
Është parë i ndarë në gjashtë pjesë trupi i Ervis Martinajt, pas zhdukjes së tij të mistershme të denoncuar prej familjarëve në Polici, më 11 gusht 2022 – një muaj pas atentatit të ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku të vdekur mbetën tre persona, mes të cilëve Brilant Martinaj, familjar i afërt i Ervisit.
Sipas burimeve konfidenciale të "AP" pranë grupit hetimor, trupi i Martinajt është parë së bashku me atë të një miku të tij, i copëtuar në gjashtë pjesë.
Në detaje paraprake, mendohet se ai është nxjerrë nga një person i afërt nga banesa (fortesa) e tij, i cili e ka çuar drejt grupeve rivale, raporton AP.
Ajo banesë në Fushë-Kuqe, njihej edhe si vendi më i sigurt ku Martinaj strehohej dhe të afërmit, shpesh, e kanë quajtur edhe kështjella e familjes Martinaj.
Pikërisht prej dorës së tyre, mund të ketë ardhur edhe vrasja e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj.
Vendi ku ngjarja ka ndodhur është pranë Vorës.
Ndërkaq, detaje të tjera më specifike rreth ngjarjes, pritet të zbardhen nga organet hetimore, për çështjen.
Kush është Ervis Martinaj?
Emri i Ervis Martinajt është lakuar shpesh pas vitit 2013. Ai u denoncua për kanosje nga një komandant i forcave “Shqiponja” të Policisë së shtetit në Tiranë, me nisjen e operacionit “Fundi i Marrëzisë”, për lojërat e fatit. Pas denoncimit, ai u shpall në kërkim.
Ervis Martinajt asokohe, iu sekuestruan 400 makineri lojërash fati dhe disa automjete luksoze.
Ngjarja e vitit 2018 pranë një dyqani veshjesh në Tiranë, “Monopol”, ishte ajo, e cila do ta kthente në personazh Martinajn.
Ishte pikërisht data 4 tetor, kur Ervis Martinaj me një grup miqsh, do të futej në dyqanin Monopol, pas një konfliktimi me shtetasin Ervin Mata në një prej lokaleve të zonës.
Prej aty, jo të gjithë dolën të gjallë.
Viktimë, ishte një prej miqve të Martinajt, Fabian Gaxha.
Vetë Ervis Martinaj u plagos gjatë ngjarjes, së bashku me një person tjetër që e shoqëronte, Eljo Hato.
Vrasja e Brilant Martinajt në mbikalimin e Fushë-Krujës ndërkohë, solli në kujtesë edhe vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Xhulio Prela, i cili u ekzekutua siç mendohet nga Brilanti, më 29 dhjetor 2021.
Mes konflikteve të familjes Martinaj, ka qenë edhe kjo e vrasjes së oficerit të policisë në Lezhë.
Në bazë të rregullave kanunore në këto zona, një vrasje baraspeshohet me katër të tjera, të cilat e ndjekin.
Është ky rasti? Mundet!
Mirëpo, këtë herë, duket se numri i duhur ka qenë pesë, duke llogaritur tri viktimat e atentatit në Fushë-Krujë dhe gjetjen e trupave të Martinajt dhe një miku të tij, edhe pse ky i fundit, mund të ketë qenë thjesht një kolateral…
Policia ka proceduar penalisht një mjek në spitalin Ra...
15 persona janë shoqëruar në polici për atentatin e dj...
Gazmend Çela, ish-zëvendësdrejtori i Pasurive Publike ...
Policia e Burrelit ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i ...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik...
Kujtim Çaushi, 62-vjeçari i cili u arrestua pasditen e...
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e mbrëm...
Një 51-vjeçar nga Kurbini, ka humbur jetën tragjikisht...
Policja Anisa Kostani nga Elbasani, e cila “u bë e fam...
Një arsenal armësh është zbuluar këtë pasdite në Yrshe...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në rubrikën ‘Opinion’...
Vijon të jetë aktive prej orësh vatra e zjarrit në fsh...
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë f...
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, ka komentuar tre ngj...
Pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku u vranë Shpati Lena ...
Një sherr është regjistruar ditën e sotme në në qyteti...
Policia ka vënë në pranga një tjetër persona, në sajë ...
Dalin pamje nga atentati me dy të vdekur dhe një të pl...
Drogë me postë. Kjo është një nga mënyrat e trafikimit të ...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Elinta Garon, 29-vje...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...