Kënga e fundit e Edi Ramës
Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdis...

Dorëheqja e rektorit të Universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj, është një sinjal i rëndë për gjendjen e autonomisë universitare në vend.
Largim i tij është një akt proteste ndaj ndërhyrjeve e presioneve politike që nisin me Kumbaron e skandaleve të Butrintit e tani të Universiteteve, vazhdojnë me Benetin e bandave e mbarojnë me Mollën e krimbur intelektualisht të Bordit të Administrimit.
Këto ndërhyrje e presione po deformojnë funksionimin e institucioneve të arsimit të lartë, ndërkohë që Shqipëria duhet të përmbushë detyrimet e kapitujve 25 dhe 26 të integrimit, ku vëmendje e veçantë i vendoset autonomisë universitare.
Rektori Gjuraj ka dhënë alarmin se vendimmarrja akademike është zëvendësuar nga vendimmarrja politike, se Bordi i Administrimit vepron jashtë ligjit dhe se autonomia universitare është cenuar në mënyrë të hapur.
Kur një akademik me integritet, me karrierë ndërkombëtare dhe me vizion transformues si Prof. Gjuraj detyrohet të thotë “mjaft më” përballë ndërhyrjeve të paligjshme, arrogancës ministrore dhe një Bordi Administrimi të politizuar dhe vendimeve që shkelin ligjin, kemi të bëjmë me një skandal shtetëror dhe akt penal.
Bordi i Administrimit, i cili duhej të ishte garant i transparencës dhe profesionalizmit, është kthyer me bekimin e Kumbaros e Benetit në një instrument presioni politik. Emërimi i administratorit pa baza ligjore, pagesat preferenciale të honorareve, injorimi i kërkesave të rektorit, shtyrja diskriminuese e pensionit, nuk janë gabime administrative, por shkelje sistematike që synojnë të nënshtrojnë universitetin e Shkodrës nën pushtetin politik.
Prof. Gjuraj tha një të vërtetë historike se “Rektori është i përkohshëm, Bordi i jashtëkohshëm, por Universiteti është dhe mbetet i përhershëm.”
Ky përcaktim duhet të bëhet thirrje kombëtare, sepse Universitetet nuk janë feude politike.
Nuk janë vend për të emëruar militantë dhe për të shpërndarë favore.
Ata janë tempuj të dijes, të lirë dhe të pavarur.
Shkodra dhe Shqipëria meritojnë universitete të lira, jo të pushtuara. Prof. Gjuraj doli me dinjitet kundrejt politikës së Ramës që ka zgjedhur të mbytë mendjen e lirë shqiptare.
Autonomia universitare nuk është luks, por është kusht i zhvillimit kombëtar. Kush e cenon atë, cenon të ardhmen e Shqipërisë.
Universiteti “Luigj Gurakuqi” është një diamant i çmuar për Shkodrën.
Qytetarët e saj, studentët e pedagogët do të dinë të reagojnë për t’u solidarizuar me këtë akt qytetar dhe akademik të Prof. Gjurajt.
Padrejtësitë meritojnë një përgjigje që Shkodra ka ditur t’jua japë gjithmonë!/ CNA
Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdis...
Në një përgjigje ndaj një kërkese për koment që i dërgova ...
Deklarata e Sali Berishës se i është hequr statusi “non gr...
Protesta është një akt publik i kundërshtimit, mospëlqimit...
Korrigjimi i një padrejtësie... Për 5 vite na përndoqën, ...
Sipas Testamentit të Ri, apostulli është një njeri që i ës...
Heshtja 35-vjeçare e PS & PD për krimet e komunizmit trego...
Këmbëngulja e Berishës dhe lodhja e Tiranës. Çdokush tjetë...
Që në zanafillë, kjo lëvizje po përballet me një presion t...
Një vit pas fitores dërrmuese të Ramës, thyhet iluzioni i ...
Paradoksi, protestuesit thërrasin: "Berisha në burg!", Ber...
Për krimet e komunizmit tregon se sa staliniste janë këto ...
Protesta është një nga shprehjet më të rëndësishme të demo...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ndizet çdo ditë nga protest...
Në protestë, një pjesë jo e pakët e saj janë ata që e soll...
Në ditët e para të protestës, u fol për armiq të jashtëm. ...
MOS PËRÇANI PROTESTËN! Mos fyeni dhe denigroni popullin! ...
Në Beograd u protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha ...
Dëshmia e Kryeministrit të Shqipërisë se Mustafa Nano i pa...
Shpallja e armiqve të brendshëm e të jashtëm është tanimë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Qeveria e re e Hungarisë, e drejtuar nga kryeministri Péte...
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se i ka kërkuar FIFA...
Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të S...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...