Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Një muaj shkoi nga ekzekutimi i tre personave në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku humbën jetën tre persona.
Më 17 korrik 2022, një grup tejet i strukturuar, kreu një operacion ekzekutimi me detaje të përpikta. Askush, nuk u la pas i gjallë.
Tre emra u bënë me dije pas vrasjes së bujshme, por më së shumti në sy, ra veç njëri: Brilant Martinaj.
Familjar i afërt i Ervis Martinajt, Brilanti ishte veçse 22-vjeçar dhe mbi të rëndonin akuza për dy vrasje efektivesh apo ish-efektivësh policie.
Njëri, i la vendin tjetrin dhe sot, për Brilantin më nuk po flitet, por për Ervisin, mediat po gëlojnë.
Pse? Sepse ai, është shpallur zyrtarisht i zhdukur!
Gjithçka lidhet me Ervis Martinajn zhduket për të mos u gjetur më. Vetëm trupat e ekzekutuar (apo shkrumbuar) të miqve e familjarëve të tij, lokalizohen.
Nuk është i largët nëntori i vitit 2021, kur në kryqëzimin e zonës së njohur si “Astiri” në Tiranë, dy persona u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi.
Lidhja me Martinajn? Erigers Mihasi, mik i tij i ngushtë!
Stili ishte i njëjtë me atë të vrasjes së Brilant Martinajt e shoqëruesve të tij.
Ndjekje me veturë, ekzekutim, largim nga skena e krimit, djegie e automjetit në Thumanë, Fushë-Krujë a zonat përreth.
Pikërisht Fushë-Kruja është kthyer në epiqendrën e gjithë botës kriminale në Shqipëri dhe arsyeja, është e qartë: Ervis Martinaj, ndodhet (ose më saktë ndodhej) aty.
Mirëpo nga të dyja krimet identike për nga organizimi, asgjë nuk dihet, veç emrave të viktimave dhe lidhjeve që ata kanë pasur me Ervis Martinajn.
Policia e Shtetit, Prokuroria, asgjë nuk ka arritur të zbulojë. Edhe nëse po, asgjë nuk e ka publikuar.
"Albanian Post" ka komentuar me gazetaren e mirënjohur të kronikës, Klodiana Lala, dhe e ka pyetur pikërisht mbi “fenomenin” Martinaj.
“Për shkak të lidhjeve dhe përfshirjeve politike dhe kundërshtarëve shumë të fortë nuk është zbuluar asgjë”.
Kështu mendon ajo, e cila e ka ndjekur çështjen nga afër dhe ka qenë e para që ka raportuar zhdukjen e Martinajt dhe denoncimin që familjarët kanë kryer.
Sipas Lalës, zbardhja e krimeve, nëse bëhet, i ekspozon këta eksponentë.
Interesi publik i shoqërisë ka qenë shumë i lartë karshi çdo publikimi mbi jo vetëm Ervis Martinajn, por edhe eksponentë të tjerë të botës së krimit, si Nuredin Dumani, së fundmi i penduar i drejtësisë, apo Talo Çela.
E sërish, këtyre emrave, të cilët janë ndër më të kërkuarit në Shqipëri, u mbivendosen të tjerë edhe më të fuqishëm, me lidhje shumë të forta politike, të cilët drejtësia, nuk guxon as t’i përmendë e publikisht nuk njihen.
Kështu e mendojnë gazetarët më në zë të kronikës situatën, e cila përshkruhet jo pak herë edhe si një luftë e paprecedentë bandash.
Një nga një, të gjitha këto ngjarje po mblidhen e po bëhen pirg në dosjet hetimore, pa asnjë rezultat konkret.
Vetë kapja e Dumanit, zbuloi detaje, por në formë fragmentesh, pa një “puzzle” të qartë të tablosë së madhe të krimit, në të cilën Policia – zyrtarisht – nuk ka vënë ende asnjë formuese me peshë.
Zhdukja e Martinajt, sa paradoksale, aq edhe tronditëse nëse e vërtetë, e tregon fare mirë se gjithçka lidhet me të, ashtu si edhe gjithçka lidhet me grupet e strukturuara kriminale në Shqipëri, zhduket befasisht e nuk gjendet më.
Në Fushë-Kuqe ka rënë zija! Fortesa është thyer!
Pas, mbesin vetëm arkëmorte dhe emra të ekzekutuarish.
I njëjti fat edhe për Martinajn?! Kjo mbetet mister…
Një 16-vjeçare në Tiranë është larguar nga banesa dhe nuk ës...
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 shtetas italianë, të...
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Dibër, operacioni pol...
Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në vijim të kontro...
Një shtetas shqiptar është arrestuar në Britani, pasi u gjet...
Një burrë rreth moshës 40 vjeç ka pësuar probleme shën...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi te ...
Policia Kufitare e Sarandës ka konstatuar në plazhin e...
Gjatë javës që lamë pas u shoqëruan dhe u proceduan në...
Policia ka ndërhyrë gjatë një sherri mes dy bashkëjetuesve n...
Një person rreth të 50-ave është gjetur i mbytur në liqenin ...
Policia kufitare ka bblokuar gjatë ditës së sotme një ...
Një aksident është regjistruar rreth orës 20:20, në ak...
Një turiste është lënduar pasditen e sotme në vendin e...
Një sherr me thika mes disa personash raportohet se ka ndo...
Shënonte ora 13:50. Bledar Avdia me vajzën e tij 7-vjeçare...
Një aksident me vdekje është regjistruar rreth orës 22...
Admir Bejo, është 45-vjeçari që u gjet sot i plagosur ...
Policia e Kuçovës ka zbardhur detajet e para mbi plago...
Një person është gjetur i pajetë në lagjen numër 4 në ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...