"Po pi qumësht të rritem"/ Pankartat "pikante" të protestës së sotme
Në ditën e 37 të protestës, protestuesit kanë vijuar të sh...
Në ditën e 37 të protestës, protestuesit kanë vijuar të sh...

Që në zanafillë, kjo lëvizje po përballet me një presion të madh. Pyetjet "kush fshihet pas saj" apo "a do të kthehet në parti" synojnë thjesht të devijojnë vëmendjen nga arsyet e vërteta të revoltës dhe t'i zbehin asaj karakterin qytetar.
Mbi protestuesit është vendosur një lupë gjigante që kërkon qimen në vezë dhe nëse e gjen ta bëjë tra: analizohet çdo fjalim, anatemohen meme/ parulla dhe gjykohet me lupë çdo detaj, duke harruar thelbin.
Njëkohësisht, po tentohet që narrativa e revoltës të ngushtohet vetëm te çështja e Zvërnecit. Njerëzit dolën në shesh për Zvërnecin, por po qëndrojnë në shesh për të gjithë arsyet e tjera. Duke pasur parasysh "hijenat" që vërtiten rrotull podiumit, është thuajse një mrekulli që folësit, në tërësi, mbeten në sinkron të plotë me masën.
Thirrjet, parullat dhe memet e këtyre ditëve artikulojnë qartë zhgënjimin me sistemin që ka funksionuar si "Ferrari" për një grusht njerëzish dhe si qerre për masën, me qeverinë; me një pushtet, të dehur nga 83 mandatet, që mendon se mund të bëjë çfarë të dojë, ku të dojë, kur të dojë si të dojë dhe sa të dojë.
Është zhgënjim me median dhe përfaqësimin, është edhe revoltë ndaj banalitetit televiziv dhe mungesës së debatit real.
Për fat të keq, një pjesë e mirë e gazetarëve dhe analistëve të kujtojnë shprehjen e famshme të George Bernard Shaw: "Gazetari është ai që nuk bën dot dallimin mes shembjes së një qytetërimi dhe një aksidenti me biçikletë."
Nga ana tjetër, qeveria ka zgjedhur pozicionin e pritjes. Me shpresën se njerëzit do të lodhen, se do të nisë Botërori apo se do të vijë vera e nxehtë, ajo ende nuk di si të merret me "flakën" që ka pushtuar bulevardin. Megjithatë, strategjia e saj po bëhet e rrezikshme. Plani për të sjellë militantë në Sheshin "Italia", vetëm 500 metra larg protestës dhe në të njëjtën orë, është një PROVOKIM i pastër. Ndërsa shumë aktivitete janë anuluar, ideja e festimit të 35-vjetorit të PS-së duket si një ftesë dasme që zhvillohet ngjitur me një funeral.
Sa i përket Policisë së Shtetit, e cila tentoi një "provë" shpërndarjeje me pretekstin e ndeshjes me Izraelin, ajo tashmë e ka marrë mësimin e saj: është e pamundur të thyesh me forcë një masë të përbërë nga të rinj paqësorë, vajza dhe nëna me fëmijë.
Edhe në skenarin minimal: nëse nga nesër nuk del askush në shesh, nëse qeveria apo opozita nuk lëvizin nga vendi, e nuk e kanë ndërmend të ndryshojnë edhe nëse media vazhdon me të njëjtët sharlatanë një gjë është e sigurt: "Shqipëria ka ndryshuar."
Protesta ka trazuar qeverinë, opozitën, mediat, analistët, policinë dhe vetë qytetarët. Ka rrëzuar bindjen se asgjë nuk lëviz.
Dhe ndonjëherë, para se të ndryshojë pushteti/politika, ndryshon shoqëria. Kjo mund të jetë pikërisht ajo që po ndodh sot./ CNA
Një vit pas fitores dërrmuese të Ramës, thyhet iluzioni i ...
Paradoksi, protestuesit thërrasin: "Berisha në burg!", Ber...
Për krimet e komunizmit tregon se sa staliniste janë këto ...
Protesta është një nga shprehjet më të rëndësishme të demo...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ndizet çdo ditë nga protest...
Në protestë, një pjesë jo e pakët e saj janë ata që e soll...
Në ditët e para të protestës, u fol për armiq të jashtëm. ...
MOS PËRÇANI PROTESTËN! Mos fyeni dhe denigroni popullin! ...
Në Beograd u protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha ...
Dëshmia e Kryeministrit të Shqipërisë se Mustafa Nano i pa...
Shpallja e armiqve të brendshëm e të jashtëm është tanimë ...
Rama në burg…!!!! Berisha në burg…???!!! Demokratë... zg...
PELIKANI KAÇURREL -Në protestat e qytetarëve kundër Ramës...
Në Shqipëri po shfaqen gjithnjë e më qartë dy opozita, të ...
Ditët e fundit i kam kushtuar një pjesë të konsiderueshme ...
Për këtë mos kini asnjë dyshim. Eshtë I njëjti që qëndron ...
Një ngjarje e rëndë kriminale, në të cilën mbeti i vrarë n...
Protestat për “Zvërnecin” kanë arritur diçka që deri pak k...
Energjia e lëvizjes në sheshet e Shqipërisë e në qendrat m...
Për ata që thonë “protesta nuk ka arritur asgjë”, ndoshta ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Qeveria e re e Hungarisë, e drejtuar nga kryeministri Péte...
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se i ka kërkuar FIFA...
Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të S...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...