web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

15 facts, who is the real Ilir Meta

2022-07-31 12:49:00, Editorial REDAKSIONALE

15 facts, who is the real Ilir Meta

In 30 years he has made an excellent political career. He has not worked a single day, MP, party leader, Assembly Speaker, Deputy Prime Minister, Foreign Minister, Economy Minister, Assembly Speaker, and finally President of the Republic. And now the head of a political party called the Freedom Party.

This is Ilir Meta, who for 30 years has never said "good morning" to work, but has said "good morning" to the money that Albanians pay for his salary, for his insurance, and for the luxury and services he should have. since all his life he has been in cars, accompanied by the Guard, with a luxurious life and in state institutions.

Let's look at Ilir Meta in several points:

Një njeri që për shumë vite është nga përfituesit më të mëdhenj si zyrtar nga taksat e shqiptarëve, tashmë kanë filluar ta mbrojnë demokratët, ta mbrojnë njerëzit e LSI-së, por edhe një pjesë gri.

Thonë, “Ilir Meta s’ka bërë asgjë, thjeshtë President ai luftoi me Edi Ramën. Ilir Meta nuk duhet të sulmohet. Ilir Meta është shpresë”.

15 facts, who is the real Ilir Meta

Por, asgjë nuk harrohet.

Kush është Ilir Meta mund ta shohim më poshtë. Me disa detaje mjaft të thjeshta. Akuza të vërteta dhe fakte të provuara nga vetë ai, por edhe të zbardhura nga koha. Të thëna nga Berisha, të thëna nga Rama, por edhe të pranuara deri diku, nga ai. Sepse jo çdo hajdutëri dhe batërdi që ka bërë do ta pranojë.

Së pari, Ilir Meta është akuzuar si vrasës nga Sali Berisha. Për ngjarjet e ndodhura në Tropojë, pas zgjedhjeve lokale të vitit 2000.

15 facts, who is the real Ilir Meta

Berisha ka qënë mjaft i ashpër ndaj Ilir Metës në atë kohë, i cili kur ishte kryeministër e ka arrestuar Sali Berishën. E ka shoqëruar në komisariat si një gangster rruge të rëndomtë që kalon me makinë.

Së dyti, hajdut votash. Një hajdut i paepur votash. Është njeriu që ka nxjerrë tanket, ka vjedhur kutitë. Kujtojmë këtu zgjedhjet e vitit 2001, kur me dhunë, terror, Ilir Meta manipuloi gati 20 mandate deputetësh dhe më pas, pas një viti u detyrua të dorëzonte në tavolinë me negociata politike, postin e Presidentit të Republikës.

Së treti, hajduti i floririt. Berisha e shpalli diku para zgjedhjeve të vitit 2001. Floriri në Kërrabë u zhduk, dhe Ilir Meta nuk dinte asgjë.

“Ilir Floriri” ka ngelur një nga prapashtesat që i vendosen ish-presidentit tonë, kreut të Partisë së Lirisë. Parti Lirie që vjedh vota, apo që vjedh flori apo rreh njerëz, ky është kryetari i saj.

Së katërti, njeriu i dhunës dhe terrorit, jo vetëm tek zgjedhjet, gjatë kohës që ishte Ilir Meta kryeministër, dhunë dhe terror policor, vrasje brenda komisariateve, ndërkohë në të gjitha raportet ndërkombëtare të kohës, Qeveria klasifikohej e dhunshme, e ashpër dhe me një polici militantësh, hajdutësh dhe të korruptuarish në dogana, tatime dhe çdo piramidë tjetër të strukturës së shtetit shqiptar.

15 facts, who is the real Ilir Meta

Së pesti, Shqipëria gjatë kohës që ka qënë Ilir Meta, kryeministër. Kujtojmë këtu vitet 2000 e më tej, ka qënë e para e renditur për trafiqet e armëve dhe drogës në rajon. Me lidhjet e forta, me korridoret që kalonin nga Azia drejt Europës. Një vend pa stabilitet dhe Ilir Meta në atë kohë pasurohej. Sukseset e tij të vetme ishin renditjet e Shqipërisë në vendet më të larta në lidhje me trafiqet e armëve, drogës dhe qënieve njerëzore.

Së gjashti, është njeriu që sakatoi Partinë Socialiste, megjithëse ajo parti i kishte dhënë atij gjithçka dhe e nxori në Opozitë në vitin 2005.

15 facts, who is the real Ilir Meta

Ilir Meta pas konflikteve të vazhdueshme me Fatos Nanon, të nxitura prej tij vetë, ndahet dhe krijon një parti të re. Një parti e cila iu humbi 16 mandate socialistëve në vitin 2005 dhe i hapi rrugën Berishës, të vijë në pushtet.

Pra, “tradhëton” socialistët në një farë mënyre, duke dalë prej tyre dhe duke sjellë “armikun” në pushtet.

Së shtati, nuk harron të shkojë me Berishën në pushtet. Në vitin 2009, merr vetëm katër mandate dhe Berisha vjen në pushtet.

15 facts, who is the real Ilir Meta

Së teti, Ilir Meta është njeriu i kapur me bllok në dorë nga video e bërë publike nga Dritan Prifti. Të gjithë e panë me zë dhe figurë, por video nuk ekziston. Pasi me një vendim të manipuluar të Gjykatës së Lartë, thuhej se video kishte pjesë të montuara. Por, askush nuk I harron 700 milionë euro dhe bllokun e Ilir Metës në xhep. Ishte me zë dhe figurë, pavarësisht se nuk përbënte provë për gjykatën.

15 facts, who is the real Ilir Meta

Së nënti, 21 Janari. Katër të vrarë në Bulevard. Protestues të Partisë Socialiste u përplasen dhunshëm me policinë. Nga Garda u qëllua me armë dhe pati viktima. Gjithçka për bllokun e Ilir Metës. Protesta e socialistëve ishte “Sali dorëzo Ilirin dhe bllokun”.

15 facts, who is the real Ilir Meta

Së dhjeti, akuza e Dritan Priftit, për 500 mijë marka.

Ilir Meta është njeriu që ka futur në skenën politike blerjen e votës. Blerjen e strukturave të partisë dhe blerjen e votave të elektoratit. Ka përdoror këtë në mënyrë spektakolare, në vitin 2009, 2013 dhe 2017, duke hedhur miliona euro në fushatë, saqë jo gojët e liga, por bashkëpunëtorët e tij thonë se ai merrte paratë borxh dhe kredi për të blerë vota gjatë zgjedhjeve.

Së njëmbëdhjeti, në vitin 2013, në ditën e gënjeshtrave, Ilir Meta braktis Sali Berishën dhe shkon tek Edi Rama. Tradhëtohet edhe Berisha, ashtu sikurse ishin tradhëtuar edhe socialistët. Sjell Rilindjen në pushtet.

15 facts, who is the real Ilir Meta

Së dymbëdhjeti, gjatë kohës që qeveriste me socialistët, Ilir Meta përfshihet në skandal, deri edhe në akuza për urdhëra vrasjesh, akuza politike. Ndërkohë, plas skandali i aferës CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj dhe SMS-të me qindra mijëra euro që kërkonte Ilir Meta.

Së trembëdhjeti, braktis socialistët në vitin 2017, pasi ka zhvatur dhe ka rrjepur në të gjitha ministritë e tij, që nga ministria për Telekomunikacionin, ministria e Drejtësisë, apo Ministria e Mjedisit, ku plasi skandali më i madh korruptiv i shekullit në Shqipëri, afera e inceneratorëve.

15 facts, who is the real Ilir Meta

Pa folur për bëmat dhe gjëmat, korrupsioni dhe skandalet me rrugët, ku drejtonin ministrat e tij dhe ku kryesori ishte Edmond Haxhinasto.

Edhe pse socialistët i luten për rreth gjashtë muaj, tradhëton Ramën dhe del i vetëm. Socialistët e zgjedhin President të Republikës.

15 facts, who is the real Ilir Meta

Së katërmbëdhjeti, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Ka qënë apo jo, faktet më sipër thonë shumë më tepër, sesa akuzat ka qënë apo jo spiun. Megjithëse një spiun nuk mund të rrinte I pa rrethuar nga spiunët e tjerë. Mjafton të shohim shpurën e “këndezave”, “ketrave” dhe bashkëpunëtorëve të tjerë që i rrinë rrethit të Ilir Metës.

Së pesëmbëdhjeti, përtej renditjes së mësiperme si raste politike, hap pas hapi mjafton të shikojmë milionat e eurove të pasurimit të Ilir Metës, me pretendimet se ka disa pasuri të trashëguara nga vjehrri, pronat e Monës, të cilat në fakt në total nuk dalin për shkollimin e tre fëmijëve në Londër. Në gjimnaz e në universitet, ku kostot vjetore shkojnë me qindra mijëra euro. Janë me dhjetëra vite shkollim.

15 facts, who is the real Ilir Meta

E pra, me pak fjalë ky është Ilir Meta, i akuzuar nga Sali Berisha si vrasës dhe hajdut floriri. I akuzuar nga Rama si njeri i korruptuar. Por, i nevojshëm për të dy për t’u mbajtur në pushtet. Tashmë ka marrë revanshin.

15 facts, who is the real Ilir Meta

Faktet e mësipërme, më shumë sesa analiza politike apo aludime janë të gjitha ngjarje me data, të provuara, të faktuara në këto vite politike. Dhe për këdo që thotë mos shkruani, mos flisni për Ilir Metën se tani iku nga karrigeja e Presidentit, Ilir Meta, ai ka 30 vite që është President, kryeministër, kryetar Kuvendi, deputet, ministër, i paguar nga taksat e shqiptarëve.

E në rast se ka një njeri që duhet të japë llogari më shumë se çdo kush tjetër ai quhet Ilir Meta.

Sa për bëmat dhe gjëmat e tjera, mjaftojnë më sipër renditja e fakteve dhe gjithçka e kujtojmë./CNA.al

 





11:37 Editorial

Albania has hope

Yesterday afternoon, thousands of citizens from all over A...

Lajmet e fundit nga