
Shumë gazetarë, politikanë, biznesmenë, kanë shprehur qëndrimet e tyre për një investim, i cili pritet të jetë rreth 2 miliardë dollarë dhe do të shndërrojë Portin e Durrësit në një atraksion turistik, t’i hapë një faqe të re historisë dhe do ta bëjë atë një nga perlat e mesdheut.
Ky është pretendimi i kryeministrit Edi Rama apo ajo që ai sheh në vizionin e tij.
Opozita e ka sulmuar, e ka quajtur aferë, gazetarët kanë mbajtur qëndrimet e tyre.
Klodian Tomorri dje në një publikim të tij, siç mund ta lexoni në këtë link, sqaronte, të ardhurat 2 miliardë dollarë, 3 miliardë dollarë, cilat ishin shifrat, cila ishte përqindja e kompanisë, Qeveria, etj.
Në fakt më poshtë po sjell një sqarim më popullor dhe më të thjeshtuar në lidhje me atë investim që do të bëhet në Portin e Durrësit.
Së pari, një investim madhor që i duhet vendit, pra ndryshimi i Durrësit dhe investimi, forma dhe mënyra shpjegohet me dy fjalë.

Qeveria ka gjetur një nga kompanitë lider në botë, një kompani arabe e cila shndërroi edhe Dubain.
Pse duhej kjo kompani lind pyetja?
Thjesht dhe vetëm me shpjegim do ta kuptoni se është sekseri i duhur midis Qeverisë dhe kompanive private shqiptare. Kompania e huaj merr koncesionin, ndërtimin e bëjnë kompanitë shqiptare. Qeveria nuk del direkt por ja kalon “investitorit”, që do e ndërtojë me paratë e ndërtuesve shqiptarë.
Çfarë pritet të ndodhë?
Kompania arabe e cila ka bërë projektin, ka marrë me zero Lekë qindra mijë m2, me status investitor strategjik, dhe të zhvillohet kjo zonë. Këtë pasuri të shqiptarëve kompania e shikëve nga Dubai do ta japë me nënkontraktim për ta ndërtuar, sipas projektit të miratuar.
Pra do të jenë sërish kompanitë shqiptare, të cilat ndërtojnë pallate në kryeqytet, apo kompani ndërtimi nga zona të ndryshme të vendit, që nuk po i përmendin për të mos përfshirë edhe ata që do të jenë pjesë e atij projekti.
Pra shumë kompani shqiptare do të nënkontraktohen nga kompania arabe. Kjo e fundit do t’ju kërkojë atyre që të ndërtojnë për interes të saj dhe janë dy mënyra që do të kryhet.
E para, të paguhet direkt, por kjo duket se do jetë për shumë pak deri në aspak pjesë të projektit.
Varianti dytë dhe ai që do të ndodhë është dhënia si pagesë për punën e kryer sipërfaqe ndërtimi, siç ndodh me klering që ndërtohet rëndom.
Pra arabët marrin truallin, ua japin kompanive shqiptare për ndërtim dhe i paguajnë me sipërfaqe ndërtimi që ata ndërtojnë vetë në pronën e shqiptarëve që e fal qeveria.
Ata do bëjnë supervizimin edhe ky i nën/kontraktuar.
Kompanitë shqiptare për të marrë paratë shesin (ose menaxhojnë) pjesën e objektit që kanë marrë me klering, arabët shesin (ose menaxhojnë) pjesën e objekteve të tjera që ju ngelen me një çmim të paracaktuar dhe e gjitha kjo është zhvillimi.
Pra, Qeveria në këtë mes qëndron në krye duke vënë “sekser” një kompani arabe, e cila do të marrë nga Qeveria truallin, do t’ua japë privatëve shqiptarë ta ndërtojnë me lekët e tyre dhe paguhen me objekte, të cilat më pas do i shesin (ose menaxhojnë) për të fituar dhe për të marrë paratë e kostove të ndërtimit apo diçka më tepër.

Në këtë rast, Durrësin nuk e ndërtojnë arabët, ata vetëm kanë bërë projektin, me statusin e investitorit strategjik të dhënë nga Qeveria, atë do ta ndërtojnë kompanitë shqiptare të cilat do të jenë nënkontraktore dhe do paguhen me klering, me objektin që do të ndërtojnë mbi truallin e dhënë nga qeveria.
Kjo është e thënë thjeshtë.
Qeveria me kompaninë arabe ka bërë vetëm një zgjidhje duke gjetur sekserin në mes që i jep pronën, e ndërtojnë shqiptarët, e zhvillojnë shqiptarët, e shfrytëzojnë shqiptarët dhe arabët bëjnë vetëm nënkontraktimin apo edhe ndoshta ndonjë supervizim të nënkontraktuar, në lidhje me projektin e ndërtimit të miratuar nga Qeveria shqiptare.
Kjo është e gjithë skema. Llogaritë sa hyjnë në xhepat e kompanisë arabe, sa hyjnë në xhepat e kompanive shqiptare, sa do shkojë kostoja totale e ndërtimit dhe cilat do të jenë vlerat është e vështirë për t’u thënë, pasi projekti është shumë më kompleks, nuk është thjesht vetëm një pallat.

Ka një infrastrukturë shumë të madhe, si marinën e të tjera me radhë.
Çka do të thotë se përllogaritjet e bëra përreth dy miliardë dollarë, ndoshta duhen edhe shumë më tepër, pasi edhe kostot në investime të tilla në infrastrukturë dhë ndërtim, ditë pas dite për shkak të pandemisë dhe luftës po rriten, po dyfishohen.
Thjesht dhe vetëm nga e gjithë historia e Portit të Durrësit, kuptohet qartazi që Qeveria i jep një kompanie të huaj sipërfaqe trualli në pozicion strategjik ekonomik, kompania e huaj merr ca kompani shqiptare, e ndërton i paguan ata me objektet që ata ndërtojnë.
Qeveria shpall sukses se u rindërtua Durrësi dhe u bë një qytet modern. Kompanitë private qëndrojnë në punë dhe marrin disa para në kohë krize dhe kompania e huaj bën menaxhimin nga lart.
Të gjithë fitojnë para, të gjithë janë të kënaqur dhe në fund pritet të shpallet vetëm fitorja. Kostot e milionave nga hyjnë e nga dalin, mbeten për t’u parë./ CNA.al
Irfan Hysenbelliu, the former captain-businessman, has tur...
A day ago, the Directorate of Taxes announced that Irfan H...
Nëse do të pyesnim kryeministrin, për arritjet e tij më të...
Policia u ka shpallur luftë mjeteve detare argëtuese, si g...
How rarely do you say that Albania is still in moratorium...
A serious event happened three days ago in Himare. A polic...
Rilindja, projekti i kryeministrit Edi Rama, njeriut që do...
In 30 years he has made an excellent political career. He ...
The protection that is being given to Ilir Meta by Petrit ...
Pandi Gjiza has been a well-known character in the city of...
A few days ago, the public learned how rarely in our count...
“Është me shumë rëndësi vazhdimi i procesit të dekri...
Irfan Hysenbelliu has a full 2 billion Lek in unp...
There is still a dense public debate, often fraught wi...
A book of memories, written by the dictator Enver Hoxha, "...
It is a pity that a national media, a screen that was the ...
LSI, the political force founded by Ilir Meta to the anger...
Sometimes the cocaine is stolen from him on the way to the...
The hearing held by the Parliament, with the announced...
In September 2021, the former head of the Democratic Party...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
One person was injured after a gunshot attack recorded thi...
An injury has occurred in Korça where an 18-year-old man h...
Saranda / Preliminary information At around 21:15, in nei...
A serious incident occurred in Saranda this Friday evening...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...