Sheshi që po ndryshon Shqipërinë
Që në zanafillë, kjo lëvizje po përballet me një presion t...

Këmbëngulja e Berishës dhe lodhja e Tiranës. Çdokush tjetër do ta kishte pranuar fatin e tij.
Kur Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli “non grata” në vitin 2021, shumëkush mendoi se karriera politike e Sali Berishës kishte marrë fund. Në politikën shqiptare, pak vendime janë parë si më përfundimtare se ai.
Por Berisha zgjodhi një rrugë tjetër. Nuk pranoi të tërhiqej. Nuk pranoi të dilte në pension. Nuk pranoi as rolin e viktimës dhe as atë të ish-politikanit që pret me nostalgji ditët e lavdisë.
Ai zgjodhi betejën.
Për pesë vjet me radhë luftoi kundër izolimit politik, kundër kundërshtarëve, kundër aleatëve që e braktisën, kundër drejtësisë, kundër kohës dhe, mbi të gjitha, kundër idesë se nuk bëhet betejë me fatin pasi fati tij ishte vulosur.
Nëse sot rezulton se statusi i tij është hequr, mësimi më i madh nuk është për Berishën. Është për politikën shqiptare. Historia e Berishës tregon se në politikë asgjë nuk është përfundimtare. As fitorja, as humbja, as ngritja, as rënia, as nekrologjia politike. (Old soldiers never die)
Shumë liderë janë rrëzuar nga pushteti, por pak prej tyre janë ngritur pasi janë shpallur politikisht të vdekur.
Berisha e bëri këtë më shumë se një herë. Në vitin 1997 u konsiderua i mbaruar. U rikthye.
Në vitin 2013 u konsiderua në pension . U rikthye. Në vitin 2021 u konsiderua i izoluar përfundimisht. Dhe sërish mbeti aktori kryesor i opozitës.
Ky është paradoksi i tij politik: sa herë që shpallet i mbaruar, fillon një kapitull i ri.
Po çfarë ndryshon tani?
Për vetë Berishën, pak gjëra. Në moshën 81-vjeçare ai nuk ka më nevojë të provojë se mund të mbijetojë politikisht. Këtë e ka provuar.
Pyetja e vërtetë është për Partinë Demokratike.
Për më shumë se tri dekada, PD ka jetuar në orbitën e Berishës. Edhe kur largohej, ai mbetej qendra e gravitetit. Edhe kur humbte, vazhdonte të ishte pika e referimit.
Me heqjen e “non grata”, Berisha fitoi një betejë personale dhe morale.
Por sfida e PD-së mbetet e njëjta: si të ndërtojë të ardhmen pa e pasur gjithmonë të ardhmen të lidhur me të shkuarën.
Në fund të fundit, pyetja nuk është nëse Berisha mund të fitojë edhe një betejë.
Pyetja është nëse pas fitores së tij të fundit do të fillojë më në fund beteja për epokën pas Berishës.
Historia e liderëve nuk matet vetëm nga aftësia për t’u rikthyer, por edhe nga aftësia për të hapur rrugën. Dhe sot, rrugët e Tiranës po kërkojnë fillimin e një epoke që nuk përcaktohet më nga emrat e vitit 1991, 1998, por nga nevojat e vitit 2026./ CNA
Që në zanafillë, kjo lëvizje po përballet me një presion t...
Një vit pas fitores dërrmuese të Ramës, thyhet iluzioni i ...
Paradoksi, protestuesit thërrasin: "Berisha në burg!", Ber...
Për krimet e komunizmit tregon se sa staliniste janë këto ...
Protesta është një nga shprehjet më të rëndësishme të demo...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ndizet çdo ditë nga protest...
Në protestë, një pjesë jo e pakët e saj janë ata që e soll...
Në ditët e para të protestës, u fol për armiq të jashtëm. ...
MOS PËRÇANI PROTESTËN! Mos fyeni dhe denigroni popullin! ...
Në Beograd u protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha ...
Dëshmia e Kryeministrit të Shqipërisë se Mustafa Nano i pa...
Shpallja e armiqve të brendshëm e të jashtëm është tanimë ...
Rama në burg…!!!! Berisha në burg…???!!! Demokratë... zg...
PELIKANI KAÇURREL -Në protestat e qytetarëve kundër Ramës...
Në Shqipëri po shfaqen gjithnjë e më qartë dy opozita, të ...
Ditët e fundit i kam kushtuar një pjesë të konsiderueshme ...
Për këtë mos kini asnjë dyshim. Eshtë I njëjti që qëndron ...
Një ngjarje e rëndë kriminale, në të cilën mbeti i vrarë n...
Protestat për “Zvërnecin” kanë arritur diçka që deri pak k...
Energjia e lëvizjes në sheshet e Shqipërisë e në qendrat m...
CNA ka futur në filtër pasurinë e kreut të Gjykatës së Lar...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në zo...
Një aksident është shënuar këtë të martë në lagjen nr.10 t...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nisën veprime...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e per...
Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar se Shqipëria do ...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej g...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur pasdit...
Zjarrfikësit në Francë dhe në Spanjë vazhdojnë përpjekjet ...
Sekretari i 10-të i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do...
Policia po “kryen hetime” për një imazh të ndarë nga kreu ...
Këtë 28 korrik përkujtohet 114-vjetori i ngritjes së flamu...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...