Sulmi kibernetik/ Ish ministri:Nisi një muaj pasi sistemi iu dorëzua patronazhistëve
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi duke iu referuar ...

I pari që u mor në pyetje nga hetuesit për zhdukjen e Ervis Martinajt ishte babai i tij, Mustafa Martinaj. Ai tha se kishte humbur kontaktet me të birin, natën kur në telefonin e vëllait të tij Faikut, kishte mbërritur një mesazh nga Dubai.
Atë e niste “një mik që u donte të mirën”. Por babai i Ervis Martinaj nuk thotë në ç’mënyrë i mbante kontaktet me të birin, e shpallur në kërkim. Për zhdukjen ai akuzon në polici, Endrit Doklen dhe Nuredin Dumanin.
“Herën e fundit me Ervisin ka kontaktuar një njeri i afërt. Kontaktet me djalin i kam humbur më datë 9 gusht ora 19:30. Pas kësaj ore, ai nuk ka qenë në linjë. Zhdukja e tij sipas mendimit tim i takon orës 19:30 deri në orën 22:00 të datës 9 gusht 2022. Nuk kam asnjë dijeni për vendin dhe njerëzit që kanë marrë pjesë në rrëmbimin e tij. I afërmi që ka kontaktuar djalin nuk ndodhet në Shqipëri dhe mesa kam dijeni Ervisi nuk ka numër shqiptar.
Zanafilla e kësaj ngjarje lidhet me shpalljen e Ervisit në kërkim për krime të trilluara nga Nuredin Dumani. Sqaroj se ndërprerjen e komunikimit dhe të zhdukjes së djalit i kam marrë vesh nga i afërmi im i cili jeton jashtë shtetit. Dyshoj se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale” – ka thënë para hetuesve Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj.
Familjarët e Ervis Martinaj, nuk japin më shumë shpjegime për jetën që ai bënte. Një ndër këto dyshime lidhet edhe me hasmëritë që Ervis Martinaj kishte krijuar.
“Unë dyshoj se zhdukja e nipit tim Ervis Martinaj ka lidhje me grupe kriminale dhe individë që i ka përfshirë Nuredin Dumani. Në këtë histori është edhe Indrit Dokle. Ai mund te ketë organizuar gjithçka lidhur me zhdukjen e nipit” – ka thënë para hetuesve Faik Martinaj, xhaxhai i Ervis Martinaj.

Mbështetur në dëshmitë e familjarëve grupi hetues mori në pyetje edhe Endrit Doklen. Ky person doli edhe në dëshminë e Nuredin Dumanit që tha se ka qenë objektiv i shënjestrës së Martinajt. Por Dokle, ashtu siç pritej, mohoi të kishte lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.
“Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Dhe po kështu nuk kam asnjë konflikt me Ervis Martinaj” – është shprehur Dokle.
Sipas dosjes hetimore shfaqja e fundit publike e Martinaj, daton të jetë më 9 gusht në Tiranë. Kjo në ambientet e një qendre tregtare pranë Zogut të Zi. Vetëm disa ditë pasi ai ishte parë të lëvizte i lirë në Durrës.
Nga data 9 gusht, kur ai shfaqet në Tiranë dhe deri më 10 gusht që përkon me kallëzimin për zhdukjen e tij, nuk ka më asnjë shenjë.
Për fatin e një personazhi jo të zakontë, të ashtëquajtur “Mbreti shqiptar i lojërave të Fatit”, nga data 11 gusht prokuroria ka regjistruar edhe një vepër penale për “rrëmbim personi”.
Në të gjithë këtë histori, ato që nuk kishin si të mungonin, janë padyshim, teoritë konspirative. Një ndër to është edhe ekzistenca e një video, në pamjes e së cilës shfaqet trupi i copëtuar i Ervis Martinaj.
Një video që thuhet se qarkullon dorë më dorë, por që askush deri më sot nuk e ka parë. As vetë autoritetet ligjzbatuese që mund të konfirmonin vërtetësinë e saj./BW
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi duke iu referuar ...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa është thirrur dje ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha javën ...
Tragjedia e Himarës ku humbi jetën një 7 vjeçare pas godit...
Me 23 dhjetor 2021, zyrtarët e OSBE-së, kanë dhënë alarmin...
Ambasadorja Yuri Kim ka folur për mediat pas një konfe...
Prokuroria njofton se është arrestuar shtetasi me iniciale...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, gjatë një aktiviteti mbi h...
FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë s...
Mbi 64 mijë familje do të përfitojnë nga shtesa e ndihmës ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Mad...
Në seancën gjyqësore të dy ditëve më parë, ish agjenti i ...
Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Ki...
Eksperti i energjisë elektrike, Anduel Çekrezi ka bërë...
Dalin për herë të parë pamjet e të shumëkërkuarit Ervi...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka treguar si kryem...
Ervis Martinaj ka qenë financues i Partisë Demokratike...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një delaratë të fortë mbr...
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kryeministri i Ko...
Mes dokumenteve të publikuara pak ditë më parë nga hak...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...