LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The doctor's PD, like Carlo Bollino's newspaper

2022-09-13 11:52:00, Editorial CNA

The doctor's PD, like Carlo Bollino's newspaper

It is happening day after day, it may be unbelievable, but the facts speak for themselves.

We have reported several times in CNA.al, that the Democratic Party has the same standard that it had with Lulzim Basha, and today it is the same approach that happened when the Doctor put his "puppy" in charge of the DP.

The facts are related to the denunciations made against the business.

Some of the mother's and some of the stepmother's, abusing another fact, the laws, which are being implemented and which were made during Berisha's time, by the doctor himself.

Such as the leasing of public properties, when the DP comes out he talks about an individual, but does not mention the others, the clientele around the yard.

CNA.al has denounced them.

Një rast i dytë është ai i inceneratorëve, ku PD-ja del dhe flet ditë pas dite dhe problemi e halli i saj është kompania “Em Capital” Group në Bullgari, e denoncuar nga CNA.al, ku është aksioner Ben Blushi.

Por, nuk thuhet asnjë fjalë për Vjollca Hoxhën, e cila ka marrë nga kompania 2.2 milionë dollarë, që është blerja e Valtelina sh.p.k.

CNA.al e ka denoncuar dhe mund ta lexoni këtu.

Pra, këto dy raste na tregojnë qartazi se si PD-ja e sotme po sillet më keq se ajo e Lulzim Bashës.

Me dy standarde ose më shumë, ndoshta kanë dilema, ndoshta kanë trilema.

Por faktet janë fakte.

PD-ja nuk ka thënë deri më sot asnjë fjalë për mediat që kanë marrë para nga inceneratorët.

Përkundrazi, Abi Malltezi, në një dalje të tij të fundit mediatike tha se janë lekë reklamash.

The doctor's PD, like Carlo Bollino's newspaper
Abi Malltezi

Habi e madhe. Kriminal si reagim. Njësoj si reagimi që ka pasur Carlo Bollino disa muaj më parë.

Pak më muaj më parë, CNA.al denoncoi paratë që mediat kishin marrë në mënyrë sistematike nga inceneratorët.

Miliona euro, “Top Channel”, miliona edhe Irfan Hysenbelliu dhe familjarë të tij, qindra miliona të tjera te Carlo Bollino dhe te portalet, mediat, që vinin vërdallë.

Pesë kompani kishte ndërtuar Vjollca Hoxha, në emër të personave të tjerë, të cilët merrnin pagesa nga inceneratorët dhe aktivitetin e ushtronin në godinën e “Top Channel”.

The doctor's PD, like Carlo Bollino's newspaper
Vjollca Hoxha

Këto përbëjnë lajm dhe nuk denoncohen nga PD-ja, e cila çuditërisht ka të njëjtën qasje si Carlo Bollino.

Kur gazetari Elvi Fundo i denoncoi tek emisioni “A Show” të Adi Krastës në “Syri TV”, gazetari italiano-shqiptar, botuesi i “Shqiptarja.com” dhe i “Report TV”, Carlo Bollino, në një shënim të tij redaksional, theksonte se po shiten si gazetarë investigativë njerëz që publikojnë disa para reklamash të marra nga kompanitë e inceneratorëve.

Ato janë thjesht reklama. Këtë qëndrim ka mbajtur edhe Abi Malltezi, këtë qëndrim po mban PD-ja.

Në fakt, ato nuk janë para reklamash. Ato janë para për të blerë mediat, për t’i mbyllur gojën medias. Ato janë para që mediat të bënin propagandën pro aferës së inceneratorëve, pro një skeme korruptive, që po grabiste taksat e shqiptarëve duke ndërtuar kazanë të mëdhenj hekurash që nuk kishin asnjë vlerë.

Por, ja ku janë sot dhe i janë kthyer Qeverisë në të kundërt dhe nuk po mundet të dalë nga kjo gropë, ku po e zhysin inceneratorët dhe po e tërheqin më thellë.

Jo vetëm e Elbasanit dhe e Fierit, por edhe kontrata korruptive e Tiranës, landfilli i saj.
The doctor's PD, like Carlo Bollino's newspaper
Landilli i Sharrës

Abi Malltezi, partia zyrtare e Sali Berishës, kanë të njëjtën qasje me Carlo Bollinon.

Ashtu siç kanë standardet e mësipërme, kur për një subjekt që merr objekte me qira flasin, për një tjetër nuk flasin.

Nuk flasin për mediat, për Vjollca Hoxhën, për Irfan Hysenbelliun, për Carlo Bollinon, për paratë që ata kanë marrë, për propagandën që ata kanë bërë.

The doctor's PD, like Carlo Bollino's newspaper
Irfan Hysenbelliu

Sepse, nuk mund të harrojmë që bëheshin emisione, reportazhe, sa të lumtuar ishin shqiptarët që po bëheshin inceneratorët dhe sa mirë ishte ambienti.

Apo sa bukur po bëheshin këta inceneratorë, ky investim i shekullit.

Por, në fakt ishin thjesht dhe vetëm, djegës, kazanë që punojnë me naftë si ai i Elbasanit që duan qindra mijëra euro të mbahen në punë dhe kostot janë katastrofike.

U kap ministri dhe sekretari i përgjithshëm duke vjedhur me skema para nga kompanitë e inceneratorëve, duke u paguar prej tyre.

The doctor's PD, like Carlo Bollino's newspaper
Lefter Koka dhe Alqi Bllako

Kurse këto mediat që PD-ja nuk i tregon, nuk i flet, nuk i denoncon, por i quan para reklamash, merrnin me thasë dhe mbushnin xhepat nga llogaritë që paguajnë inceneratorët.

Ato nuk qenë pagesa të bizneseve private që reklamonin thjesht dhe vetëm një aktivitet apo një produkt që do të shisnin, por ishin paratë e qytetarëve shqiptarë që Qeveria u jepte inceneratorëve dhe inceneratorët paguanin mediat për të bërë propagandë.

PD-ja zyrtare e doktorit sot me një qasje të njëjtë si ajo e Carlo Bollinos, hesht, nuk thotë asgjë, por thjesht dhe vetëm vazhdon me pyetjet, me retorikë boshe, politike, pa i shkuar në themel.

The doctor's PD, like Carlo Bollino's newspaper
Carlo Bollino

Pa thënë që, po, në Shqipëri ka media që kanë marrë para nga inceneratorët dhe janë një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë apo shtatë.

Këto nuk i thonë ashtu sikundër kur denoncojnë pronat e marra me qira. Nuk i thonë për të gjithë, por ca të nënës e ca të njerkës. Po bëhet PD-ja e doktorit si gazeta e Carlos, se vendimet e qasjet i paskan të njëjta, por mesa duket edhe veprimet gjithashtu njësoj./CNA.al

10:57 Editorial

Irfan in a nutshell

For several weeks, some of the main media in the country, ...

Lajmet e fundit nga