Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë vendimet për ish-zyrtarët e Lezhës që akuzohen për tjetërsim të pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetari i qarkut, Gjok Ndoka, dënohen nga Apeli me 3 vite burg secili.
Gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Frrokaj është hetuar në gjendje të lirë dhe pas vendimit të Apelit, pritet që të arrestohet.
Frrokaj, i hetuar edhe nga SPAK-u
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.29/7, viti 2019. Gjatë hetimit janë dokumentuar veprimet e kundërligjshme të zyrtarëve vendor të Qarkut Lezhë, për tjetërsimin e pronave në bregdet dhe përfitimin e tyre në kundërshtim me ligjin. Veprimtaria e kundërligjshme ka filluar me përcaktimin e parcelës, e cila është me pronësi shtet, gjetjen e personave të interesuar për t’u pajisur me tokë, falsifikimin e dokumenteve të pronësisë që nga origjina e pronës deri te certifikata e pronësisë. Në këtë veprimtari kriminale, personat përfitues në mënyrë të kudnraligjshme të pronave kanë përfshirë edhe persona të tjerë, ndër ta persona të afërt dhe të njohur më ta, duke ia kaluar në mënyrë fiktive pasuritë dhe më pas me qëllim final për t’i kaluar në pronësinë e tyre.
Gjatë hetimit të këtij procedimi penal ka rezultuar se nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme, është përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m² tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milionë eurosh. Këto prona kanë rezultuar se janë produkt i veprave penale të përshkruara më sipër. Me vendimin nr.345 datë 28.07.2022 Gjykata së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e këtyre pronave.
Në përfundim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka vendosur marrjen në cilësinë e të pandehurit dhe ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.29/7 të vitit 2019, në ngarkim të:
Fran Frrokaj (me detyrë/në kohën e kryerjes së veprës penale, kryetar i Bashkisë Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Gjok Ndoka (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Sokol Toma (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, drejtor i Zyrës së Urbanistikës Bashkia Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Bledar Cara (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, jurist pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nikolin Shtjefni (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Sokol Vocaj (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Gjovalin Marku (me detyrë, në kohën e kryerjes së veprës penale, nënpunës në Bashkinë Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Luigj Paloka (me detyrë “topograf” në kohën e kryerjes së veprës penale), i akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.
Adiona Martini (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, nënpunëse në Bashkinë Lezhë), e akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Juxhina Mema (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, nënpunëse në Bashkinë Lezhë), e akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Altin Mikaj (përfitues i pronave të tjetërsuara në mënyrë të paligjshme), i akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë, gërma “c” i Kodit Penal./CNA.al
Kreu i AMP-së, Ardi Veliu, është pritur me debate të forta...
Deputeti Dashnor gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Ko...
Tokat që janë ndarë sipas ligjit 7501 dhe që pengojnë inve...
Pedagogët po kërkojnë komunikim me Qeverinë. Këtë e ka bër...
Pas dhënies së dëshmisë në SPAK, Gazment Bardhi, ka dhënë ...
Gazment Bardhi, deputet i Partisë Demokratike nga grupi i ...
Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur neveri për rap...
Gjykata e Lartë ka refuzuar lirimin nga burgu për ish-shef...
Pranvera Xhafa e cila merret me fenomenet okulte, ka hedhu...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka komentuar ma...
Pasi e "zbriti" hallin e tij në Kuvend, duke u qarë pë...
Gazetari Habjon Hasani, ka deklaruar se opozita duhet ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka dhënë një përgjigje e...
Televizioni “Top Channel” ka bërë një kronikë në lidhj...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur pas marrëveshje m...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit...
Deputeti Gazment Bardhi do të paraqitet nesër në SPAK....
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...