
Në Korçë mbushen burgjet për statistika apo më keq, policia është e lidhur me rrjete kriminale.
CNA.al prej disa ditësh ka nisur të denoncojë me fakte dhe dokumente, me shifra konkrete, një skandal publik të policisë së shtetit.
Në Korçë, në komisariatin e policisë së këtij qyteti, prej disa muajsh po burgosen qindra të rinj, për një cigare hashash, si dhe për të mbushur statistikat e policisë, për raportet e saj.
Për të treguar se sa shumë është “luftuar” krimi, sa shumë njerëz janë futur burgjeve, adoleshentë, të rinj të komuniteteve të margjinalizuara, për një cigare kanabis.
400 të rinj janë arrestuar në të ashtuquajtura operacione, “Knock Down 1” dhe “Knock Down2”.
Arrestohen 32 persona, gjykata lëshon 30 prej tyre, dhe më pas 20 e ca të tjerë shpallen në kërkim, a thua se policia po bën luftë.
Më tej vijnë lajme bombastike, policia po bën sukses, konferenca “LIVE” e të tjera si këto.
Ndërkohë, në Tiranë raportohen, mbushen letra, statistika, dokumente, shpenzohet kohë e paguhen policë.
Por, të gjitha trumbetimet, një “vrimë në ujë”.
Gjykata i liron, s’ka prova, pasi bëhet fjalë për sasira minimale kanabisi, për një cigare, ndërkohë nga ana tjetër qeveria kërkon të legalizojë mbjedhjen dhe prodhimin e saj për ilaçe.

Ashtu si në Europë, në Gjermani, ku ka një lloj liberalizimi, një lehtësim për sasinë e përdorimit vetjak.
Edhe në vende të tjera, ka kontrolle, por ka politika mbi të rinjtë për përdorimin e kanabisit dhe nuk ka arrestime masive të të mjerëve, të të varfërve, të një përdoruesi hashashi, të një adoleshenti, të cilët rekrutohen në shkolla, ku u jepet një cigare kanabis dhe me këtë burgosen.
Apo më keq ende merren të bëjnë deklarata false, duke përdorur emra të caktuar që i ka shitur apo jo kanabis, sepse i duhet një zyrtari policie, i duhet të drejtuesi policie, jo vetëm për statistikë, por sepse nuk gjen dot prova.
I duhet që të presë ndonjë “degë”, të ndonjë të mjeri që shet ndonjë degë hashashi, për të jetuar.
Për të ndërprerë hashashin, që të kalojnë drogërat e forta, që të hapen linjat për të mbushur xhepat, për zyrtarët e policisë.
Korça është një skandal më vete.
Statistika policore me të arrestuar, 30, 20, 50, 200, 400, në fakt janë thjesht dhe vetëm një "show", një copë letër.
Policia është e zhytyr deri në fyt në lidhjet e saj me shpërndarës droge, me rrjete droge në Korçë.
Ata që përfliten si spektakolarët e këtij shërbimi, Ermal Muça, nuk janë luftëtarët e drejtësisë, nuk janë luftëtarët e krimit, nuk janë luftëtarët kundër drogës, janë thjeshtë dhe vetëm skenaristë policie, për statistika apo më keq akoma, për të favorizuar rrjetet e drogërave të forta, duke goditur të rinj adoleshentë, me qindra të tillë.

Pasojat janë kriminale, pasoja të pakorrigjueshme, dhjetëra të rinj adoleshentë që burgosen, futen burgjeve, gjykohen.
Dikush del i pafajshëm, dikush ngelet me një precedent.
Por, a bëhen më këta të rinj dhe cilat janë pasojat që vuajnë pas daljes nga burgu?
Thjeshtë dhe vetëm për disa statistika të një grupi banditësh në Policinë e Shtetit, që më shumë se të mendojnë se si zgjidhet një plagë sociale, se si menaxhohet përdorimi masiv i kanabisit, arreston pa fakte e prova dhjetëra të rinj.
Çon në qeli dhjetëra të varfër, merr më qafë për gjithë jetën, fëmijë, adoleshentë, vetëm për statistika, apo siç e kemi përmendur në shkrime të tjera, për lidhje kriminale, të ndonjë polici të korruptuar.
Ndërkohë që në Korçë e vërteta është se drogërat e forta pihen lehtësisht dhe i gjen kudo, ndërsa të rinjtë po mbushin burgjet dhe adolenshentët po shkaktojnë një traumë, për të ardhmen e vetë zonës, për të ardhmen e familjeve të tyre.
Pasojat janë të pakorrigjueshme, janë të pallogaritshme, por disa qafirë në polici, për të mbushur xhepat e tyre me statistikat e shtetit, po bëjnë kërdinë në Korçë.
Është koha për t’u thënë ndal atyre dhe kujtdo tjetër, që kërkon të abuzojë mbi jetën e të rinjve për të bërë karrierë për kapelen e policit./CNA.al
Kiko woke up on Saturday startled by a dream he didn't...
With or without Berisha, with or without Basha, the De...
Ilir Metaj has returned to the topic of preserving the vot...
The deputy of the Democratic Party, Enkelejd Alibeaj, said...
"G Academy” ka zgjedhur ta quajë deputetja Grida Duma, një...
Chronicle of great reconciliations and unseen things. ...
Një emër i panjohur, që më pas do të bëhej një personazh k...
480 million euros of contracts. These are the minimum ...
Kurrë mos e shaj një njeri aq fort sa të vijë turp kur...
Dy inceneratorë të ndërtuar, ai i Tiranës dhe i Fierit, të...
"Babalja", that is, Ervin Salianji, returned from his touris...
Skandali korruptiv, afera e shekullit, korrupsioni me inci...
Stela Gugallja, the co-habitant of Mirel Mërtiri, the moth...
The High Prosecution Council has today approved a regulati...
Evi Kokalari, the more he tries to deny the truth, the mor...
Evi Kokalari, në një dalje publike ka folur për Rezeart Xh...
On a rainy October day of the last century, the man who fi...
For months, she has started a fierce battle with the Democ...
A middle-aged woman in her 50s, as she was born as Evis Ko...
After the electoral duel, a new phase opens for the Italia...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
One person was injured after a gunshot attack recorded thi...
An injury has occurred in Korça where an 18-year-old man h...
Saranda / Preliminary information At around 21:15, in nei...
A serious incident occurred in Saranda this Friday evening...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...