LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kur CNA.al analizonte FAKTET e lobimit të Bashës/ Berisha& Co heshtnin e mbronin Lulin

2022-09-14 13:40:00, Denoncim Elvi FUNDO

Kur CNA.al analizonte FAKTET e lobimit të Bashës/ Berisha& Co

Kjo analizë është botuar nga CNA.al në Mars të vitit 2018.

Po e risjellim të plotë që protagonistët e sotëm ta rikujtojnë dhe të gjejnë se çfarë thanë apo nuk thanë dikur.

Fakti  i përdorur për të nisur analizën është burimi: “VOA, datë 8.03.2018”:

Muzin deklaron se për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017 (si pjesë e detyrimit të vet për deklarim), kryerjen e tre pagesave për një total prej 675.000 USD, si me poshtë:

Pagesa e parë:

-Datë 24 mars 2017 (‘Biniatta Trade LP”) vlera 150 mijë dollarë.

Pagesa e dytë:

-Datë 27 mars 2017 (Partia Demokratike) vlera 25 mijë dollarë.

Pagesa e tretë:

Datë 9 qershor 2017 (Partia Demokratike) vlera 500 mijë dollarë.

Kur CNA.al analizonte FAKTET e lobimit të Bashës/ Berisha& Co

Muzin deklaron se kontrata me “Biniatt Trade LP (150.000 USD), ka lidhje me lobimin në favor të PD-së. Muzin e ka depozituar këtë kontratë si aneks bashkëlidhur deklarimit të vet si agjent i huaj, të depozituar më datë 14 nëntor 2017, duke deklaruar se po vepronte për llogari të Partisë Demokratike.

Kundërshtia qe rezulton nga analiza e kontratave te bera publike nga departamenti i drejtësisë.

Nga fakti i analizuar nga burimi VOA dhe analiza e kontratave te depozituara dhe deklaruara nga Biniatt ka diferenca ne data dhe shuma pagesash.

Sipas kontratës së datës 22.03.2017, midis PD dhe Stonington Strategies, a division of Muzin Capitol Partners, nënshkruar nga Basha personalisht, PD merrte përsipër tre pagesa në vlerë të përgjithshme prej 75 mijë dollarësh perkatesisht:

-Datë 22 mars 2017, vlera 25 mijë dollarë;

-Datë 22 prill 2017, vlera 25 mijë dollarë;

- Datë 22 maj 2017, vlera 25 mijë dollarë.

Me poshtë do analizohet se sa jane deklaruar si të paguara nga totali prej 75 mijë USD.

Sipas kontratës së datës 20 mars 2017, midis  Biniatta Trade LP dhe Stonington Strategies, a division of Muzin Capitol Partners, Biniatta merrte përsipër tre pagesa mujore dhe një pagesë të posaçme, në total 950 mijë dollarë, sipas kalendarit:

-15 mars 2017, vlera 150 mijë dollarë;

-15 prill 2017, vlera 150 mijë dollarë;

-15 maj 2017, vlera 150 mijë dollarë;

-Pagesa e posaçme ("Special Fee”):

-brenda datës 23 mars 2017, vlera 500 mijë dollarë.

Kur CNA.al analizonte FAKTET e lobimit të Bashës/ Berisha& Co

Lidhja e ketyre shumave dhe pagesave me PD bëhet nga deklarimet që Muzin ka bërë në departamentin e drejtësisë.

Analiza e deklarimeve te Bashës:

Basha deklaron se PD ka paguar vetëm 25 mijë dollarë në favor të Stonington Strategies dhe duket sikur kjo pagesë është publike dhe e deklaruar në përputhje me legjislacionin në Shqipëri dhe në SHBA. (Kjo pagesë nuk është deklaruar ne KQZ). Basha shton se PD nuk ka asnjë lidhje me Biniatta Trade LP, sepse nuk ka kontratë me të.

Kur CNA.al analizonte FAKTET e lobimit të Bashës/ Berisha& Co

Basha ka deklaruar më parë se shuma prej 500 mijë dollarë është kryer nga një fondacion shqiptaro amerikan, i cili ka bërë fund-reising midis shqiptarëve dhe me shumat e grumbulluara ka paguar Muzin.

Dhe në fakt në listën e pagesave që deklaron Muzin si të kryera nga Biniatta (për llogari të PD) rezulton midis të tjerave një shumë prej 500.000 USD.

Dyshimet:

1.Pse Biniatta ka kontraktuar 950 mijë dollarë shërbime, por deklarohen si te shlyera vetëm 150 mijë dollarë? (shiko “pagesa e parë” e referuar nga VOA)

2.Pagesa në vlerën 25 mijë USD konfirmohet si nga Basha ashtu edhe nga Muzin  (shiko “pagesa e dyte” e referuar nga VOA).  Pse Basha ka kontraktuar 75 mijë dollarë shërbime, (sipas kontratës së datës 22.03.2017, midis PD dhe Stonington Strategies, a division of Muzin Capitol Partners, ndërkohë që Basha njeh detyrimin dhe Muzin deklaron si te shlyera vetëm 25 mijë dollarë? Të dy duken të kënaqur me shlyerjen e 25 mijë USD dhe duket sikur e quajnë kontratën të mbyllur.

3.Pse Muzin deklaron se PD-ja ka paguar 500 mijë dollarë, kur nuk ka asnjë kontratë të lidhur me PD-në për këtë qëllim? (shiko “pagesa e trete” e refruar nga VOA).

Kur CNA.al analizonte FAKTET e lobimit të Bashës/ Berisha& Co

Më tej:

4.Pse Muzin deklaron nën përgjegjësi ligjore se kontrata me Biniatta Trade LP është lidhur për t’i shërbyer PD-së?

Kur CNA.al analizonte FAKTET e lobimit të Bashës/ Berisha& Co
Nik Muzin

5.Pse Basha deklaron se 500 mijë dollarë janë pagesa nga një fondacion shqiptaro-amerikan, por nuk jep asnjë të dhënë identifikuese as për fondacionin, as për donatorët e tij?

Gjëja e rëndësishme në këtë deklarim është se Basha ka  konfirmuar praktikisht, se pagesa e 500 mijë dollarëve është bërë në dobi të PD-së dhe se ai është në dijeni të saj.

Për këtë shumë përputhen deklarimet e Bashës dhe të Muzin. Me këtë pohim Basha indirekt konfirmon se palët kanë qenë jo vetëm dakord për shumën, por edhe për modalitetet e pagesës ashtu siç ajo është bërë në fakt.

Mjegulla rreth burimit nga ka ardhur kjo shumë, duket sikur zbulon se dhe Muzin dhe Basha e dinë se pagesa 500 mijë dollarë është e paligjshme për legjislacionin shqiptar ose/dhe për legjislacionin e SHBA-së.

6.Pse një kompani guackë, pa asnjë lidhje të dukshme me Shqipërinë dhe me autoritetet e saj, kryen një shpenzim të konsiderueshëm monetar për të promovuar Shqipërinë? Pse ky shpenzim devijohet si financim në dobi të PD-së dhe askush në PD nuk shfaq as shqetësim, as kuriozitet dhe as nuk ndërmerr asnjë hap për të sqaruar prapaskenën e këtij financimi?

7.Pse Muzin, eventualisht keqpërdor marrëdhënien kontraktuale me PD-në, për të fshehur  burimin e të ardhurave kundrejt autoriteteve të SHBA-së dhe për PD-në ky nuk përbën nevojë për të kontaktuar autoritetet amerikane dhe për të sqaruar pozicionin e PD-së?

8. Pse Basha deklaron se i ka bërë publike dhe i ka deklaruar shpenzimet e kryera në favor të Muzin, (Kontrata e datës 22.03.2017, midis PD dhe Stonington Strategies) kur kjo gjë nuk është e vërtetë?

Kontrata e datës 22.03.2017, midis PD dhe Stonington Strategies ka pasur objekt “hartimin dhe zbatimin e fushatës politike për zgjedhjet e vitit 2017”. Si e tillë ajo ka qenë objekt i detyrimit për raportim menjehere pas zgjedhjeve.

Kur CNA.al analizonte FAKTET e lobimit të Bashës/ Berisha& Co

Në të njejtën logjikë edhe shuma prej 500 mijë dollarësh, (pavarësisht se kush ka qenë burimi i financimit, Biniatta ose fondacioni anonim shqiptaro-amerikan), duhet t’i nënshtrohej jo vetëm raportimit, por eventualisht (nga faktet e reja te lidhura me pronesisne), ndalesave të rrepta ligjore.

Ligji shqiptar nuk lejon donacione në shuma më të mëdha se 1 milion lekë nga një burim i vetëm në fushatë dhe nuk lejon asnjë lloj donacioni pa plotësuar një seri kërkesash proceduriale si deklarimi me shkrim i donatorit, kanalizimi i donacionit në llogari të posacme bankare etj.

Fakti është se të gjitha shumat e paguara në favor të Muzin për llogari të PD-së, me dhe pa kontratë nuk janë raportuar nga PD-ja, as në zërin të ardhura, as në zërin shpenzime.

Kur CNA.al analizonte FAKTET e lobimit të Bashës/ Berisha& Co

Fakti eshte se PD-ja ne KQZ ka raportuar vetëm shpenzime të kryera për konsulencë në dobi të:

-Clearpath Strategies, në shumën 1.820.109 lekë;

-Barnes & Thornburg LLP, dy pagesa në shumën 6.385.000 lekë dhe 6.200.000 lekë.

Nga ana tjetër PD-ja është dëshkuar me masë administrative gjobë nga KQZ-ja për mosdeklarim edhe për:

-Konsulencë me kompaninë Murphy Vogel Askeë në vlerën 609.169 lekë sipas raportit të auditimit dhe në vlerën 663.769 lekë sipas raportit të monitorimit;

-Me kompaninë Barnes & Thornburg LLP në vlerën 6.000.000 lekë sipas raportit të monitorimit.

Gjatë seancës së shqyrtimit të shkeljes së Kodit për mungesën e deklarimeve sa i takon Konsulencës me kompaninë Murphy Vogel Askeë dhe me kompaninë Barnes & Thornburg LLP, përfaqësues e PS në KQZ refuzuan organizimin e një seance hetimore për çështjen e financimeve dhe kërkuan mbylljen e shqyrtimit me vendosjen e gjobës./CNA.al

21:46 DENOUNCEMENT

Video -

Ditën e djeshme nisi viti i ri shkollor. Sot emisioni ...

Lajmet e fundit nga