“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...

Një tjetër emër që do të hyjë në garën e "Primareve", është Armend Dervishi.
Në një deklaratë për mediat, Dervishi është shprehur se një nga arsyet pse ka vendosur të garojë është për shkak të gjendjes së mjerueshme në të cilën ndodhet qyteti i Durrësit.
"Të nderuar bashkëqytetarë të Durrësit, ju përshëndes përzemërsisht.
Përshëndes themeluesin e PD-së që demokratizoi këtë proces të primareve, duke i mundësuar të rinjve si unë hyrjen në garë dhe mundësinë për të kontribuar për vendin tonë.
Unë quhem Armand Bedri Dervishi, kam mbaruar studimet në një nga vendet më demokratike të botës (Mbretërinë e Bashkuar - Londër) për Financë-Bankë dhe Kontabilitet dhe jam diplomuar me grada te larta.
Në Angli gjithashtu kam zhvilluar një karrierë të suksesshme në fushën profesionale dhe në biznes.
Kam vendosur të paraqes kandidaturën time për Bashkinë Durrës.
Këtë veprim e ndërmarr duke parë gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet qyteti ynë. Papunësia, përmbytjet, zhvatjet e hapësirave publike, infrastruktura e degraduar, parkingje të munguara, një turizëm në nivelet më të ulta në historinë e qytetit, gjendje ekonomike e mjeruar, ky është realiteti që une dhe qytetarët e Durrësit hasin çdo ditë.
Vazhdimisht dal në terren, dhe shpesh kam takuar qytetarë që u vijnë faturat e dritave dhe e ujit më shumë se pensioni që marrin në muaj.
Studentë që detyrohen të lënë studimet nga gjendja ekonomike e mjerueshme pa asnjë mbështetje nga Bashkia. Studentë që kanë mbaruar studimet, por nuk u ofrohet punë dhe asnjë llojë shprese për të ardhmen.
Çfarë mund të bëjnë tjetër këta durrsakë dhe shqiptarë veçse të detyrohen te marrin rrugët e emigrimit, deri aty sa rrezikojnë edhe jetën për t’u larguar nga atdheu i tyre.
Shpesh pyes veten: pse duhet këta të rinj të ndjehen kaq të dëshpëruar dhe ta braktisin vendin e tyre duke shpopulluar këtë qytet 3 mijë vjeçar.
Durrësi, ky qytet historik dhe me potencial ekonomik të lartë, i një rëndësie strategjke ekonomike të veçantë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin, duhet të jetë motorri ekonomik dhe i zhvillimit i të gjithë vendit.
Por, në këtë gjendje te mjerueshme ku e kanë sjellë, nuk u ofron as mundësitë minimale qytetarëve të tij. Edhe Porti, e vetmja mënyrë për të siguruar ekonominë dhe punësimin e qytetarëve të Durrësit ndër qindra vite, po u zhvatet qytetarëve nga duart në mënyrë spektakolare, pa garë dhe me zero transparencë.
Unë si i ri dhe djalë i këtij qyteti, ju premtoj sot që do të punoj me ekspertët e fushave të ndryshme, vendas dhe të huaj, dhe do të bej çdo gjë që qytetit të Durresit t’i kthehet shkëlqimi dhe zhvillimi që meriton.
Qytetarëve do t’u rikthej besimin, do t’u rikthej hapësirat publike, rimodelimin e infrastruktës. Nuk mund të vazhdohet më me vjedhje fondesh, me investime me shuma marramendëse në letër dhe asgjë konkrete.
Të punojmë së bashku me gjithë potencialet tona, për një Durrës me turizëm të niveleve europiane, që të mund të krijojmë mundësinë e hapjes të sa më shumë vendeve të punës për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët e Durrësit, me rroga dhe kushte të standardeve europiane.
Problemet e Durrësit i vuajnë të gjithe qytetarët, si te majtë edhe të djathtë, përmbytjet në Durrës nuk njohin kahe politike.
Unë premtoj që do të jem një administrator i përgjegjshëm, do të punoj për çdo qytetar të Durrësit, pa asnjë dallim politik, prandaj u bëj thirrje të gjithë durrsakëve të dalin dhe të përdorin të drejtën e tyre të shenjtë, duke votuar për kandidatin që ata pëlqejnë, për kandidatin që reflekton shpresë dhe tek i cili ata besojnë.
Shpeshherë dëgjoj që ky vend nuk behet,
Po po, ky vend bëhet, Durrësi bëhet, por vetëm duke u bashkuar të gjithë kundra kësaj të keqe të madhe që e ka gjunjëzuar qytetin tonë për vite me rradhë.
Ndaj kërkoj mbështetjen e çdo simpatizanti dhe anëtari të Partisë Demokratike Dega Durrës, si një i ri i pastër, me entuziazëm , energji dhe me dëshirën e madhe për të kontribuuar sa më shumë për qytetin tonë.
Bashkë do ia dalim", tha Dervishi./ CNA.al
Gazetari Artan Hoxha, i cili është një nga gazetarët e...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë komuni...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shpreh...
Kreu i Partisë Demokratike ka paralajmëruar se do të zhvil...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka treguar arsye...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur se ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur s...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur ngus...
Ish-presidenti Bamir Topi, ka dhënë këshilla për opozi...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka...
Ish-Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir B...
Servet Duzha ka prezantuar kandidaturën në Primare për...
Albert Mëlyshi ka prezantuar kandidaturën në Primaret ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur i shqetësuar jo...
Së fundmi kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka thë...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është pyetur lidhur me...
Kreu i PD-së ka thënë se e ka marrë përgjigjen nga policia...
“Ai që quhet investitor strategjik, thotë se do investojë ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme pë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përshëndetur deklaratën e K...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...