Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Nga Stefano Marcelli
Vdekja e Ervis Martinajt (ose ndoshta, duke pasur parasysh që akoma nuk është gjetur një trup, do të ishte më mirë të flitej për zhdukje) dhe ekzekutimeve brenda rrethit të tij, të cilat kulmuan me vrasjen e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës një muaj më parë, mund të shënojnë fillimin e një zinxhiri larje hesapesh brenda botës kriminale shqiptare.
Mbreti i sallave të lojërave të fatit në fakt mendohet të ketë qenë viktimë e bandave rivale të shqetësuara nga rritja e tij e pandalshme dhe sulmet e tij të vazhdueshme.
Me pak fjalë, Martinaj do të kishte thyer ekuilibrat delikate që rregullojnë marrëdhëniet midis grupeve të ndryshme, kufizojnë sferat relative të ndikimit dhe kështu lejojnë zhvillimin e rregullt të bizneseve të ndryshme në botën e ekonomisë ilegale.
Kur kjo ndodh, në çdo sistem të krimit të organizuar, shpaloset ajo që ekspertët italianë e quajnë “lufta e mafias”.
Çfarë është një luftë mafioze? Ajo në thelb është një përplasje e përgjakshme pushteti që shërben pikërisht për të rivendosur ato ekuilibra, kur këto për ndonjë arsye prishen ose nuk bashkëndahen më.
Në fund do të dihet se kush fiton dhe kush humb, kush komandon, me çfarë aleancash dhe çfarë të drejtash dhe kush, i mundur, duhet të heqë dorë nga biznesi dhe territoret e tij dhe të tërhiqet.
Në Itali, grupi mafioz sicilian “Cosa Nostra” ka përjetuar shumë konflikte të këtij lloji.
Ato që kanë shënuar historikun e saj ishin në thelb dy: në të dyja rastet ishte përplasja mes periferive dhe qendrës së kontrollit të Komisionit, pra qendrës drejtuese të organizatës.
Lufta e parë mafioze shpërtheu në fillim të viteve 1960 kur “fisnikët e Palermos” të familjeve të Tommaso Buscetta-s (ai do të jetë më vonë i penduari i parë i madh që lejoi gjykatësin Giovanni Falcone të organizonte gjyqin kundër “Cosa Nostra"-s) nisën kursin e ri duke vendosur “Cosa Nostra-n” në qendër të trafikut të madh ndërkombëtar të drogës dhe heqjes qafe të bosëve të vjetër të shpërndarë nëpër Siçili.
Përplasja përfundoi me pak më shumë se 100 të vdekur.
Por lufta e madhe mafioze ishte e dyta.
Ajo që u luftua mes viteve 1981 dhe 1984 midis klaneve të periferive siciliane (i “Viddani”, fshatarët) të Corleones të udhëhequr nga Totò Riina kundër familjeve Bontade, Badalamenti, Buscetta dhe Inzerillo (këto të fundit të lidhura me familjen Gambino të New York-ut) të Palermos.
Palermitanët ishin më të pasur dhe më të fuqishëm, por korleonezët ishin gjakatarë dhe të gatshëm për çdo gjë.
Lufta shpërtheu më 23 prill 1981 me vrasjen, me urdhër të Riina-s, të Stefano Bontate-s.
Ndërsa ai po kthehej në shtëpi pas një feste për ditëlindjen e tij, u sulmua teksa ngiste një Alfa Romeo, model Giulietta 2000 dhe u vra nga një grup i armatosur me AK-47 dhe një breshëri plumbash.
Më 11 maj, Salvatore Inzerillo, i njohur si Totuccio, kreu i “familjes” së Passo di Rigano dhe me shumë “kushërinj” në anën tjetër të Atlantikut, në Cherry Hill, pra familjen Gambino, u vra.
Dy bosët e tjerë të fraksionit të Palermos, Buscetta dhe Badalamenti, ndoshta arrijnë të shmangin vdekjen rastësisht, vetëm sepse ato ditë ndodhen jashtë vendit.
Reagimi i mafies së Palermos u vonua. Klanet e kryeqytetit ishin shumë më të pasura se korleonezët, por nuk ishin gati të përballeshin me luftën.
Riina, nga ana tjetër, organizoi një ushtri të vërtetë, të gatshme për të vrarë dhe ndoshta edhe të vdesë për të.
Në muajt që pasuan, u vranë rreth 100 persona që besohej se ishin të afërt me familjet Bontate dhe Inzerillo.
Përplasja vazhdoi me vrasje deri në dhjetor të vitit 1984. Në fund do të kishte pothuaj 1 mijë të vdekur.
Ndër këta edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore si gjenerali Carlo Alberto dalla Chiesa (njeriu që kishte mundur Brigadat e Kuqe), deputeti komunist Pio la Torre (i cili kishte firmosur ligjin për krijimin e krimit për lidhje me mafien dhe regjimin e fortë të burgjeve për mafiozët).
Korleonezët e fituan atë luftë, duke vendosur kështu një regjim kontrolli absolut mbi “Cosa Nostra"-n.
Arritën të sfidojnë hapur shtetin italian duke vrarë magjistratë dhe policë dhe duke organizuar sulme në të gjithë Italinë.
Pavarësisht arrestimit të drejtuesve ushtarakë të organizatës, korleonezët janë ende në krye të “Cosa Nostra"-s me kreun e drejtuesve, të arratisurin Matteo Messina Denaro.
Një i ri 28 vjeç ka mbërritur i pajetë mbrëmjen e djes...
Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme në një pish...
Gjatë mbrëmjes së djeshme u vu në pranga autori i dysh...
Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjar...
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në f...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë te Vau i Dej...
4 turistë gjermanë, kanë mbetur të bllokuar ditën e so...
Një vajzë është raportuar e mbytur në ambientet e pish...
Dalin detajet e para nga ngjarja në Fier, ku një i par...
Një i paraburgosur ka ndërruar jetë ditën e sotme në L...
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga autorin e vrasje...
Një aksident masiv ka ndodhur rreth orës 15:20 të ditë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagje...
Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë ...
GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Bledar ...
Kundërshtuan punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të ...
Një djalë 7 vjeç ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme si...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme...
Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri me...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...