“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...

Ilir Meta është në ditët e fundit të qëndrimit në Presidencë.
Meta gjatë 5 viteve si president, ka dalë shumë herë nga roli i tij kushtetues, duke marrë edhe drejtime politike, në shumë situata.
Bojkoti parlamentar, zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, përplasjet për zyrat e FRPD-së dhe sulmet ndaj qeverisë kanë bërë që Meta “të dalë” nga vetja. PS ngriti dy herë komisionin hetimor për ta shkarkuar nga detyra, por në asnjë rast nuk ia dolën.
Por, nën sulmet e Metës gjatë këtyre 5 viteve, nuk ka qenë vetëm qeveria, por edhe ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe Yuri Kim. Presidenti në detyrë ka deklaruar më herët se në datën 25 korrik do t'i rikthehet frontit opozitar kundër qeverisë. “Nis një luftë e pakompromis kundër mafies lokale, rajonale dhe ndërkombëtare”, u shpreh Meta pak kohë më parë.
Por çfarë halli ka presidenti në detyrë?
Reforma në drejtësi duket se e ka tmerruar presidentin në detyrë.
Meta duhet të dënohet për të gjitha bëmat dhe gjëmat që ka kryer gjatë 30 viteve të fundit.
Një i ri nga Skrapari, që erdhi në Tiranë me një palë rroba, të shndërrohet në një nga miliarderët e vendit.
Për gjatë gjithë këtyre viteve demokraci, Meta ka mundur të marrë çdo post të mundshëm. Ai ka qenë deputet, kryeministër, kryetar Kuvendi, ministër, president apo në poste të tjera, të cilat janë para të paguara nga taksapaguesit shqiptarë.

Është kapur “me presh në duar” për vjedhjen e thesarit dhe është akuzuar nga Partia Demokratike me të cilën shkoi në bashkëqeverisje në vitin 2009.
Është njeriu, i cili u kap me bllok në dorë në vitin 2010, përmes një videopërgjimi të publikuar nga emisioni “Fiks Fare” me Dritan Priftin dhe në janar të 2011-ës, për katër njerëz humbën jetën në bulevard, pasi kërkonin të vërtetën e bllokut të Ilir Metës.
Më pas iku, “braktisi” dhe Berishën, pasi kishte tradhtuar socialistët në vitin 2005 dhe 2009, shkoi me Edi Ramën dhe Rilindjen që u bë copash që të vinte në pushtet, me atë parti të cilën sot e akuzon.
Pasi qëndroi katër vjet dhe u zhgërrye e vodhi me Ramën dhe Rilindjen, me Shqipërinë e mbuluar me drogë dhe korrupsion, Ilir Meta zgjidhet President, pasi gënjeu Lulin në çadër.
Sot, Meta del me “shpatë të madhe” kundër qeverisë, me akuza nga më të ndryshmet. Kundër mazhorancës, në skenë ka dalë edhe armata e LSI-së, të cilët edhe ata si Meta sot duhet të ishin nën hetim nga SPAK-u për pasojat që i kanë sjellë vendit.

Petrit Vasili & Co prej disa kohësh dalin në sulm për rrugën Kardhiq-Delvinë, një segment ky i nisur që në kohën e LSI-së kur ministër i Transporteve ishte Edmond Haxhinasto. Rrugë që ngelën rrugëve, si segmenti Kardhiq-Delvinë dhe shumë segmente të tjera, për të cilat eksponentë të LSI-së nuk kanë bërë asnjë investim, por vetëm kanë vjedhur.
Vetëm me faktet dhe provat që janë publikuar në media, kur do të nisë SPAK-u hetimet për Ilir Metën dhe armatën e LSI-së? A duhet sot ata të jenë para drejtësisë për pasojat që i kanë shkaktuar vendit?
Korrupsioni në Shqipëri sot është më shumë se kurrë dominant, e nëse ka një parti që e ka promovuar e para këtë gjë, sidomos në blerjen e votave, ajo është LSI-ja, ndaj drejtësia nuk duhet të heshtë përballë fakteve konkrete që janë bërë publike./CNA.al
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka dalë me nj...
Opozita duhet të mos rendë drejt pushtetit, por drejt ...
Në mbledhjen e dytë të Këshillit të Rregullores për pa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Nuk i ka kursyer ironitë ndaj ministres Xhaçka, depute...
Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi, u shpreh ...
Partia Socialiste ka bërë publik emrat e rinj të kryet...
Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, Sekretari i Përgji...
Për deputetin demokrat Tritan Shehu, Shqipëria po shko...
Deputeti Erion Braçe, i cili bën rolin e opozitarit, q...
Partia Demokratike e cilëson si projekt të pabesë të ...
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka akuzuar...
Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë ka reaguar pas deklaratës ...
Ministrja Olta Xhaçka ka reaguar sot në lidhje me akuzat s...
Kryeministri Edi Rama sot gjatë një deklarate për mediat k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar so...
Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të forta sot në lid...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë me gaz...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka drejtua...
Ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali B...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...