Konferenca dy ditore në Poloni për Rindërtimin e Ukrainës/ Rama mes liderëve pjesëmarrës
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...

Është zbardhur dosja e plotë e deputetit socialist Alqi Bllako. Më herët ndaj tij u lëshua një urdhër arresti sa i përket përfshirjes së tij në çështjen e inceneratorëve.
Sipas dosjes së përgatitur nga SPAK, Alqi Bllako ka bërë dy herë ndryshime të kontratës koncesionare. Gjithashtu në dosje thuhet se babai i Alqi Bllakos, Edmond Bllako merrte një pagë në shumën 6 mijë euro për çdo muaj nga inceneratorët. Shkeljet janë bërë në kohën kur Alqi Bllako mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm në ministrinë e Mjedisit.
“Gjatë kohës që shtetasi Alqi Bllako ka kryer funksionet e tij bazuar në dy autorizimet e mësipërme, rezulton se kontrata koncesionare gjatë zbatimit të saj është amenduar edhe dy herë të tjera si vijon:
Ndryshimi i kontratës më datë 3 dhjetor 2019, konkretisht aneksi 4, “Grafiku i punimeve” që ka të bëjë me rishikimin/ndryshimin e grafikut të punimeve për ndërtimin e këtij Inceneratori, duke e zgjatur afatin për një periudhë 9-mujore (shtesë kontratë/amendimi nr. 3628 prot., datë 03.12.2019, për një periudhë 9-mujore nga data 6 dhjetor 2019 deri 6 korrik 2019).
Ndryshimi i kontratës nr.5553/5, datë 24 tetor 2016, referuar amendimit/marrëveshjes protokolluar në AKUM, me nr.2238/3 prot., datë 11.09.2020, konkretisht Aneksi IV “Grafiku i punimeve”, që ka të bëjë me rishikimin/ ndryshimin e Grafikut të Punimeve për ndërtimin e këtij inceneratori, duke e zgjatur afatin për një periudhë rreth 9 muaj (shtesë kontratë/amendimi nr.2238/3 prot., datë 11 shtator 2020, për një periudhë 9-mujore nga data 6 korrik 2020 deri më 31 mars 2021).
Këto dy amendime të kontratës koncesionare janë bërë nga shtetasi Alqi Bllako, me funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), nën cilësinë e Autoriteti Autorizues.
Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Edmond Bllako (babai i shtetasit Alqi Bllako), është punësuar me funksionin “Drejtori Kantieri”, pranë shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, me aksioner shtetasin Klodian Zoto, e cila është shoqëria koncesionare për objektin “Ndërtim landfilli, inceneratorit dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese Tiranë”, nëpërmjet kontratës së punës, datë 25 tetor 2018, bërë ndërmjet shoqërisë “Integrated Energy BV SPV”, shpk dhe shtetasit Edmond Bllako, me pagë mujore 6,000 (gjashtë mijë) euro në muaj. bazuar në këtë kontratë pune rezulton se shtetasi Edmond Bllako nga muaji tetor i vitit 2018 deri në muajin janar të vitit 2020, ka përfituar shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.
Nga hetimet rezulton e provuar se për të njëjtën periudhë si më sipër (2018-2020) në shoqërinë “Integrated Energy BV SPV” shpk kanë punuar dhe janë paguar si Drejtor Kantieri për inceneratorin Tiranë shtetasit Enid Dine, Ilirjan Priftaj, Elton Bualli, të cilët njëri pas tjetrit kanë qenë të pranishëm gjatë punës në kantier dhe kanë ushtruar realisht funksionin e drejtorit të kantierit.
Nga dokumentacioni i administruar në shoqërinë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” shpk, (ditari i punimeve të bëra) rezulton se gjatë periudhës 2018-2020 shtetasit Enid Dine, Ilirjan Priftaj, Elton Bualli, me funksionin e drejtorit të kantierit janë paraqitur rregullisht në kantier.
Të pyetur rreth këtij fakti këta shtetas kanë deklaruar se gjatë periudhës që ato kanë mbajtur pozicionin e Drejtorit të Kantierit shtetasi Edmond Bllako është paraqitur dy-tre herë në kantier, por nuk kanë dijeni për pozicionin e punës së tij. Gjithashtu, kanë deklaruar se në organikën e shoqërisë ka pasur të përcaktuar si funksion vetëm një drejtor kantieri, i cili e ka pasur zyrën gjatë gjithë kohës brenda kantierit. po ashtu deklaruesit, kanë shpjeguar se instruktimin teknik të punonjësve, përfshirë edhe Drejtorin e Kantierit, e ka kryer shoqëria e kontraktuar ‘PRSP Health’”, thuhet në vendimin e SPAK./E.K-CNA.al
Skandali i Inceneratorëve/ Dyshime mbi 125 mijë eurot e deputetit Bllako
Alqi Bllako në komision/ Babai dhe vëllai i tij punuan në kompanitë e pronarëve të inceneratorëve
Ka mbërritur në Kuvend kërkesa e SPAK për heqjen e mandatit,...
Nesër në orën 18.00 Këshilli i Mandateve do të mblidhet për ...
Zëvendës ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi ka dhënë informa...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një dekaratë për mediat...
Gazetari invetsigativ Artan Hoxha, përmes një statusi në rrj...
CNA.al paralajmëroi në fundjavë arrestime të rejha nga SPAK ...
Me vendimin nr.130 akti, datë 28.03.2022 të Gjykatës Posaçme...
SPAK, njofton se për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti ...
Pas ish Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, është arrestuar ...
Bordi i Transparencës ka fiksuar çmimet e naftës, benzinës ...
Riformatimi i zyrës së shtypit në PD për Patrik Sadikaj ësht...
SPAK, ka firmosur nëntë urdhër arreste. Ndërkohë policia, po...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsioni, nëpërmjet gjyqtares Ir...
SPAK ka prerë disa urdhër arreste, ku bien në sy emra admini...
Struktura e Posaçme Antikorrupsion, ka prerë disa fletë-arre...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrje...
Një tjetër i akuzuar për aferën e inceneratorëve të cilit i ...
Një ndër të arrestuarit e sotëm për aferën e inceneratorëve,...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi arrestimet që ja...
SPAK ka firmosur disa urdhër arreste për aferën e incenerat...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...