“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Ervis Martinaj, që prej 9 gushtit kur dyshohet të jetë zhdukur dhe që prej 11 gushtit kur familjarët kanë bërë denoncimin në polici, është kthyer në një serial horror.
Në këtë horror ku janë përfshirë njerëz të policisë, por fatkeqësisht është vetëm njëri i arrestuar, Jeton Lami, është përfshirë edhe politika.

Nga organet e drejtësisë nuk ka një version zyrtar se çfarë ka ndodhur me Martinajn, përveç thashethemeve të korridoreve të policisë e prokurorisë se e kanë vrarë dhe mbi të cilat thuhet se është hartuar edhe një raport, i shpërndarë nën dorë te gazetarët.
Po përse ky raport nuk zyrtarizohet, por jepet nën dorë në formë burimi, askush nga policia dhe Prokuroria nuk e thotë, duke shtuar kështu dyshimet se organet e drejtësisë e duan Ervis Martinajn të vdekur.
Pasi deri më tani të dhënat që janë shpërndarë në media, flasin për rrëmbimin dhe vrasjen e tij makabre dhe ndarjen në 6 copa.
Ndërsa policia dhe Prokuroria vazhdojnë të sillen inekzistente, në lojë është futur edhe politika.
Me 7 shtator, kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për rastin “Martinaj”. Ai i ka quajtur serial absurd lajmet që jepen në media për Martinajn.

“Si është e mundur që policia e shtetit ende nuk e ka një përgjigje për fatin e njërit prej figurave më të larta të krimit të organizuar në Shqipëri. Është e papranueshme që mediat çdo natë janë bërë si ‘Big Brother’, jo u vra, jo nuk u vra ai që ishte shumë i kërkuar nga policia. Lajme me luanë, me bamirës, me oligarkë, si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit në Shqipëri. Policia nuk di ende ta thotë ‘ore u vra apo nuk u vra’. Kush e ka penguar ta thotë? Kjo dilemë duhet të marrë fund sa më parë”, tha Rama.
Po në të njëjtën ditë, për Ervis Martinajn ka folur edhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Sipas tij, Martinaj është te lojërat e fatit, të cilat deri dje ishin ilegjitime, ndërsa tani pritet të legjitimohen.

“Shqipëria është një vend i pasigurtë, një vend në të cilin bandat godasin, në parlament bëjnë ligjet, në qeveri bëjnë vendimet, por në fakt një lidhje të madhe mes të triave ekziston. Sot Edi Rama porosiste Met Rrumbullakun, ku është Vis Martinaj. Ua them unë, ai është te lojërat e fatit. Pyesni Olsi Ramën se ku është. Martinaj ishte një biznesmen që u ngrit nga lojërat e fatit, të cilat deri dje ishin ilegjitime, ndërsa sot janë legjitime”, shprehej Berisha me 7 shtator.
Një ditë më pas, me 8 shtator, sërish ka folur kryeministri Edi Rama dhe i ka bërë apel policisë që të flasë.
“Është e papranueshme që për javë të tëra ekranet shqiptare janë bërë si BB i kronikës së zezë. Policia e shtetit nuk di ta thotë akoma u vra apo nuk u vra. Kush e ka penguar ta thotë të vërtetën. Nëse i kërkuari është vrarë t’i thuhet publikut që ky është vrarë. Nëse nuk është vrarë të gjendet, të kapet dhe t’i jepet drejtësisë”, ka thënë kryeministri.
Pas nëntë ditësh, me 17 shtator, Rama u shfaq në media i qetë, duke lënë të kuptohet se e dinte çfarë ka ndodhur me Martinajn.
Gjatë një komunikimi “online” me qytetarë dhe gazetarë, ka folur për ultimatumin që i ka dhënë drejtorit të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për të dhënë një përgjigje se ku ndodhet i shumëkërkuari, Ervis Martinaj.

Rama tha se duhet të kemi durim, se një përgjigje e kanë pak a shumë, por për t’u bërë publike, duhet të provohet.
“Nëse përgjigjja do të ishte aty dhe do të ishte fshehur, do të kishte dalë për 9 ditë. Duhet të kemi durim, sepse përgjigjja duhet të jetë me prova. Nuk është thjesht një përgjigje që pak a shumë e kemi që sot, por nuk mund të thuhet zyrtarisht pasi duhet të jetë e provuar”, tha Rama.
As kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk është ndalur nga deklaratat për Martinajn, duke u perceptuar nga jashtë se di diçka.
Në një dalje publike më 21 shtator, Berisha ka kërkuar që nëse Ervis Martinaj ëhstë në gjashtë copa të njoftohet familja e tij.

“Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është. E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmen i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i lojërave të fatit. Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në gjashtë copa në prokurori. Do thoni ju, nuk e tha Fuga, por e thanë Fugat e tij. Po kjo çfarë prokurorie është që thuhet se mban një trup me gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim? Sepse kontrollohet nga Rama. Nëse është në gjashtë copa, familja njoftohet. Është kod shekullor”, deklaroi Berisha.
Kur ka vetëm një ish-agjent policie të arrestuar dhe dhjetëra të tjerë në polici që dyshohet se janë paguar nga Ervis Martinaj dhe i kanë shërbyer atij, policia pavarësisht emërimit të drejtorit të ri, pavarësisht ultimatumeve të kryeministrit ende nuk ka një përgjigje.
Dje, kreu i policisë, Muhamet Rrumbullaku, është pyetur se kur do të flasin për Martinajn, por nuk ka pasur një përgjigje konkrete prej tij.

“Mund t’ju them që strukturat e Posaçme të luftës kundër krimit, në drejtorinë e përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Nuk mund të flasim pa pasur prova”, ka thënë Rrumbullaku.
Prokuroria e ka ndarë në 6 pjesë trupin e Ervis Martinajt dhe bashkë me raport e ka hedhur në media, policia nuk ka një përgjigje, politika po hedh gurin dhe fsheh dorën.
Prandaj pyetja është se kush nga këta po e mban peng Ervis Martinajn, fatin e tij, policia, prokuroria apo politika./CNA.al
Pas fjalimit në konferencën e “Global Fund”, Presidenti i ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka ma...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, me anë të një deklarate për ...
Policia e Tiranës ka liruar nga burgu mjeken dhe infer...
Letra me informacione nga furnizuesit me gaz kanë shkaktua...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka denoncuar media ...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dhënë një inte...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u është kundërpë...
Kryeministri Edi Rama, përtej politikës, ka folur për marr...
Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të p...
Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC),...
Eksperti i Çështjeve të Rajonit, Janusz Bugajski, në n...
Eksperti i çështjeve të rajonit, Janusz Bugajski, i ftuar ...
Gazetari Arian Çani ka hedhur dyshime mbi deklaratat e...
Gazetari Arian Çani ka komentuar sulmet kibernetike në...
Gazetari Ermal Mulosmani ka reaguar me tone të ashpra për ...
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar për arrestimin me zhu...
Profesori dhe mjeku Gëzim Xhepa ka reaguar pas arresti...
Një zyrtare e lartë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, pas diskutimeve me Si...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...