
Sinan Idrizi, që thuhet se është mik i Edi Ramës dhe siç ka denoncuar më herët Partia Demokratike po pastron paratë e tij, është i lakuar për probleme me drejtësinë.
Në vitin 2020, Idrizi u shndërrua në kryefjalë të mediave turke, të cilat pasqyruan një aferë me vlerë 3.5 milionë euro.
Biznesmeni turk, Adnan Polat, ka paditur Sinan Idrizin, i cili është edhe një prej pronarëve të kompanisë "AirAlbania".
Objekti i padisë ka qenë për mashtrim financiar.
Mediat turke raportuan në vitin 2020, se Adnan Polat, ish-president i Gallatasarajit, ka paditur në Stamboll Idrizin pasi ai i ka marrë para për blerjen e një kompanie nafte.

Siç thuhet në mediat turke, gjatë investigimit nuk janë gjetur as para dhe as një kompani nafte.
Por dyshohet se Idrizi ka marrë plot 3.5 milionë euro.
Në denoncimin e sipërmarrësit turk thuhet se kontrata nuk është përmbushur nga kompania e "Air Albania".
“Adnan Polat, biznesmeni i famshëm, ish-president i Gallatasarajit është mashtruar në Shqipëri. Adnan Polat, i cili është dhe presidenti i 'Polat Grup' ka dorëzuar në prokurorinë e Stambollit një padi penale me pretendimin se kompania e Sinan Idrizit, 'Air Albania' i ka kërkuar para me premtimin se do të blinte një kompani nafte, por kontrata nuk është përmbushur”, shkruan gazeta e madhe turke "hurryet.com.tr".
Në media është raportuar se gjatë vitit 2017 Idrizi është justifikuar se në Shqipëri po bëheshin zgjedhjet, prandaj dhe punimet nuk kishin filluar.
Mirëpo edhe pas zgjedhjeve shitja nuk u realizua, kështu që Adnan Polat ka bërë padi në Prokurori për mashtrim dhe kanë nisur hetimet.
Si shpëtoi Idrizi në Gjykatë

Me 24 nëntor 2020, është mbajtur seanca gjyqësore, ku Idrizi është shpallur i pafajshëm.
Prokurori ka deklaruar se në bazë të marrëveshjes mes palëve janë paguar 3.5 milionë dollarë në emër të paradhënies për kalimin e kompanisë, por më pas mes tyre ka lindur një mosmarrëveshje për kalimin e kompanisë.
Ai kërkoi lirimin e tij duke deklaruar se ngjarja e ndodhur në të cilën ankuesi kërkoi kthimin e shumës që i kishte paguar, por i akuzuari nuk ia ktheu paratë pjesëmarrësit në fjalë, ishte në natyrën e një mosmarrëveshjeje juridike dhe ishte jashtë objektit të procedurës penale./CNA.al
Anonymous members of the opposition drowned in Irfan Hysen...
Pas zbatimit të ligjit nga INUK për prishjen e disa pi...
Yesterday morning, IKMT officers went to enforce the law a...
This morning IKMT went to enforce the law. After a long ti...
Yesterday, the general director of the police, Gladis Nano...
The Rama government has started an initiative that initial...
Largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së shtetit ...
In a media appearance today, Ilir Meta, once called Il...
Ilir Meta is known for his dances, spectacular trampol...
In 30 years of political career, he came from the Yout...
I am sorry (and I don't like it at all) that for a cen...
For several weeks, some of the main media in the country, ...
35 tenders worth over 1 billion ALL. These are the ben...
Shumë gazetarë, politikanë, biznesmenë, kanë shprehur ...
Irfan Hysenbelliu, the former captain-businessman, has tur...
A day ago, the Directorate of Taxes announced that Irfan H...
Nëse do të pyesnim kryeministrin, për arritjet e tij më të...
Policia u ka shpallur luftë mjeteve detare argëtuese, si g...
How rarely do you say that Albania is still in moratorium...
A serious event happened three days ago in Himare. A polic...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
One person was injured after a gunshot attack recorded thi...
An injury has occurred in Korça where an 18-year-old man h...
Saranda / Preliminary information At around 21:15, in nei...
A serious incident occurred in Saranda this Friday evening...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...