PS, dy ligje të reja për “spiunët”/ Ndalohet regjistrimi i partive të krijuara nga bashkëpunëtorët e Sigurimit
Pas nismës për përjashtimin nga Kuvendi të ish-bashkëp...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka hedhur një sërë akuzash ndaj Qeverisë në lidhje me rritjen e çmimeve.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se Qeveria ishte paralajmëruar për këtë rritje çmimesh dhe refuzoi të merrte masa.
Ajo shprehet se në rastin më të mirë zgjidhja e Qeverisë është propaganda dhe në rastin më të keq, rrugët e florinjta të PPP-ve.
Deputetja përmend aferën e inceneratorëve si një nga shembujt e abuzimeve.
“Bizneset shtrenjtojnë çmimet, shqiptarët në krizë dhe qeveria biznes me taksat e qytetarëve.
Siç edhe fatkeqësisht ishte e parashikuar bizneset e prodhimit do të vazhdojnë rritjen e çmimeve si pasojë e rritjes së kostove të prodhimit. Një fakt i parashikueshëm më herët, por që qeveria refuzoi ta dëgjonte sa herë i kërkohej vëmendja.
Në këtë mënyrë, qumështi, veza, djathi, buka, nënproduktet e mishit e kështu me radhë të gjitha produktet e tjera duket se do të kenë fatin e rritjes së mëtejshme të çmimeve.
Indeksi kostove të prodhimit e ka paralajmëruar këtë situatë me kohë, ndërsa qeveria rrihte gjoksin se po përballonte inflacionin më mirë se gjithë rajoni. Duke harruar një fakt kyç, që shqiptarët kanë fuqinë blerëse më të ulët në rajon dhe që shpenzojnë mbi 40% të të ardhurave të tyre për shportën e ushqimeve.
Këtu, nuk duhet harruar dhe 1 në 3 shqiptarë që kanë më pak se 5 USD në ditë të ardhura. Kufiri ekstrem i varfërisë.
Cila është zgjidhja? Propaganda në rastin më të mirë apo rrugët e florinjta në rastet më keqdashëse të PPP-ve. Kjo pa përmendur 6 mln euro që i kanë shkuar inceneratorit të Tiranës këto muaj, ndërkohë që Fieri dhe Elbasani vazhdojnë e marrin llokmat e kontratës 430 mln euro.
Shqiptarëve u ofrohet alternativa e propagandës, gënjeshtrës dhe padyshim aferave më korruptive, ndërkohë që nuk ka asnjë zgjidhje për ekonominë, biznesin dhe konsumatorin.
Nëse vende si Greqia kanë nisur të flasin dhe të aplikojnë ulje taksash apo rishpërndarje të tyre në konsum qeveria Rama ka mendjen të vazhdojë aferat korruptive me të njëjtin ritëm dhe pandjeshmëri më të madhe.
Kjo është çështje vizioni dhe perspektive. Ata ofrojnë propagandë dhe PPP në vend që t’u japin shqiptarëve taksa të ulëta, tregun e lirë dhe incentiva.
Prandaj vjeshta dhe dimri pritet të jetë më i acartë ndërsa qytetarët zhyten në krizë, bizneset shtrenjtojnë produktet ndërsa qeveria bën biznes me taksat e shqiptarëve duke nënshkruar kontrata disa milionëshe”, shkruan Tabaku./ B.A. - CNA.al
Pas nismës për përjashtimin nga Kuvendi të ish-bashkëp...
Mund të duket e pabesueshme, por Ilir Meta, në një mën...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga rrjet...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë në rrjetet ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hedhur akuz...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë sot në nj...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh qartë sot se nëse...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës për medi...
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për media...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas ngjarjeve t...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka dënuar me forcë, ni...
Partia Demokratike i ka paraqitur sot SPAK-ut, publiki...
Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo, ka deklaruar se qev...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka reaguar me tone të...
Monika Kryemadhi u qan hallin shqiptarëve, por vetë ës...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka dalë me një reagim ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një bilan...
“Shtatori do të jetë një pranverë e demokracisë dhe përmbysj...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hedhur aku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...