ideologjike apo politike, objektivisht u shërben atyre që nuk e duan zhvillimin e Shqipërisë. Një Shqipëri e ndarë, e dobët ekonomikisht, e polarizuar politikisht dhe në konflikt me partnerët strategjikë është më e lehtë për t’u izoluar dhe kontrolluar.
Nëse Shqipëria hyn në konflikt të panevojshëm me investime që mbështeten nga partnerë perëndimorë apo me klimën politike që kërkon administrata amerikane e Donald Trump për rajonin, atëherë rrezikohen jo vetëm projektet ekonomike, por edhe pozicionimi strategjik i vendit në NATO dhe në raportet me SHBA-të. Samiti i NATO-s në 2027 nuk është thjesht ceremoni diplomatike. Është provë e besimit që aleanca perëndimore po i jep Shqipërisë.
Për këtë arsye, debati për flamurin, simbolikën e flamingos dhe protestat nuk duhet parë si çështje margjinale. Ai lidhet drejtpërdrejt me pyetjen më të madhe: a do të mbetet Shqipëria e ankoruar fort në identitetin e saj kombëtar dhe në aleancën euroatlantike, apo do të zhytet në një kulturë proteste në dukje qytetare por që është destruktive që relativizon simbolet, frenon zhvillimin dhe prodhon konflikt permanent?
Një komb që humbet respektin për simbolet e veta, shumë shpejt rrezikon të humbasë edhe drejtimin strategjik të së ardhmes së tij.
A do vazhdojmë të jemi bijtë e shqiponjës dykrenore apo të flamingos rozë?/ CNA
Një nga aktet e para të Edi Ramës si Kryeministër ishte sh...
Ditët e fundit në protestat e shoqërisë civile protestuesi...
Edi Rama e ka shumë për zemër të përmendë shpesh aksiomën ...
Një nga fatkeqësitë më të mëdha të kohës sonë nuk është mu...
Pavarësisht kaosit të mesazheve, banderolave, pankartave d...
Rrëmbimi dhe dhunimi i pamëshirshëm i një qytetari protest...
Sipas Shkrimit të Shenjtë, që përbën themelin e besimit të...
Do të kisha dashtë me e mbajt këtë kumtesë të shkrume në t...
Behgjetin dhe Valonin i njoh të dy prej vitesh. Shumë mirë...
Ka njerëz që vuajnë nga sëmundje kërcënuese, që presin në ...
I nderuar nga ftesa për të qenë i pranishëm në festën e so...
Evropa po përballet me një rritje të ndjeshme të gjuhës së...
Debati që shpërtheu pas një shkrimi që unë publikova mbi p...
Edhe njëherë si dhe herë të tjera, Edi Rama zgjodhi të për...
Shfaqja publike e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në...
Partia Demokratike ka paralajmëruar mbajtjen e protestës s...
Pasqyrë moj pasqyrë, kush është demokrati më i madh në kët...
Nën ethet e trashësisë së halleve Edi Rama e ndali dalldin...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në thelb, i lë Gjykatës së...
Bëra një shënim, sapo mësova për ngjarjen e rëndë në rrugë...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...