LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Copat e letrave si lojë nga Ylli Manjani dhe pronarët e inceneratorëve

2023-09-13 13:22:00, Editorial CNA
Copat e letrave si lojë nga Ylli Manjani dhe pronarët e
Vjollca Hoxha dhe Ylli Manjani, foto-montazh

Ylli Manjani në ekranin e “Top Channel”, aty ku shpesh janë gatuar intriga, shpifje, sulme, shantazhe ndaj prokurorëve e gjyqtarëve të SPAK dhe jo vetëm, apo presion, siç e deklaron ish-ministri i Drejtësisë të Edi Ramës.

Në ekranin ku është trumbetuar se sa të suksesshëm ishin inceneratorët, në ekranin e ortakëve të inceneratorëve. Aty ku Ylli Manjani flet për copa letrash.

Pyetja është cilat janë copat e letrave dhe bulevardi që kërkon Ylli Manjani apo që deklarohet në “Top Channel” se duhet të ketë një emision me pronarët e inceneratorëve për t’u zbardhur e vërteta.

Së pari, zoti Manjani duhet të dijë se “Top Channel” nuk e zë dot me gojë emrin e Mirel Mërtirit. Stela Gugallja, bashkëjetuesja e tij, është ortake në një kompani me Vjollca Hoxhën dhe me një ish-drejtues të televizionit.

Së dyti, është blerja e “Lori Caffe”, 2.2 milionë dollarë nga Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët kanë marrë 51% të aksioneve i kanë mbajtur pak kohë dhe më pas i kanë rikthyer. Kjo është me dokumente. Ka pasur në atë kohë shkrime të shumta në gazetën “Shqip” kundër një drejtoreshe të një banke private.

Copat e letrave si lojë nga Ylli Manjani dhe pronarët e

Copat e letrave si lojë nga Ylli Manjani dhe pronarët e

Copat e letrave si lojë nga Ylli Manjani dhe pronarët e

 

Copat e letrave si lojë nga Ylli Manjani dhe pronarët e

Së treti, janë dhjetëra emisione, “Top Story”, kundër prokurorëve të çështjes së inceneratorëve. Çfarë kërkonin ata? Të shmangnin Mirel Mërtirin.

Së katërti afera nuk është thjesht dhe vetëm çështja e ndonjë grupi interesi që u prish në Fier. (Meqë është dhe jurist këtu duhet të thirret si person në dijeni nga SPAK).

Këto mund të jenë punët e nëntokës së biznesit, pazaret që bëhen mes palëve nga dirigjentë politikë, është më e thellë ende.

Së pesti, historia fillon në Elbasan, me një kompani hiç, me 0 para dhe një ofertë të pakërkuar, një investim 24 milionë euro dhe një investim që kërkon 2 milionë euro në vit të mirëmbahet dhe sërish gjendja është emergjente. U dogjën plehra pak javë më parë.

Së gjashti, shkojmë në Fier. Me apo pa konflikt mes palësh, kush e merr, kush e ndërton, ka një problematikë tjetër. Ende sot nuk ka përfunduar, mungojnë 9 milionë euro investim dhe nga ana tjetër kompania ka bërë një letër ku thotë se ka përfunduar.

Ka persona pas hekurave dhe gjithashtu ka me dhjetëra firma false në fatura dhe në vendime duke marrë më qafë shumë nga njerëzit që kanë qenë bashkëpunëtorë të pronarëve të inceneratorëve, që kanë qenë shokë dhe bashkëpunëtorët e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

Ky i fundit shpërndante kafenë se njeriu kryesor ishte Mireli, i cili ulej me ministra, kryetarë bashkish, drejtorë, që rezervonte një restorant në një cep të Tiranës dhe aty shkonin me radhë zyrtarë të shtetit shqiptar.

Gazetarë, pronarë televizionesh, si “Top Channel” ishin në ortakëri me Mirelin, qanin hallin e Partisë Socialiste në pushtet në zgjedhje dhe jo vetëm të Arben Ahmetajt, por të PS-së në pushtet.

Së shtati, më tej te Tirana. Janë me fakte dhe dokumente me miliona euro të paguara reklama në media, ku nuk është vetëm “Top Channel”, por edhe shumë të tjera.

Kur bëhej një komision hetimor propagandonin se sa të mirë ishin inceneratorët, jepnin reklama.

Copat e letrave si lojë nga Ylli Manjani dhe pronarët e

Copat e letrave si lojë nga Ylli Manjani dhe pronarët e

Copat e letrave si lojë nga Ylli Manjani dhe pronarët e

Copat e letrave si lojë nga Ylli Manjani dhe pronarët e

Copat e letrave si lojë nga Ylli Manjani dhe pronarët e

Copat e letrave si lojë nga Ylli Manjani dhe pronarët e

(Për më tepër lexoni linkun e lajmit këtu) 

E kanë thënë dhe pak muaj më parë dhe tani kërkojnë t’i vënë kapakun çështjes së inceneratorëve duke kryqëzuar “tigrin”. Po marrin të mirëqenë faktin që kërkon propaganda, se ishte “tigri” truri i inceneratorëve, mbi Mirel Mërtirin.

Më fal, po një shtet i tërë çfarë bënte?

Ku ishte shteti? Ku ishte kryeministri? Ku ishte kryetari i Bashkisë së Elbasanit? Ku ishte kryetari i Bashkisë së Fierit? Ku ishte kryetari i Bashkisë së Vlorës? Ku janë strukturat e Ministrisë së Mjedisit? Ku janë strukturat e Ministrisë së Financave? Ku janë agjencitë e shtetit shqiptar, strukturat në varësi të kryeministrit? Nuk e shikonin që në Tiranë pas 6 vitesh nuk ka incenerator?

Copat e letrave si lojë nga Ylli Manjani dhe pronarët e

Çfarë bënin njësitë e zbatimit të projektit? Apo merrnin çantat me para nga Mireli Klodi & Co dhe hajde shkojmë përpara? Si mund të jenë copa letra dhe fjalë bulevardeske dokumentet e ortakërisë së “Top Channel” me inceneratorët?

Si mund të jenë copa letrash 170 milionë euro të paguara nga shteti shqiptar për inceneratorët që nuk punojnë në asnjë nga zonat ku janë bërë investimet, as në Elbasan, as në Fier dhe as në Tiranë ku nuk ekziston hiç inceneratori?

Në Elbasan kërkon miliona euro të punojë, në Fier nuk ka përfunduar, në Tiranë nuk ekziston dhe janë marrë 170 milionë euro nga Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe kushdo qoftë pas tyre.

Copat e letrave si lojë nga Ylli Manjani dhe pronarët e

Ylli Manjani në deklaratën e tij në “Top Channel” pretendon se do të ishim në një situatë tjetër në qoftë se nuk do të kishte ndodhur përplasja për Fierin.

Cila do të ishte situata tjetër?

Është raportuar për Elbasanin që në  vitin 2015-2016 që kur filloi të merrte paratë, pasi nuk ishte një PPP nuk po investohej nga lekët e privatit, sepse qeveria e kishte firmosur kontratën në dhjetor dhe pak muaj më vonë filloi të jepte paratë dhe privati nuk po e ndërtonte me lekët e tij, por me paratë e buxhetit të shtetit, kishte marrë thjesht një kredi të vogël, fillimisht për të filluar punimet.

E njëjta situatë është në Fier dhe e njëjta situatë përsëritet shumë më ndryshe në Tiranë, ku kompania mashtron publikisht shtetin shqiptar dhe pretendon se është një kompani holandeze që ka 128 milionë euro, por nuk ka asnjë qindarkë, e deklarojnë aksionerët në letërporositë e dërguara nga SPAK-u ku thonë se ata janë aksionerë të fjetur që do të siguronin financime. Provohet mashtrimi i plotë i bërë ndaj shtetit shqiptar.

DERI KU SHKON TOP CHANNEL

Nuk janë copa letrash dhe “Top Channel” ka çfarë të sqarojë. “Top Channel” duhet të hetohet deri në fund nga SPAK-u. Pronarët e “Top Channel” duhet të zbardhin të vërtetën.

Vjollca Hoxha duhet të shkojë të tregojë për takimet e saj me Mirel Mërtirin. Pronarët e “Top Channel” duhet të raportojnë charter-at e tyre me të cilët kanë fluturuar.

Pronarët e “Top Channel” duhet të tregojnë për çfarë kanë shkuar milionat e eurove që kanë marrë nga Mirel Mërtiri dhe pse e kanë bërë këtë krim duke mbështetur dhe investuar për një mashtrim publik, për një vjedhje të bërë hapur ndaj taksave të qytetarëve dhe pa folur për mbulimin që i është dhënë një grupi të strukturuar kriminal për vjedhjen e inceneratorëve, të cilët kanë marrë 170 milionë euro nga shqiptarët e varfër dhe sot në Elbasan digjen plehrat sërish si në kohën e emergjencës, sot në Fier nuk ka incenerator në punë dhe në Tiranë inceneratori nuk ekziston.

Ylli Manjani këto mund t’i shohë,  por diku flet si avokat i bashkëpunëtorëve i grupit kriminal të inceneratorëve, diku flet si opozitar kundër Ramës dhe diku flet si ish-ministër i Edi Ramës.

Copat e letrave si lojë nga Ylli Manjani dhe pronarët e

Prandaj nuk ka copa letrash dhe thashetheme bulevardi, por dokumente ortakërie, transferta bankare, emisione shantazhi dhe sulme ndaj prokurorëve e deri te milionat e luksit që vinin nga paratë e shqiptarëve për inceneratorë që nuk punojnë dhe nuk ekzistojnë. 

Kemi një grup të strukturuar kriminal që ka mashtruar shtetin në shuma të mëdha. Këto janë fakte me dokumenta jo me copa letrat dhe skenarë e lojra në ekrane./ CNA

 

Lajmet e fundit nga