LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

How did Rilindja buy the deputy of Lulzim Basha/ 35 tenders and 1 billion ALL

2022-08-14 18:58:00, Editorial REDAKSIONALE
How did Rilindja buy the deputy of Lulzim Basha/ 35 tenders and 1 billion ALL
Lefter Gështenja and Lulzim Basha

35 tenders worth over 1 billion ALL. These are the benefits that Lefter Gështenja, the deputy of Lulzim Basha, has received in almost two years from Rilindja.

From the institutions directly subordinated to the prime minister, from the minister, from the Albanian Development Fund, but also from other institutions.

The man, who was elected in 2021, MP in Librazhd, was also the head of PD branch number 7 in Tirana, which he turned into a personal pub.

Apparently, he followed the path of Lulzim Basha.

Politics has served him simply and only to increase his wealth.

Nga një drejtor skandaloz në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, Lefter Gështenja deklaron një pasuri marramendëse.

Pasuri të patundshme, ku vlerat e raportimit në deklarimin e pasurisë janë mjaft të vogla,  por që në treg sipas verifikimit të bërë nga CNA.al, shkojnë me miliona euro.

Lefter Gështenja, ashtu si Lulzim Basha ka përdorur opozitarizmin për t’u pasuruar.

How did Rilindja buy the deputy of Lulzim Basha/ 35 tenders and 1 billion ALL
Lefter Gështenja dhe Lulzim Basha

Në vitin 2018 ka hapur një kompani “Civil Cons”,  e cila menjëherë gjatë kohës që ka qenë në pronësi të Lefterit fillon dhe fiton tendera pafund.

Më pas, kompania siç ka raportuar CNA.al (lexo këtu), ka kaluar në emër të zonjave dhe më pas bëhet një shitje formale.

Ditë pas dite e javë pas jave, Lefter Gështenja me kompaninë e tij nga njëra anë fiton tendera tek Autoriteti Rrugor Shqiptar, tek Fondi i Zhvillimit Shqiptar, tek ministri të ndryshme apo tek Spitali i Traumës, dhe ndërkohë del dhe proteston në Unazë me Lulzim Bashën, gjoja për projektin skandaloz.

Del dhe proteston me Lulzim Bashën, për shkatërrimin e biznesit dhe nga ana tjetër Edi Rama i jep tendera pafund, miliarda lekë.

CNA.al ka publikuar pjesën e parë të këtyrë tenderave sot, ato që ka marrë Lefteri tek Fondi i Zhvillimit Shqiptar.

Nesër e në vijim do të vazhdojë me të gjitha institucionet e tjera për t’i raportuar të plota këto tendera dhe vlerat e tyre, të cilat janë pagesat politike të Edi Ramës për të blerë Lefter Gështenjën, që të qëndrojë si një ushtar i Lulzim Bashës, për t’i shërbyer një përçarjeje të opozitës dhe për t’i shërbyer interesave të kryeministrit  nga godina e Parlamentit.

Gjithçka duket mjaft e qartë, deputeti Lefter Gështenja është një nga njerëzit e paguar nga kryeministri Rama për të qëndruar në krah të Lulzim Bashës, i paguar me paratë e taksa-paguesve shqiptarë me tendera e prokurime që i janë dhënë thjeshtë dhe vetëm me një interes që Lefter Gështenja të jetë një ushtar i bindur i Lulit, në shërbim të kryeministrit Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga