
Pas zbatimit të ligjit nga INUK për prishjen e disa pishinave pa leje në “Prestige Resort”, në media qarkullojnë rëndomë dy teza.
E para është për Taulant Ballën. Për faktin se ka qenë disa muaj me pushime në krah të Irfan Hysenbelliut, raportim i bërë nga CNA.al, duke thënë se Irfani ka dy vëllezër në fakt, Taulant Ballën e PS-së dhe Lulin që i thotë Luke, nga PD-ja.
Turpësisht, Irfani sepse po i zbatohet ligji për ato ndërtimet që ka bërë pa leje nxjerr video të Taulant Ballës dhe thotë këtu ka ngrënë bukë, ka ndenjur dy muaj, s’ka paguar lekët, e të tjera si këto.
Në fakt, Irfani e ka zakon që i thërret dhe i përflet njerëzit dhe kjo që po ndodh me Taulantin është më e turpshmja nga të gjitha.

Nga ana tjetër, Mero Baze dje raportoi se ka nxjerrë edhe një foto të Ervin Salianjit që qarkullon. Të dy këto janë shumë të rëndomë si raste sepse ky është pikërisht momenti për të thënë kujdes kur hani, pini dhe shkoni tek Irfani.
Pra, a ka më të turpshme dhe amorale sesa fakti që të shkosh, të hash, të pish, të flesh si i ftuar, të shkosh të paguash e të të thonë jo se janë të paguara nga lokali, nga miku jot, nga vëllai jot. Apo të shkosh në shtëpinë e dikujt, të hash, të pish dhe më pas të të nxjerrin videot dhe të të thonë, shiko se kjo shtëpia ishte e imja, ishte pa leje dhe tani që po e prishin ti nuk po flet. E meqë nuk po flet, unë po të nxjerr ty foto dhe video kur ti ke ngrënë bukë tek shtëpia ime.

Ky është morali i Irfanit, është momenti për t’i qëndruar shumë larg. Ndoshta është leksion për ta mësuar edhe deputetë të opozitës, sepse siç po nxjerrin sot materialet për Taulantin, do të nxjerrin materialet edhe për Ervinin, apo për çdo deputet tjetër që ka ngrënë e pirë, apo ka kërkuar të marrë ato benefitet e kostumit politik që i marrin rëndomë politikanët tanë dhe që kthehen në qesharakë për një kockë që mund të hedhë Irfani.
Tek “Prestige Resort” po zbatohet ligji, por gjithashtu po jepet edhe një leksion tjetër. Të gjithë po mësojmë se si Irfani po përgojon ata që ha, pi, që i fton në shtëpi dhe më pas gjithçka ndodh i nxjerr në pazar.
Ky është momenti që të gjithë ta lexojnë e kuptojnë dhe t’i qëndrojnë sa më larg Irfanëve apo të tillë personazheve të jetës publike dhe politike në vend./ CNA.al
Yesterday morning, IKMT officers went to enforce the law a...
This morning IKMT went to enforce the law. After a long ti...
Yesterday, the general director of the police, Gladis Nano...
The Rama government has started an initiative that initial...
Largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së shtetit ...
In a media appearance today, Ilir Meta, once called Il...
Ilir Meta is known for his dances, spectacular trampol...
In 30 years of political career, he came from the Yout...
I am sorry (and I don't like it at all) that for a cen...
For several weeks, some of the main media in the country, ...
35 tenders worth over 1 billion ALL. These are the ben...
Shumë gazetarë, politikanë, biznesmenë, kanë shprehur ...
Irfan Hysenbelliu, the former captain-businessman, has tur...
A day ago, the Directorate of Taxes announced that Irfan H...
Nëse do të pyesnim kryeministrin, për arritjet e tij më të...
Policia u ka shpallur luftë mjeteve detare argëtuese, si g...
How rarely do you say that Albania is still in moratorium...
A serious event happened three days ago in Himare. A polic...
Rilindja, projekti i kryeministrit Edi Rama, njeriut që do...
In 30 years he has made an excellent political career. He ...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
One person was injured after a gunshot attack recorded thi...
An injury has occurred in Korça where an 18-year-old man h...
Saranda / Preliminary information At around 21:15, in nei...
A serious incident occurred in Saranda this Friday evening...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...