LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prona me dokumente të falsifikuara/ Sekuestrohen 4950 m2 tokë truall në Ksamil

22 Shtator 2022, 10:21, Aktualitet CNA

Prona me dokumente të falsifikuara/ Sekuestrohen 4950 m2 tokë truall

Prokuroria njofton se është arrestuar shtetasi me iniciale Skënder Omeri, i dyshuar për falsfikim dokumentash për të marrë prona në bregdet.

Ai akuzohet për veprën penale parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.

Sipas të dhënave të deritanishme, ka dyshime se ky shtetas ka falsifikuar dokumentat e pronësisë për përfitimin në mënyrë të padrejtë të një sipërfaqe toke prej 4950 m2, ndodhur në Kasmil, Sarandë.

Në lidhje me këtë pasuri, organi i akuzes ka kërkuar sekuestron preventive, e cila është pranuar me vendim gjyqësor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë./CNA.al

Lajmet e fundit nga