web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Facts/ SPAK-Top Channel Scandal

2022-11-21 10:03:00, Editorial CNA

Facts/ SPAK-Top Channel Scandal

The media and their payments from the incinerator companies are a dark story of the whole affair still not cleared up as much and properly by SPAK, not to mention the cooperation in SPAK or the inability to clarify all the scandals related to the media of the incinerator scandal.

CNA.al has shown with documents how Klodian Zoto's companies have paid Vjollca Hoxha of Top Channel, Irfan Hysenbelli of News24, Carlo Bolino or kamikaze portals that are still used as broken couples in this affair.

Më skandalozja e gjithë historisë së marrëdhënies së medias, është ortakëria e Top Channel, ajo e aksionerëve të këtij televizioni me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, ku janë paguar 2.2 milionë dollar për “Valtelina” shpk, të cilat në Korrik janë rikthyer sërish. Pra paratë u morën për të blerë aksionet dhe aksionet u kthyen mrapa falas me justifikimin e moszbatimit të kontratës.

Faktet

SPAK shpalli në kërkim ndërkombëtar Klodian Zoton më 26 Janar 2022 dhe vuri në sekuestro kompanitë e tij, por nuk vuri në sekuestro “Valtelina Caffe-n”, kompaninë ku Klodi dhe Mireli nëpërmjet “EM Capital Group” gëzonin 51% të aksioneve.

SPAK vuri në sekuestro kompanitë e Klodian Zotos, por jo atë që ai e kishte blerë pak kohë më parë me milionë dollarë dhe që shkonte direct tek ortakëria me Top Channel, pasi pronarët e “Valtelina Caffe” janë të njëjtë më pronarët e Top Channel, Vjollca dhe trashëgimtarët e të ndjerit Dritan Hoxha.

SPAK nuk ka hetuar mediat për milionat që kanë marrë, ku sipas të dhënave flitet për të paktën 10 milionë dollar që janë reklama, apo marrëveshje tregtare me mediat.

SPAK nuk ka bërë publike, apo nuk çelur hetime se përse janë paguar dhe ku kanë shkuar këto para.

SPAK nuk sekuestroi aksionet e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit që ishin në ortakëri me Vjollca Hoxhën, të dy këta persona tashmë të shpallur në kërkim dhe akuzohen për korrupsion, evazion fiskal dhe SPAK i kërkon t’i dënojë, e që t’ju gjejë paratë që kanë marrë nga taksat e shqiptarëve, këto para ishin edhe në ortakëri me Vjollca Hoxhën.

SPAK nuk i sekuestroi dhe aksionet u tjetërsuan disa muaj më parë dhe askush nuk flet, a thua se s’ka ndodhur asgjë. Pronarët e inceneratorëve paguajnë 2.2 milionë dollar për aksione dhe ortakëri me pronarët e Top Channel dhe pastaj ua rikthejnë ato. Paratë ngelen tek Vjollca Hoxha &CO.

SPAK nuk mund t’i mbyllë sytë e të bëjë sikur nuk di, sikur nuk sheh dhe të publikojë si skandal 2 mijë euro bileta stadium apo hoteli.

"Katandisi kokoshi një thelë", thotë populli, kështu katandisi dhe SPAK, kur nuk sheh 2.2 milionë dollar aksione, por arreston persona për bileta avionic e stadium.

 





Lajmet e fundit nga