“Mos hani bar”/ Berisha sërish ka një përgjigje për Yuri Kim
Në konferencën për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha, ësht...

“Sudja” e Partisë Demokratike, vijon të jetë e dyzuar në atë që protestat mund të sjellin opozitën në pushtet.
Gjatë një interviste me “Zërin e Amerikës”, Tabaku shprehet se shqiptarët duhet të protestojnë, duke tentuar të zbehë protestat, dhe shprehet se kjo nuk është e mjaftueshme për të marrë pushtetin.
Sipas leksionit të Tabakut, duhet një mendësi e re, që lidhet me faktin se demokratët duhet të afrohen dhe jo largohen.
Pjesë nga intervista
Zëri i Amerikës: Zonja Tabaku, Partia Demokratike, e drejtuar praktikisht nga zoti Berisha, ka paralajmëruar një valë protestash duke nisur nga shtatori. Ju jeni shprehur skeptike se përmes tyre opozita mund të vijë në pushtet dhe keni nënvizuar nevojën e një mendësie të re. Cila duhet të jetë strategjia e opozitës sipash jush?
Jorida Tabaku: Unë në Partinë Demokratike kam që fëmijë. Nuk jam e re në Partinë Demokratike dhe në politikë, pavarësisht angazhimit tim publik, që ndoshta mund të ketë qenë më aktiv vitet e fundit. Kur flas për Partinë Demokratike, flas se cila do të jetë më e mira dhe sot e kësaj dite mendoj që PD-ja është alternativa më e mirë. Nuk ka absolutisht asnjë alternativë tjetër që ka të njëjtën fuqi ndryshimi, mendimi, besimi që ka Partia Demokratike dhe unë preferoj që çdo gjë ta fokusoj në këtë drejtim. Besoj që shqiptarët duhet të protestojnë. Po, duhet patjetër të protestojnë. A ka arsye? Ka një milion arsye. Sot Shqipëria është më e varfër, më e vjedhur, të rinjtë po largohen. A ka gjëra që e shkundin qeverinë si rasti i inceneratorëve? Po, patjetër që duhet të protestojmë për këto gjëra, por nuk e shoh këtë si mënyrën e vetme sesi vihet në pushtet. Unë mendoj se mendësia e re lidhet me faktin se ne duhet të bashkohemi dhe jo të largohemi. Ne nuk e kemi luksin që të largojmë njerëz. Ne duhet të flasim më shumë për kundërshtarin sesa për veten tonë, ne duhet të pranojmë mendimin ndryshe. Ne duhet të jemi një parti e re, moderne, me atë që kërkojnë sot qytetarët për t’ju përgjigjur sfidave. Unë besoj se Partia Demokratike duhet të jetë zgjidhja dhe jo problemi, dhe për këtë arsye flas. Mendoj se protestat duhen patjetër por protestat nuk janë të mjaftueshme që ne të tërheqim shtresën e mesme, shtresën gri, që ne të tërheqim njerëzit të cilët fatkeqsisht, ndoshta nuk e kanë parë Partinë Demokratike si alternativë në të shkuarën. Unë mendoj që ne kemi një potencial të jashtëzakonshëm, të padiskutueshëm dhe për ta vënë këtë potencial në veprim, ne nuk duhet të mjaftohemi vetëm duke kundërshtuar qeverinë, por duke thënë edhe sesi do bëjmë ne më mirë. Cila është alternativa jonë, çfarë argumenti kemi ne, çfarë do ndryshojmë ne? Si do t’i bëjmë ne të rinjtë të jenë sot në Shqipëri. Për këtë mendoj se ka nevojë për një mendësi të re, ka një nevojë për t’i bërë gjërat ndryshe dhe ka nevojë që neve të hapemi. Ka nevojë që neve të kalojmë çdo lloj sfide të momentit së pari, por së dyti të ngrihemi në nivelin që kërkon sot Shqipëria./ CNA.al
Në konferencën për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha, ësht...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta kund...
Zv.kryeminsitri Arben Ahmetaj ka folur sot në lidhje me pr...
Në protestën e 7 korrikut, e cila ishte thirrur nga Partia...
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka dhënë një ...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka dalë në mbështetje...
Ka disa personazhe në politikën shqiptare, që pa asnjë kon...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Rudina Hajdari...
Në seancën e sotme parlamentare Elisa Spiropali, Mi...
Drejtuesit e politikës kanë filluar të “luajnë” me simboli...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Arben Ristani, theksoi se...
Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ndodhet në...
Mazhoranca është në sinkron për sa u përket sulmeve nd...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka folur në Kuvend ...
“Tërmeti” i dosjes "184," Damian Gjiknuri, sekretari i...
Në fjalën e saj në Kuvend, Ministrja e Marrëdhënieve me Pa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premt...
Ish-kryeministri ka folur me tone të ashpra në Kuvend,...
Deputeti Erion Braçe ka vijuar të bëjë rolin e opozita...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...