
“Knock down”. Kështu quhet operacioni "mashtrues" i Policisë së Korçës, muaj më parë, i cili i reklamua me bujë se kishin zbuluar një grup të tmerrshëm trafikantësh të lëndëve narkotike.
Një tufë policësh të paaftë për muaj të tërë që ata i quajnë hetime, por që vetëm hetime nuk janë dhe sigurisht dhe me urdhër të ndonjë prokurori apo prokuroreje dordolece janë sulur në shtëpitë e disa të rinjve, duke i terrorizuar, rrëmbyer, filmuar dhe dërguar në komisariat.
Dhe më këtë procedurë skandaloze, intrigante duke marrë zvarrë të rinj një pjesë përdorues, shumë prej tyre në varfëri të skajshme që nuk iu gjen bukë në shtëpi dhe jo më drogë, policia kishte shënuar sukses dhe duhej dhënë në media.
Nëndrejtori i Policisë, Ermal Muçaj, dhe vartësi i tij Mariglen Beqo, kanë arrestuar mbi 30 qytetarë të Korçës duke u mësyrë nëpër shtëpitë e tyre në orët e para të mëngjesit dhe duke e shitur këtë në sytë e publikut si një sukses ndaj krimit.

Detajet e operacionit të ashtuquajtur të sukseshëm u dhanë përmes një konferencë për mediat nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues i Parë Gjovalin Loka me në krah Ermal Muçajn. Loka tha se në përfundim të fazës të parë të këtij operacioni, janë proceduar 101 persona për të cilët Prokuroria pranë Gjykatës të Shkallës të parë Korçë ka nxjerrë 31 urdhra ekzekutimi për zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i përgëzoi.
“Operacioni antidrogë në Korçë me 31 urdhër-arreste dhe 101 persona të proceduar penalisht është një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe luftës së pakompromis kundër krimit të organizuar”.
Kjo ishte deklarata e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi, të mërkurën e 20 prillit sa i përket finalizimit të operacionit policor të Korçës.

Pra, u trumbetua në media, Korça “u pastrua” nga trafikantët, por nga ana tjetër Gjykata i nxori blof dhe sfumoi ideotësinë e policisë të quajtur megaoperacion.
Operacioni ka dështuar totalisht, pasi Gjykata i ka liruar personat, sepse s’ka pasur prova. Policia nuk kishte siguruar prova.
Ky operacion i madh që u shit si një sukses ishte thjesht dhe vetëm një dështim.
5 muaj hetime siç u tha në njoftimin e policisë rezultuan 5 muaj mashtrime që dyshohet se ishin mbulesë për favorizim të ndonjë grupi droge nga policia, nga ata që policia nuk guxon t’i prekë, por që bashkëpunon me ta dhe i informon për çdo lëvizje.
I gjithashtuquajturi operacion i sukesshëm mund të duket si një spektakël për të vënë nën kontroll nga persona të caktuar linjat e shpërndarjes së drogës.
Korça prej kohësh është një qytet problematik në lidhje me çështjen e shpërndarjes së drogërave të forta.
Fakti që këta persona po lirohen, fakti që është ushtruar dhe po ushtrohet presion dhe shantazh te personat e ndaluar, fakti që nuk u është gjetur asgjë dhe fakti se nuk po sigurojnë prova ngre shumë dyshime se ka qenë një "show" për të marrë grada dhe nga ana tjetër për të vënë në kontroll linja, siç ndodh rëndom në ato që i shohin në filma mafiozë, por që mesa duket në Korçë po bëhen realitet.
Policia godet disa njerëz të varfër, thjesht përdorues pa asnjë problematikë thelbësore dhe gjykata i lë të lirë dhe nga ana tjetër policia të bashkëpunojë me rrjetet e drogës për t'i vënë nën kontroll.

Në Europë, si Gjermani e gjetkë lejohet deri në një sasi të caktuar përdorimi vetjak i kanabisit, por në Korçë apo edhe në qytetet të tjera të vendit, rrëmbehen të rinj e mbushen burgjet plot me njerëz të varfër pa mbështetje e që s’kanë para të paguajnë një avokat.
Në fakt hetime tashmë duhet të ketë për drejtuesit e këtij operacioni, për ata që janë marrë me hetimet, pasi janë zhvlerësuar nga Gjykata.
Në të kundërt, ky terror i policisë do të vijojë jo vetëm në Korçë, por edhe në qytete të tjera, ku iu sulen të dobëtëve, për të mbuluar të fortët, krahët e tyre dhe për të marrë ndonjë gradë, por ndoshta edhe për të fshehur pisllëqet e tyre./CNA.al
Ish-zëvendësministri i financave, Sherefedin Shehu, ka rea...
Për kreun e PD-së, Sali Berisha, marrëveshja me Partinë e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar udhëtimet e kryem...
Gjykata e Apelit ka vendosur shtyrjen e seancës për mbyllj...
Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë vendimet për ish-zyrt...
Kreu i AMP-së, Ardi Veliu, është pritur me debate të forta...
Deputeti Dashnor gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Ko...
Tokat që janë ndarë sipas ligjit 7501 dhe që pengojnë inve...
Pedagogët po kërkojnë komunikim me Qeverinë. Këtë e ka bër...
Pas dhënies së dëshmisë në SPAK, Gazment Bardhi, ka dhënë ...
Gazment Bardhi, deputet i Partisë Demokratike nga grupi i ...
Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur neveri për rap...
Gjykata e Lartë ka refuzuar lirimin nga burgu për ish-shef...
Pranvera Xhafa e cila merret me fenomenet okulte, ka hedhu...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka komentuar ma...
Pasi e "zbriti" hallin e tij në Kuvend, duke u qarë pë...
Gazetari Habjon Hasani, ka deklaruar se opozita duhet ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka dhënë një përgjigje e...
Televizioni “Top Channel” ka bërë një kronikë në lidhj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...