
CNA ka qenë një nga mediat kryesore, e cila ka ndjekur, ka investiguar dhe ka raportuar për aferën e shekullit, atë të inceneratorëve.
Fillimisht afera mohohej, thuhej se nuk ishte korrupsion, ishte sukses, denoncimi bëhej pa ditur të vërtetën, fshiheshin fakte e prova, tregoheshin foto të një kazani me naftë që po ndërtohej në Elbasan, i cili është ende jashtë funksionit sot pas 10 vitesh, edhe pse janë paguar rreth 24 milionë euro.
Më pas u shkua në Fier te një incenerator, i cili kontratën e ka në vitin 2016 dhe sot pas 8 vjetësh kur janë paguar rreth 34 milionë euro ende nuk ka përfunduar, pasi duhen rreth 3 milionë shtesë. Dhe në Tiranë, ku sot pa 7 vjetësh nga kontrata koncesionare incenerator nuk ekziston, por janë marrë të paktën 130 milionë euro.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA dhe shumë dokumenteve apo mënyrës se si ne e kemi ndjekur investigimin, gjithçka ka pasur 3 drejtime kryesore, të cilat janë dhe 3 pikat që zbardhin aferën e inceneratorëve dhe përgjegjësit nga më i vogli deri tek ai më i larti.

Së pari, kemi ndjekur paratë.
Kemi treguar me fakte dhe prova se si janë shpërdoruar dhjetëra miliona euro për mediat, për propagandë, se si janë përdorur miliona euro të tjera për fluturime, jahte, charter e kështu me radhë. Kemi treguar se si janë bërë rrush e kumbulla paratë e taksave të shqiptarëve apo është abuzuar me paratë që paguanin bizneset për dherat, duke çuar lekë me çanta për propagandë, apo se janë blerë dhe korruptuar zyrtarë, janë miliona euro në Elbasan, Fier apo në Tiranë.
Së dyti, është zbulimi i pronarëve.
Pas çështjes së ndjekjeve të parave, e cila duhet të jetë dhe thelbësore në SPAK për të gjetur ku kanë shkuar lekët e shqiptarëve, e dyta ishte pronësia.
Qeveria, propaganda thoshin se ishte një kompani holandeze, po vinin investitorë seriozë të huaj, kur në fakt pas kompanisë në Holandë fshihej Klodian Zoto si themelues me Mirel Mërtirin "trurin e inceneratorëve".

Ky i fundit e drejton sot kompaninë nga Vjena duke qëndruar në hije nga Holanda nëpërmjet një strukture, ku ka vendosur administratorët e tij, ku edhe pse ka shitur aksionet në mënyrë formale për të gjetur investitorët, ai vazhdon ta drejtojë kompaninë dhe CNA e ka treguar me fakte dhe dokumente ekskluzive.
Pronësia është e rëndësishme për të ditur se kush janë njerëzit që qarkullojnë këto para, janë vërtetë investitorë të huaj seriozë apo fshihet një mashtrues shqiptar që me skemat e tij po i merrte disa para qeverisë, po gjente një investitor diku jashtë vendit dhe po fitonte disa dhjetëra miliona euro, pasi afera e inceneratorëve me çështjen e dherave dhe zërat e tjerë jo të përcaktuar mirë në çmime dhe vlera në kontratë, shkon në 1 miliard euro.
Së treti, është procedura.
Kush e propozoi inceneratorin dhe landfillin e Tiranës? Pse u hoq dorë nga landfillimi dhe u shkua tek inceneratorët? Cila është procedura e ndjekur? Kush e zbatoi? Kush e hartoi kontratën? Kush e firmosi?

Cilët ishin mbështetësit që e shtynin përpara që të firmosej kjo kontratë, e cila ishte një aferë më vete, ku privati ia kishte me hile shtetit dhe shteti ia kishte me hile privatit? Një kontratë ku lejohej vjedhja dhe abuzimi. Kush e zbatoi procedurën pas firmosjes së kontratës?
Kush ishin personat përgjegjës që duhet ta monitoronin?
Pse u shtuan edhe bashkitë e tjera të Qarkut Tiranë në shkelje të ligjit, kur në fakt ligji përcakton mirë si trajtohen mbetjet sipas njësive vendore.
Këto janë 3 pikat kryesore, ndjekja e parave, pronësia dhe procedura.
Këto të tria mjaftojnë të hetojë SPAK-u dhe t’u japë përgjigje këtyre pikave.
Kush është pronari i vërtetë? Deri tani na ka thënë se është Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto pronari faktik.
Kush janë bashkëpunëtorët e tyre në politikë? Cilët janë përgjegjësit për abuzimet me financat e kësaj kontrate, miliona eurot? Ku shkuan? Cilët janë personat e përfshirë, zyrtarët?
Cila është përgjegjësia e Bashkisë Tiranë dhe e qeverisë?
Pse nuk u amendua një kontratë e rregullt për çështjen e plehrave? Por u firmos një marrëveshje ku Bashkia e Tiranës u kthye në punonjëse të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, duke dhunuar në mënyrë kriminale biznesin privat, për t’i marrë miliona euro për t’i çuar në xhepin e Mirel Mërtirit?
Me kë ndaheshin këto para të Mërtirit dhe Zotos?
Janë shumë pyetje që SPAK-u duhet t’u japë përgjigje dhe gjithçka e zbulon thjesht dhe vetëm duke mësuar personat e përfshirë në procedurë, përfituesit e parave dhe pronarët faktikë të vërtetë të landfillit të Tiranës, kuptohet dhe bashkëpunëtorët e tyre./ CNA
Someone said that the arrival of Antony Blinken was a ...
Me zë dhe figurë, në dy ekrane të ndryshme, te Syri TV...
The visit of Antony Blinken, the American Secretary of...
It is enough to listen or re-listen several times to t...
Alma Kaçi, after being sentenced to 1 year in prison b...
The American Secretary of State, Antony Blinken, comes...
The Socialist Party convened the Assembly, meetings th...
Debati i ineneratorëve është shumë i gjerë pasi shumë ...
The "excellent" Lul appeared today at a press conferen...
Në një shkrim të gjatë në median e Carlo Bollino-s të ...
In a country where the culture of paying taxes is weak, wh...
Mbledhjet e Ekspertëve të Nivelit të Lartë, gjatë muaj...
One of the left-wing analysts, Andi Bushati, known mor...
CNA published a full material based on information obt...
The institution that emerged from the Justice Reform, SPAK...
Perhaps few know the person who has been at the head of th...
The staff of the Parliament of Albania has been stunne...
Nga Dumani pritet një drejtësi me standarde. Kjo është...
Now more is really expected from SPAK. The internation...
The chairman of the informal working group, which is p...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Two internationally wanted persons have been arrested in D...
A person has been arrested in Përmet after he had adapted ...
A police officer was reportedly raped the night before in ...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Viktor Orbán had taken measures in case he lost power — at...
Anyone who examines the draft federal budget for 2027 and ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
More than 800 wildfires continue to burn across Canada, wh...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...