Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Lulzim Basha ka vendosur të “zgjohet” dhe të bëhet aktiv. 9 vite në krye të PD-së, pasi nuk po ia llogarisim vitet e tjera kur ishte ministër dhe kryetar bashkie se atëherë ka pasur “shumë punë”, nuk i ka dalë koha të bëjë politikën e madhe. Tani Basha ka vendosur të kthehet “fuqishëm” dhe të merret me hallet e popullit.
Ka vendosur të merret me politikë, të komentojë ngjarje e situata, por këtë e bën nëpërmjet statuseve në "Facebook", se ka hall mos lodhet e konsumohet politikisht.
Sot ka reaguar duke kujtuar me mirënjohje poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, të cilët u ekzekutuan para 45 vjetësh nga regjimi komunist.
Gati një javë më parë ka reaguar duke dënuar të gjithë kriminelët që vranë e masakruan civilë të pafajshëm në Bosnjë dhe Kosovë.
Më 9 korrik, u ka uruar të gjithë besimtarëve Kurban Bajramin.
Më 7 Korrik ka folur në Parlament mbi rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë.
Më 4 korrik ka uruar pavarësinë e SHBA-së.
Më 2 korrik ka kujtuar 32-vjetorin e protestave masive në Kosovë dhe lëvizjen e shqiptarëve drejt ambasadave në vitin 1990.
E kështu me radhë.
Po të shikosh "Facebook"-un e Lulzim Bashës, gjen vetëm përkujtime, përvjetore vdekjesh e lindjesh.
Në 90% të postimeve i ka ngushëllime vdekjesh e përkujtime të ngjarjeve të ndodhura në periudhën e diktaturës.
Mesa duket deputetin Basha, i cili është në parlament me votat e shqiptarëve, nuk e shqetëson asgjë tjetër.
Nuk e shqetëson keqqeverisja e kryeministrit Rama, i cili po e zhyt vendin në krizë të thellë ekonomike, krizë e cila ka bërë bashkë qindra mijëra shqiptarë, të cilët protesojnë në shesh.
Nuk shqetësohet për çminin e karburantit që ka vajtur në stratosferë. Nuk shqetësohet për çmimin e vajit, miellit, orizit, bulmeteve dhe perimeve, të cilat rriten dita-ditës.
Nuk shqetësohet për mungesën e rritjes së pagave.
Nuk shqetësohet për ikjen masive të shqiptarëve çdo ditë nga Shqipëria.
Nuk shqetësohet për mungesën e ndihmës për fermeret, të cilët çdo ditë po hedhin produktet e tyre se nuk gjejnë treg në vendin tonë.
Nuk e shqetëson vjedhja e shekullit, skandali i inceneratorëve, ku nga taksat shqiptare janë gllabëruar miliona lekë nga një grusht njerëzish.
Nuk shqetësohet nga mungesa e rendit dhe qetësisë në vend, që ke frikë të dalësh në rrugë apo të ulesh të pish një kafe se të fishkëllejnë plumbat në kokë.
Nuk shqetësohet nga vështirësia në të cilën ndodhet turizmi, pasi varfëria dhe abuzimet në këtë treg, kanë ulur numrin e pushuesve.
Nuk e shqetëson asgjë nga hallet e shqiptarëve.
Nga hija ku mund të ketë zënë vend, sepse kohët e fundit jemi mësuar ta shikojmë vetëm me valixhe në dorë e nëpër pishina, pa prishur terezinë kujtohet të bëjë ndonjë status me ngushëllime e përkujtimore.
Lulzim Basha, përpara se të bëjë indiferentin duhet t'u kërkojë falje shqiptarëve, të cilët i gënjeu dhe mashtroi politikisht duke i lënë prej 9 vitesh në opozitë, ndërkohë që për të mbajtur veten në krye të partisë, bënte pazare, afera e marrëveshje me qeverinë në kurriz të demokratëve dhe besimit që ata i dhanë./CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Shqipëria u trondit sot nga një atentat me tri viktima...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përcj...
Pasi u largua me turp nga selia e PD-së, duket se ish-kreu...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka reaguar përmes një...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pasi ...
Partia Lëvizja e Re ka reaguar për procesin e integrim...
Deputetja Ina Zhupa ka reaguar me tone të ashpra ndaj ...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka paralajmëru...
Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar për procesin e int...
Fatbardh Kadilli ka shprehur dëshirën për të kandiduar në ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit në Kuvendin e...
Protesta e 7 korrikut ishte madhështore. Ajo u pa nga qyte...
Kuvendi nisi procedurën për zgjedhjen e avokatit të...
“Sudja” e Partisë Demokratike, vijon të jetë e dyzuar ...
Në konferencën për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha, ësht...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta kund...
Zv.kryeminsitri Arben Ahmetaj ka folur sot në lidhje me pr...
Në protestën e 7 korrikut, e cila ishte thirrur nga Partia...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...