Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

Letra me informacione nga furnizuesit me gaz kanë shkaktuar frikë dhe tmerr te familjet në Brandenburg. Siç njofton radioja "Berlin-Brandenburg" një klient tani duhet të paguajë një çmim astronomik prej 1.515 eurosh në muaj në vend të 143 eurove, që paguante më parë për gaz për ngrohjen e shtëpisë së tij në periferi të Berlinit. Kjo është thjesht e pamundur për familjen. Furnizuesi i tij është një kompani mjaft e vogël që furnizon vetëm rreth 20.000 familje dhe prej kohësh ka joshur klientët me çmime të lira. Ndërsa tani, në krizën e madhe të furnizimit, kjo kompani është goditur mjaft rëndë.

Lajme të tilla, si këto nga Brandenburgu, tani kur po fillojnë stinët e ftohta, janë gjithnjë e më të shpeshta. Qendrat për Mbrojtjen e Konsumatorit këshillojnë klientët si familja nga Brandenburgu që të përdorin të drejtën e tyre speciale të ndërprerjes se kontratave dhe të kërkojnë një furnizues më të lirë. Por në treg aktualisht nuk ka gati asnjë furnizues shumë më të lirë. Familja e përmendur më në fund gjeti një kompani që e furnizon me gaz për rreth 700 euro në muaj.
Konsumatorët që e marrin gazin nga kompanitë më të mëdha janë ende relativisht mirë. Në Berlin, për shembull, ky është GASAG, i cili pretendon se ka rreth 800.000 klientë në kryeqytet dhe është furnizuesi më i madh komunal në vend.
Furnizuesit bazë mund të refuzojnë klientët e rinj vetëm nëse kanë probleme serioze ekonomike. Kompanitë e tjera më të vogla mund ta bëjnë këtë shumë mirë. Nga 1 nëntori, kompanitë e mëdha si GASAG nuk do të lejohen më të bëjnë dallime çmimesh midis klientëve të rinj dhe klientëve ekzistues.
"Askush nuk duhet të ngrijë!"
Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, GASAG ka rritur çmimet në mënyrë drastike, por jo aq shumë sa kompanitë më të vogla. Për një apartament me gati 110 metra katrorë, janë rritur çmimet nga 139 në 171 euro në muaj. Nga nëntori çmimet dotë rriten në 260 euro në muaj, që do të thotë gati dyfish më shumë.
GASAG është mjaft i kujdesshëm. "Askush nuk duhet të ngrijë, sado ftohtë të jetë”, tha kreu i kompanisë, Georg Friedrichs, në një intervistë për të përditshmen e Berlinit "Tagesspiegel". Por ai nuk ishte në gjendje të bëjë parashikime se sa do të rriten çmimet dhe kur.
Lindner: "Ndërtimi i një ure drejt normalitetit"
As ministri i Financave, Christian Lindner (FDP) nuk mund të ndihmojë në këtë çështje. Ai thotë se klientët e gazit duhet të përgatiten për periudha të vështira. "Ne supozojmë se në një të ardhme jo të largët, në vitin 2023, do kemi një normalizim të gjendjes, jo në nivelin e dikurshëm, por në nivelin e çmimit të gazit të lëngshëm në tregun botëror." Sepse shumë vende, duke përfshirë edhe Gjermaninë, po blejnë gjithnjë e më shumë gaz të lëngshëm, si zëvendësim për gazin e lirë rus. Rusia e ka ndërprerë furnizimin e Gjermanisë me gaz.

Lindner tha se çmimi i gazit "do të jetë sfidues", por "jo shkatërrues". Tani bëhet fjalë për "ndërtimin e një ure drejt një normaliteti të ri të rritjes së çmimeve të energjisë". Me fjalë të tjera: në terma afatgjatë, njerëzit duhet të mësohen me faktin se energjia, pra gazi dhe energjia elektrike, do të mbeten të shtrenjta.
Një nxitës tjetër i rritjes së çmimit të gazit është taksa shtetërore, e cila do të vijë më 1 tetor, ndonëse ende s'ka mosmarrëveshje në këtë çështje. Kjo do të thotë se klientët duhet të mbështesin kompanitë që duhet të blejnë gaz nga vende të tjera, për shkak të ndërprerjes së furnizimit nga Rusia. E çmimet e gazit në tregun botëror janë shumë më të larta. Ekspertët vlerësojnë se kjo shtesë do t'i kushtojë një familjeje mesatare rreth 600 euro të tjera në vit.
Por edhe këto çmime mund të ndryshojnë, nëse çmimet në tregjet ndërkombëtare vazhdojnë të rriten, që është një pasiguri tjetër. Shumë ekspertë parashikojnë se edhe çmimet e energjisë elektrike mund të dyfishohen. Me fjalë të tjera, pasojat e sulmit rus në Ukrainë do të godasin vërtet gjermanët në muajt e ardhshëm.
Kursimi i energjisë është e vetmja rrugëdalje
Kështu masa më efektive për të ulur kostot e energjisë mbetet: kursimi i energjisë. Fondacioni Warentest ka llogaritur se një familje me tre anëtarë mund të kursejë rreth 970 euro në vit për energji elektrike dhe gaz me vetëm disa masa.
Është e rëndësishme, për shembull, të zvoglohet koha e bërjes dushe të ngrohta dhe të blehen koka për dushe që kursen energji. Sipas testuesve të produktit, vetëm kjo ul kostot me rreth 770 euro në vit. Ulja e temperaturës mesatare gjatë ngrohjes nga 22 në 20 gradë sjell kursime prej 151 euro në vit. Kurdoherë që është e mundur duhet të hiqni dorë nga përdorimi i tharëses për flokë.
CSU kërkon kufizimin e rritjes së çmimit
Por fakt është që një pjesë e madhe e popullsisë do të ketë probleme me çmimet e larta. Çdo e dyta familje në Gjermani ngrohet me gaz. Prandaj partia CSU ka propozuar tani që të bëhet edhe kufizimi i çmimit maksimal të gazit për tre të katërtat e konsumit për ngrohje private.
"Për familjet private, do të ishte e mundur të kufizohej 75 për qind e gazit të shpenzuar më parë, me një çmim bazë për qytetarët," tha Alexander Dobrindt për gazetën "Augsburger Allgemeine". "Ndërsa sasia tjetër do ta paguhej me çmimin e plotë të gazit”, shtoi nënkryetari i fraksionit të partive të Unionit CDU/CSU. Por problemi këtu është që shteti do të duhet të paguajë këtë ndryshim. E kjo shkakton futje të reja në borxhe./DW
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka denoncuar media ...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dhënë një inte...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u është kundërpë...
Kryeministri Edi Rama, përtej politikës, ka folur për marr...
Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të p...
Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC),...
Eksperti i Çështjeve të Rajonit, Janusz Bugajski, në n...
Eksperti i çështjeve të rajonit, Janusz Bugajski, i ftuar ...
Gazetari Arian Çani ka hedhur dyshime mbi deklaratat e...
Gazetari Arian Çani ka komentuar sulmet kibernetike në...
Gazetari Ermal Mulosmani ka reaguar me tone të ashpra për ...
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar për arrestimin me zhu...
Profesori dhe mjeku Gëzim Xhepa ka reaguar pas arresti...
Një zyrtare e lartë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, pas diskutimeve me Si...
Një sipërfaqe me mbi 500 ullinj në Borsh është përfshi...
Lajmi i arrestimit të doktorit reanimator, Fitim Marku...
Ditën e sotme, nxënës, prindër dhe mësues të kolegjit ...
Takimi mes pedagogëve dhe ministres së Arsimit, Evis K...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reag...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...