
Partia Demokratike ka shpallur "Primaret", të cilat janë lexuar thjesht dhe vetëm si verdikt i votës. Çdo kontestim apo pakënaqësi do të shihet pas zhvillimit të procesit, por "Primaret" janë një proces vote.
Këtu u nda dhe Basha në ato gjoja “negociata” që bëri me përfaqësuesit e Berishës.
U tha se kërkonin një kandidat të vetëm por ajo që ndodhi ishte se, Luli dhe të tijët u tërhoqën nga negociatat duke kërkuar që Partia Demokratike të mos kishte kandidat vetëm nga "Primaret" pra me votim të drejtëpërdrejtë por duke përfshirë edhe sondazhet e të tjera si këto.
Negociatat dështuan. Lulzim Basha vazhdon presionin e tij në qytete delikate ku opozita ka shansin të fitojë, Luli fillon dhe shpall kandidatët duke përdorur Alibeajn, që e ka komanduar kryetar, por nga ana tjetër edhe inatçinjtë e vegjël, kandidatë që pretendojnë se mund të fitojnë.

Në 6 Mars kishin një iluzion se mund të fitonin dhe Berisha ishte i mbaruar me Ilir Metën. Në fakt doktori shkoi, dhe fitoi në Shkodër dhe në të gjitha bashkitë e tjera. Basha doli i treti. Një mesazh i qartë i demokratëve. Tani me veprimet që po bën Luli me tentativën për të marrë vulën, ama me lojërat e tij me kandidatë të emëruar për t’i shërbyer Ramës do të jetë më keq akoma, pasi kandidatët e tij do dalin të katërtët, ndoshta edhe më pak se kandidatët e pavarur që mund të dalin tek tuk apo diku mund të kenë më pak vota se votat e pavlefshme.
A thua se Basha nuk i di këto, por i di patjetër, kjo nuk ka më diskutim por shërbimi që ai po bën për të shaktërruar Partinë Demokratike apo për të rrëmbyer vulëmn e saj për interesa krejtësisht personale klienteliste dhe korrputive, nuk po ndalet.
Përveçse të protestojnë kundër Edi Ramës, përveçse të protestojnë kundër Qeverisë me 6 dhjetor apo më tej, gjatë fushatës duhet të protestojnë edhe kundër Lulit, aleatit të Ramës dhe kandidatëve të tij.
Demokratët dhe Berisha duhet të shkojnë të protestojnë në shtëpinë e Lulzim Bashës, duhet të protetsojnë në shtëpinë e Enkelejd Alibeajt, ditë pas dite, orë pas ore, 200 vetë këtu e 200 vetë atje.
Të protestohet kudo ku del Alibeaj, kudo ku del Gazment Bardhi, kudo ku del Lulzim Basha, kudo ku del Jorida Tabaku, në shtëpinë e saj, kudo ka kandidatë të emëruar nga Luli, në shtëpitë e tyre. Atje në Lezhë pretendohet se opozita mund të fitojë ndërkohë që po përçahet vota nga një kandidat i emëruar nga Alibeaj, t’i protestohet kandidatit në shtëpi.

Po tentohet të nxirret kandidat në Malllakastër, të protestohet në shtëpinë e kandidatit të Mallakastrës dhe t’i nxirren të gjitha dokumentat për paratë e marra nga Edi Rama për të kryer këtë shërbim.
Ky do të ishte misioni më i mirë që do të bënin demokratët për të treguar jo thjeshtë dhe vetëm se janë kundër Lulzim Bashës, se ky i fundit po i shërben Edi Ramës, se kandidatët e tij janë pazar, por thjeshtë dhe vetëm që të mos vidhet e abuzohet me logon e tyre, e cila ka një shumicë të përcaktuar qartazi dhe të provuar edhe në 6 mars, edhe me zgjedhje brenda partisë.
Në rast se duan të ikin nga PD-ja, mund të shkojnë ku të duan, të bëjnë partinë e tyre, të nxjerrin logon dhe vulën e tyre, të garojnë, të dalin të tretët apo të katërt, t’i shërbejnë Ramës si të duan, ajo është puna e tyre, është zgjedhja e tyre, sepse janë me një logo, me një sigël tjetër.
Por nuk mund të bëhen hajdutët e logos së PD-së, hajdutët e vulës së saj dhe ta përdorin për të shkatërruar vetë Partinë Demokratike dhe për të sulmuar vetë demokratët. Do të duhet që vetë demokratët t’ju shkojnë kudo ku i gjejnë, të protestojnë para tyre, ashtu siç protestojnë kundër Ramës./ CNA.al
Lulzim Bashës i ka dalë gjumi i pasdites, pasi kryemin...
Lulzim Basha, njeriu që çmontoi Partinë Demokratike dhe ho...
Njeherësh me rishfaqjen e Lulzim Bashës, janë shfaqur edhe...
As në 110-vjetorin e Pavarësisë, nuk janë shuar inatet bre...
Lulzim Basha, humbësi serial, së fundmi ka nisur të rishfa...
Opozita nuk tërhiqet nga protesta. Ndonëse kërkesa e t...
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, shkruan në rrjete soc...
Gjatë seancës së përbashkët të mbajtur mes deputetëve të K...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është larguar nga Kuvendi, ku ...
Në ditën që do të mbahet Samiti i BE-së, në Tiranë, opozit...
Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në mbledhjen e përbash...
Në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet ceremonia për mbledhjen...
Policia ka refuzuar kërkesën e PD-së, për protestën e 6...
Agron Kapllanaj është kandidati i parë i Lulzim Bashës...
Teksa Berisha pak ditë më parë e akuzoi për aferën me Bitc...
Agron Kapllanaj konfirmoi kandidimin si kryebashkiak i...
Deputeti Bujar Leskaj ka prezantuar tre kandidatët që ...
Një tjetër emër që do të hyjë në garën e "Primareve", ...
Gazetari Artan Hoxha, i cili është një nga gazetarët e...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë komuni...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...