Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Ndotja e ajrit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është në nivel të lartë. Problem shqetësues është edhe rritja e vdekjeve të parakohshme nga ndotja e ajrit.
Një raport të Qendrës së Përbashkët Kërkimore lidhur me statusin e ajrit, të mjedisit dhe të klimës në Ballkanin Perëndimor arrin në përfundimin që ndotja e ajrit në rajon është në nivel të lartë dhe "cilësia e ajrit mbetet një problem shqetësues”.
Gjetjet e raportit i shërbejnë arritjes së qëllimit për "ndotje zero” në bazë të "Marrëveshjes së Gjelbër”. Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor miratuan në Samitin e Sofjes në nëntor 2020 "Agjendën e Gjelbër” si dhe një udhërrëfyes që synon ta përafrojë rajonin me "Marrëveshjen e Gjelbër Europiane” për ta bërë Europën një kontinent neutral ndaj gazit karbonik deri në vitin 2050.

Raporti në fjalë e konsideron shumë të rëndësishëm reduktimin e ndotjes së ajrit në rajonin e BP pasi "redukton ndotjen në shtetet fqinjë anëtare të BE”.
Rritje e vdekjeve të parakohshme nga ndotja e ajrit
Duke iu referuar pasojave të rrezikshme për jetën që shkakton cilësia e dobët e ajrit, raporti thekson se në vitin 2019 ndotja e ajrit në Ballkanin Perëndimor ka shkaktuar 28,400 vdekje të parakohshme, kurse në vendet e BE-së 307.000. Numri i vdekjeve të parakohshme në Ballkanin Perëndimor është 30 për qind më i lartë se numri i vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga ndotja e ajrit në vitin 2012, ndërsa në BE janë ulur me 16 për qind, vë në dukje raporti.

Niveli i vdekjeve të parakohshme në Ballkanin Perëndimor nga ndotja e ajrit është më i lartë se mesatarja e vendeve të BE dhe në disa raste është dy herë më e madhe, thekson raporti. Ndër vendet anëtare të BE vendet fqinje me Ballkanin Perëndimor, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Greqia dhe Kroacia, kanë nivel më të lartë të vdekjeve të parakohshme, gjë që tregon qartë "praninë e një hotspoti ndërkufitar”.
Gjetjet e raportit paralajmëojnë që sëmundjet që shkaktohen nga ndotja e ajrit si ato "pulmonare, kanceri i mushkërive, infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, diabeti, sëmundjet ishemike të zemrës apo goditjet në tru, kanë të ngjarë të bëhen edhe më të përhapura në Ballkanin Perendimor, nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme”.
Nivel i lartë emetimi i gazrave serrë
Niveli i lartë i emetimit të gazrave serrë që ndotin ajrin në Ballkanin Perendimor, rreth 61,7 për qind, vjen nga termocentralet që punojnë me qymyr, ”16 termocentrale që operojnë në rajon përdorin linjit me përmbajtje të lartë squfuri”, thekson raporti.
"Marrëveshja e Gjelbër” e BE-së synon të reduktojë në vitin 2030 me 55 për qind vdekjet e parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit./DW
Kreu i Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, ka kërkuar ...
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut thanë të enjten në mbrë...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se do të kishte "d...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për vrasjen e Pjerin ...
Miratimi i aktiv normativ për kompensimin e çmimeve pë...
Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, në emisionin “Debat”...
“Nuk kam asnjë shpresë për Reformën Zgjedhore”. Kështu...
Lufta ndaj Ukrainës ka bërë që Rusia të shpallet si kë...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e s...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, është ndalur sëris...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka ulur tari...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, e ka cilësuar mome...
Në kuadër të përgatitjeve për të legalizuar kultivimin...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar krizën bujqësore në ...
Arkitektja Doriana Musai ka folur për kompleksin e Pal...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga foltorja ...
SPAK-u ka nisur hetimet për 4 ish-zyrtarë të SHISH dhe...
Sot në Kuvend ka patur një debat mes ministres Evis Ku...
Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i monitorimit të...
Një hetim i SHISH që ka vënë në lëvizje edhe SPAK-un n...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...