Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike, e cila u krijua në vitin 2004, pas një përplasjeje të Ilir Metës me ish-kryeministrin e atëhershëm Fatos Nano.
Në vitin 2005, Ilir Meta përdori kandidatët e pavarur dhe çoi Partinë Socialiste në opozitë.
Në vitin 2009, me katër mandate deputetësh u bashkua me Berishën në qeveri, deri në vitin 2013.
Më pas, me 1 prill të vitit 2013 kaloi me Edi Ramën dhe solli “Rilindjen” në pushtet, e cila e zgjodhi President.
Me zgjedhjen e Ilir Metës president, LSI-në për një muaj e drejtoi Petrit Vasili, pastaj drejtimin e partisë e mori Monika Kryemadhi.
Në vitin 2019, pati rrjedhje deputetësh, por edhe baza i firoi. Të gjithë njerëzit e Ilir Metës po e braktisin Monikën dhe LSI-në.

Sot, pas pesë vitesh që LSI-ja drejtohet nga Kryemadhi, ka përfunduar me katër deputetë në Kuvend.
Në kohën që LSI-ja u krijua mori epiteti lëvizje e skraparllinjve të inatosur, por shpejt u ndryshua ky epitet dhe LSI-së iu vesh epiteti “bandë”, për shkak të arrestimit të zyrtarëve të saj për vjedhje apo edhe për vepra të tjera penale.
Në zgjedhje kandidatët e LSI-së, pjesa më e madhe ose ishin në hetim nga drejtësia, ose kishin përfunduar dënimin.
Më poshtë po sjellim emrat e zyrtarëve të LSI-së të hetuar dhe arrestuar ndër vite.
Nuk kemi përfshirë në këtë listë të arrestuarit për aferën e kondicionerëve, të cilët ndonëse produkt i LSI-së e kishin braktisur këtë forcë politike.
Viti 2011
Tetë zyrtarë u arrestuan nga policia e shtetit, në Drejtorinë e Kalibrimit që varet nga Ministria e Ekonomisë, që ishte e lidhur ngushtë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Dy prej tyre ishin Roland Çelmeta (anëtar i forumit më të lartë drejtues të LSI-së, Komitetit të Përgjithshëm Drejtues) dhe Moisi Musabelliu, zyrtar i lartë i kësaj partie.
Viti 2014
Policia e Durrësit arrestoi drejtorin e Inspektoriatit të Mjedisit Durrës, Genc Balla, bashkë me vartës të tij, të cilët shtrëngonin për mitmarrje një kompani shqiptaro-kineze. Edhe Balla ishte i emëruar nga LSI-ja.
Në tetor 2014 u arrestua drejtori i Burgut Rrogozhinë, Ferdinand Doksani, së bashku me dy mjekë, me akuzë se krijonin raporte false mjekësore për të dënuarit, me qëllim që këta të fundit të merrnin leje shpërblyese të pamerituara. Edhe Doksani ishte i emëruar nga strukturat e LSI-së.
Në nëntor të 2014-ës, Policia e Lushnjës ndaloi me urdhër të Prokurorisë drejtoreshën arsimore në këtë qytet, Luiza Tabaku, e cila u merrte shuma të konsiderueshme mësuesve të rinj me qëllim për t'i punësuar.
Viti 2015
Në qershor 2015, Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë arrestoi Drejtorin Rajonal të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Pjerin Xhuvani (sot i ndjerë), i cili ishte pjesë e zyrtarëve të dyshuar për abuzim me fondin e ilaçeve të rimbursueshme, ku dëmi llogaritej në vlerën e 500 mijë eurove. Xhuvani ishte kryetar i LSI-së në Elbasan.
Më 27 qershor 2015, arrestohet në Tiranë drejtori i Vlerësimit Mjedisor në Ministrinë e Mjedisit, Albert Topçiu, ndërsa po i merrte 2 mijë euro ryshfet, drejtuesit të një subjekti ndërtues. Albert Topçiu ishte njëkohësisht edhe drejtues i degës së LSI-së Fier.
Më 14 korrik 2015 arrestohet drejtori i Hipotekës Lushnjë, Elvis Bajazi, bashkë me shoferin e institucionit. Ata u kapën në kushtet e flagrancës, duke marrë ryshfet për dhënien e një certifikate pronësie në Lushnje.
Më 4 nëntor 2015 është Robert Shtëmbari, Drejtori i Emergjencave Civile në Lushnjë, i cili u akuzua për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Shtëmbari i kishte kërkuar 1 milion lekë një qytetari në Lushnjë në këmbim të një vendi pune. Humbi jetën në Burgun e Rrogozhinës, më 16 dhjetor 2015, pas një infarkti.
Viti 2017
Me 21 shkurt 2017, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, vihet në pranga nën akuzën për korrupsion. Zoto u arrestua me kërkesë të prokurorisë me akuzën “korrupsion pasiv” në kuadër të hetimit të nisur pak kohë më parë, ku në pranga u vu edhe ish-zëvendësi i tij, Iljaz Labi. Artur Zoto, pjesë e LSI-së u emërua drejtor i Burgjeve në vitin 2013, ndërsa në korrik të 2016 dha dorëheqjen pas skandalit me tenderat e ushqimeve që përfshiu institucionin që drejtonte.
Po gjatë të njëjtit vit, 6 punonjës të Zyrës për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme në Kavajë u vunë në prangat e policisë.
Zyrtarët e arrestuar akuzohen për abuzime me regjistrimin e pronave, pasi ata dyshohen se kanë tjetërsuar prona publike kundrejt parave.
Viti 2018
Më 1 shkurt 2018 arrestohet Dashamir Xhika, ish- Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Dashamir Xhika, pas dosjes të një dëmi rreth 50 milion euro, shkaktuar për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Viti 2021
Arrestohet kandidati për deputet i LSI-së në zgjedhjet e 25 qershorit, Etion Joka, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje. Kandidati për deputet i LSI-së u shpall në kërkim pasi dosja i kaloi SPAK-ut, ndërsa ishte shfaqur në një video duke dhënë para në këmbim të votës./CNA.al
Avokatja dhe aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikon...
Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar sot në ...
Ndotja e ajrit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ës...
Kreu i Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, ka kërkuar ...
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut thanë të enjten në mbrë...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se do të kishte "d...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për vrasjen e Pjerin ...
Miratimi i aktiv normativ për kompensimin e çmimeve pë...
Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, në emisionin “Debat”...
“Nuk kam asnjë shpresë për Reformën Zgjedhore”. Kështu...
Lufta ndaj Ukrainës ka bërë që Rusia të shpallet si kë...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e s...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, është ndalur sëris...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka ulur tari...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, e ka cilësuar mome...
Në kuadër të përgatitjeve për të legalizuar kultivimin...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar krizën bujqësore në ...
Arkitektja Doriana Musai ka folur për kompleksin e Pal...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga foltorja ...
SPAK-u ka nisur hetimet për 4 ish-zyrtarë të SHISH dhe...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...