web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkëlqimi dhe rënia e Zylos së LSI-së

2022-07-26 10:41:00, Editorial CNA
Shkëlqimi dhe rënia e Zylos së LSI-së
Ilir Meta në Konventën e LSI-së

“Është me shumë rëndësi vazhdimi i procesit të dekriminalizimit, për të garantuar standardin e zgjedhjeve të ardhshme.
Është një detyrim i të gjitha forcave politike për të garantuar qytetarët për çdo post publik.
Procesi i dekriminalizimit do i japë angazhim të gjithë aktorëve për reformën në drejtësi”.

Kështu shprehej Ilir Meta në kohën që ishte kryetar Kuvendi dhe drejtues i LSI-së.

 

Shkëlqimi dhe rënia e Zylos së LSI-së
Ilir Meta

 

Nga dekrimalizimi janë këputur disa zyrtarë, të cilët kishin ndryhuar emrat pasi ishin dënuar për krime të ndryshme jashtë vendit dhe nuk i kishin deklaruar.

Por, Meta, duket se kur flet për dekriminalizim e ka për të tjerët dhe jo për vete apo partinë ku u kthye pas mbarimit të mandatit si President.

Një ditë më parë, LSI-së, i ndryshoi emrin duke e quajtur “Partia e lirisë”.

 

Shkëlqimi dhe rënia e Zylos së LSI-së
Ilir Meta duke prezantuar "Partinë e Lirisë"

 

Njollat që mbart LSI-ja që ndryshe njihet si partia e inceneratorëve nuk mund t’i pastrojë ‘Partia e Lirisë”.

Por, shoku Zylo i LSI-së, në rënien, kërkon shkëlqimin e dikurshëm.

Vetëm se këtë radhë shkëlqimin nuk mund t’ja kthejë PL-ja. Ndërrimi i emrit me të njëjtën fytyrë, nuk i çbën bëmat e mëhershme.

LSI ka vulën për korrupsion, për abuzim me institucionet që kanë zaptuar më herët, për vjedhje të zgjedhjeve dhe  shumë zyrtarë të saj kanë përfunduar në qeli.

Shkëlqimi dhe rënia e Zylos së LSI-së

Është një armatë e tërë e LSI-së, ish drejtorë të Metës-Zylo, që janë hetuar dhe dënuar.

Por drejtuesi i LSI-së, që e la fronin për të “shkëlqyer” si President ka shpëtuar deri më tani nga drejtësia.

Tashmë i rënë, me një parti me katër deputet, njëri prej tyre vetem me 362 vota, me një parti që nuk i beson më askush, thotë se është gati të japë jetën.

Nuk bën dot pa karrigen e pushtetit, dhe të gjitha bëmat e LSI-së, zgjodhi ti emërtonte si PL, që zili këtë emër mund t’ja kishin vetëm partizanët në kohën e luftës.

Ky është Iir Meta, shoku Zylo i kohëve moderne, që siç thotë populli “turpin e ha me bukë dhe një gotë verë pas”./CNA.al





11:37 Editorial

Albania has hope

Yesterday afternoon, thousands of citizens from all over A...

Lajmet e fundit nga