
He did not become part of any coalition/ Agron Duka explains why he will compete alone in the elections
The chairman of the Agrarian Environmentalist Party, Agron...
The chairman of the Agrarian Environmentalist Party, Agron...
IKMT sot në mëngjes ka vijuar një aksion të filluar në muajin shtator, për prishjen e ndërtimeve në zonën e Golemit, ku ndodhet dhe “Prestige Resort”, në pronësi të Irfan Hysenbelliut, pronarit të disa mediave.
Aksioni i IKMT-së filloi në shtator, në atë kohë u pretendua se gjithçka ishte me leje, media bëri zhurmë të madhe.
Në fakt u tregua me letra se pishinat e ndërtuara ishin të gjitha pa leje, për më tepër kishin zaptuar plazhin, e kishin bllokuar atë.
CNA.al i kishte treguar disa herë me letra, me pamje dhe me foto se atje ishte ndërtuar pa leje. Gjithsesi, ndërhyrja u bë, pati një reagim politik. Vasalët e Irfanit, Salianjërat, çuni i Fariut, me radhë, Tit Vasili, Likja e kompani, shpërthyen, gjithsesi pishinat u prishën.
Pretendimi më i madh nga gjithë opinioni publik ishte se momenti që ishte zgjedhur nuk ishte i duhuri, pra ishte i gabuar, duhej zgjedhur të kryhej ky operacion në përfundim të sezonit turistik, pasi atje në hotel kishte pushues.
Në fakt jemi në dhjetor, data 1 dhjetor, IKMT ka shkuar, po vazhdon operacionin, sërish shpërthyen të njëtit individë, sërish e njëjta situatë reagimi dhe gjithmonë pretendohet se është një sulm ndaj medias, mediave të Irfanit, të cilat i kanë çjerrë maskën pushtetit të Edi Ramës.
Në fakt, se çfarë maske i ka çjerrë Irfani, në këto 8 apo 9 vite të pushtetit të Edi Ramës, këtë e di vetëm Ilir Meta, pasi mund të themi se ato pishina janë ndërtuar gjatë pushtetit të Edi Ramës.
Mund të themi se Irfan Hysenbelliu ka marrë një objekt, ish-shkollën e mesme të gjuhëve të huaja, në pushtetin e Edi Ramës. Ka marrë leje ndërtimi, pallate nën pushtetin e Edi Ramës.
Pra, nuk i ka çjerrë maskën kujt, për më tepër Irfan Hysenbelliu ka marrë qindra miliona për median e tij, dhe të familjarëve të tij nga kompanitë e inceneratorëve, nga afera e inceneratorëve.
“News24”, Irfan Hysebelliu ka qenë një vasal i Edi Ramës dhe i pushtetit të tij. Tashmë prishja e ndërtimeve pa leje, nuk është sulm ndaj mediave të Irfan Hysenbelliut, as një sulm i Edi Ramës, por prishja e ndërtimeve pa leje.
Tjetër Edi Rama dhe pushteti politik, tjetër ndërtimet pa leje dhe tjetër mediat. Askush nuk e ka ndaluar Irfanin që të flasë 24 orë sa të dojë, por pa leje nuk mund të ndërtojë dot në bregdet, se ka qejf Irfani se është pronar mediash.
Kjo s’mund të ndodhë kurrë dhe nuk duhet të ndodhë, edhe sikur të ketë prapavijë politike, le të jetë Irfani shembulli, se si një pronar mediash nuk duhet të jetë, se si një pronar mediash nuk duhet të ndërtojë pa leje dhe të gjithë ta vënë vëth në vesh dhe të gjithë ta mësojnë, nuk është autokraci, është zbatim ligji.
E në rast se ligji duhet zbatuar së pari tek Irfani, patjetër të zbatohet tek Irfani. Ka ardhur koha, vjen një moment kur mjaft është mjaft, stop është stop, boll është boll. Nuk mundet të ndërtojë Irfani pa leje se ka qejf, dhe se është pronar mediash apo e mbron Likja me Tit Vasilin, me çunin e Fariut dhe me “Babalen”, sepse kjo është kriminale.
Zaptimi i bragdetit është akt kriminal, prishja e bregut të detit dhe bllokimi i tij, sepse ka një ligj të veçantë në shtetin shqiptar për brigjet e lumenjve, për brigjet e deteve, për digat.
Është katërcipërisht e ndaluar të ndërtohet pa leje të veçantë. Irfani ka shkuar me arrogancën e pronarit të televizionit, ka shkuar me arrogancën e njeriut të pushtetit, ka shkuar me gallomaninë e tij se askush nuk e prek dot, është i paprekshëm, ai është pushtet më vete.
Irfani mund të bëntë çfarë të donte, të ndërtonte në bregdet si të donte. Herën e parë na thanë se problem ishte koha e zgjedhur, tani po thonë se është sulm ndaj medias.
Prishja e pishinave, ndërtimeve pa leje dhe objekteve në bregdet, nuk është sulm ndaj fjalës së lirë dhe të medias, është prishje e ndërtimeve pa leje. Në rast se ka ndërtuar pa leje duhet të prishen dhe kjo nuk ka asnjë diskutim dhe nuk është sulm ndaj medias dhe fjalës së lirë.
Kur ishte pronar mediash, ta respektonte ligjin ashtu siç duhet për të mbajtur anën e qytetarëve, jo ta shfrytëzonte për të ndërtuar pa leje dhe për të shkatërruar prona se kështu ka qejf Irfani.
Jo, nuk është sulm ndaj medias, në asnjë rast nuk është sulm ndaj fjalës së lirë sepse Irfani nuk ka pasur kurrë fjalë të lirë, ka qenë vasal i pushteteve, servil i Ilir Metës, b***lëpirës i LSI-së dhe Likes, i Partisë së Lirisë, Tit Vasilërave e kompani. Kurrë nuk ka qenë fjalë e lirë media e Irfan Hysenbelliut, ka qenë lëpirje pushtetesh.
Mjafton të shikosh çfarë bën 24 orë në 24 media e tij për Erion Veliajn dhe interesat që ka në Bashkinë e Tiranës, Irfan Hysenbelliu dhe aty e kupton se sa fjalë të lirë ka Irfan Hysenbelliu.
Nuk ka asnjë sulm të qeverisë ndaj “Prestige Resort”, ka një prishje të ndërtimeve pa leje, nuk ka asnjë sulm ndaj fjalës së lirë, sepse nuk po sulmohet dhe po mbyllet ndonjë ekran, nuk po hiqet transmetimi, nuk po hiqet sinjali, aspak.
Media po vazhdon po raporton pa ndalim “LIVE”, nga vendngjarja se si po zbatohet ligji. E në rast se do të kishte mbyllje të fjalës së lirë, duhet të ishte mbyllur “News24”, “Panorama”, t’i kishin vënë çelësin dhe të mos i linin të hynin brenda gazetarët, por nuk ka ndodhur kjo.
Ata po raportojnë “LIVE”, për më tepër po gënjejnë “LIVE” opinionin publik, për interes të Irfan Hysenbelliut sepse po i prishet një ndërtim pa leje dhe po zbatohet ligji.
Media duhet të jetë në krah të ligjit dhe të zbatimit të tij, edhe kur pronari ndërton pa leje, i televizionit apo çdo qytetar ndërton pa leje, të tjerat janë broçkulla publike për interesat e një individi si Irfan Hysenbelliu, që e mban veten për biznesmen por në fakt shkon dhe ndërton pa leje në shkelje të ligjit dhe përpara se të bërtasë “është një sulm ndaj medias”, duhet të flasë pse ka ndërtuar pa leje dhe duhet çuar në ndjekje penale ai dhe kushdo që ka shkelur ligjin dhe ka abuzuar se është pronar mediash.
Duhet të mbajë përgjegjësi tashmë, jo thjeshtë he vetëm administrative me letra, jo thjeshtë dhe vetëm me prishje të objektit, por të shkojë të ndiqet penalisht Irfan Hysenbelliu dhe çdo kapterr tjetër i medias, që pushtetin e saj e përdor për xhepa, ndërtime pa leje, pallate, kulla dhe klientelizëm të fëlliqur politik./CNA.al
Lulzim Basha and his people seem to have left a handfu...
It has been reported in the media and the finger pointed a...
The negotiations between Berisha's group and that of L...
The media and their payments from the incinerator companie...
Mund të duket e pabesueshme, por faktet çojnë në një drejt...
Vjollca Hoxha, Top Channel shareholders of "Valtelina ...
On April 22, 2022, the Court of Appeal accepted the appeal...
The opposition organized a protest in Tirana yesterday...
Three days ago, Grida Duma announced her resignation as a ...
From the verification of the wealth declarations of the fo...
Grida Duma, through a long speech today, said that she had...
Njerëzit e inceneratorëve janë hedhur në sulm për post...
Gert Bogdani has announced his candidacy to compete in the...
The Democratic Party has shown the primaries. Some names h...
Në Korçë mbushen burgjet për statistika apo më keq, policia ...
Kiko woke up on Saturday startled by a dream he didn't...
With or without Berisha, with or without Basha, the De...
Ilir Metaj has returned to the topic of preserving the vot...
The deputy of the Democratic Party, Enkelejd Alibeaj, said...
"G Academy” ka zgjedhur ta quajë deputetja Grida Duma, një...
The candidate of the Democratic Party, Igli Cara, has deno...
Two employees of the Ministry of Finance have rebuilt the ...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidh...
But one of the criteria was that these candidates should b...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
In 5 years, they have been investigated by the first level...
Another judge is stuck in the "sieve" of the vetting. Duri...
The head of the High Council of Prosecution, Alfred Balla,...
Disa të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë regji...
The police of Korça have hit another case of smuggling of ...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur p...
The criminalistics expert, Ervin Karamuço, has shown a...
Në Sfidën e Kodimit të organizuar nga Këshilli Britanik, p...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të vijoj...
The Minister of Health, Ogerta Manastirliu, has announ...
Today our country will continue to be affected by stab...
European Union leaders on Friday downplayed the risk of a ...
China's partnership with Russia has limits and Europe shou...
Vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britan...
The US Treasury Department's (US) Office of Foreign Assets...
The announcement of the Vjosa National Park is opening new...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
The prestigious American magazine "Time" has dedicated an ...
Today, the Vjosa River in Albania, one of the last wild ri...
According to data from the World Bank, immigrants in 2...
Today, March 24, 2023, the US dollar is bought at 104....
The Transparency Board changed fuel prices again today...
The governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, spoke abo...