
Mbledhjet e Ekspertëve të Nivelit të Lartë, gjatë muajve të diskutimit të Reformës në Drejtësi, zhvilloheshin në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetar i Kuvendit ishte Ilir Meta, por ekipi i ekspertëve ishte zgjedhur personalisht nga Fatmir Xhafaj, në atë kohë Kryetar i Komisionit të Ligjeve.
Edhe stafi i Kuvendit i angazhuar me asistimin filtrohej nga Fatmir Xhafaj. Nga ai staf u promovua për shembull Etilda Gjonaj, dikur një këshilltare mëse e zakonshme, pa asnjë të dhënë të veçantë përveç faktit që ishte staf besnik i Fatmir Xhafajt.

Të gjithë i përkasin jo vetëm të njëjtës shkollë juridike të Fatmir Xhafajt, të njëjtit mentalitet juridik të vjetëruar, por i bashkon të gjithë besnikëria ndaj shallit të kuq që së fundmi u shfaq rrëzë qafës së Sokol Sadushit.
Me propozim të opozitës së kohës u kërkua që ligjet e reformës të parashikonin ndalimin e përfshirjes së ekspertëve në postet e organeve të drejtësisë së re. Dispozita është ende aty, megjithëse nuk dallohet mire pasi i kanë përmjerë sipër të paktin këta të pestë që listuam më lart.
Sokol Sadushi, Artan Hoxha, Ilir Panda, Arben Rakipi dhe Alfred Balla, përpara se të përzgjidheshin nga Fatmir Xhafaj si ekspertë të Nivelit të Lartë, kishin qenë pjesë e sistemit te drejtësisë. Të gjithë ata që reforma i gjeti në sistem, ju nënshtruan dhe i nënshtrohen vettingut të pasurisë, profesionalizmit dhe pastërtisë së figurës.

Dispozitat e vetingut synonin gjithë magjistratët përveç këtyre. Sepse këta kur u shkruajtën dispozitat nuk ishin magjistratë. Dhe këta shkruajtën që vetingu do bëhej veç për ata që dispozitat i gjenin magjistrat. Jo edhe ata që kishin shirë më parë në sistem.
Kush kishte vjedhur më parë, qoftë edhe deri 3 muaj më parë se të hynin ne fuqi ligjet e reformës nuk quhej hajdut. Me këtë formulim katër ekspertët, Sadushi, Panda, Rakipi, Hoxha dhe Balla i kanë përmjerë sipër edhe dispozitave të vetingut.
Për ata që hynin në sistem nga jashtë nuk do bëhej veting. Kështu e shkruajtën ekspertët e nivelit të Lartë.
Sokol Sadushi, kreu i Gjykatës së Lartë, doli nga sistemi kur duhet dhe rihyri kur i duhej, PA VETING. Do rrijë në sistem derisa të mbushë moshën e pensionit.
Ilir Panda, zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë doli nga sistemi kur duhej dhe rihyri në sistem kur i duhej, PA VETING. Do rrijë në sistem derisa të mbushë moshën e pensionit.
Arben Rakipi, gjeti shtegun e vet dhe qëndron në një post ku gëzon statusin e magjistratit, por "meqë shoqnia e ndante këtë punë", e ka marrë postin dhe qëndron ne detyre PA VETING. Edhe ai do durojë derisa të mbushë moshën e pensionit.
Gent Ibrahimi, drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, hyri në sistem si kryetar i KLP, PA VETING. Do qëndrojë në karrigen e gjyqtarit të Gjykates Kushtetuese PA VETING derisa të mbushë moshën e pensionit.
Alfred Balla, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është pjesë e sistemit të drejtësisë dhe me manovrat e tij arriti të mos i nënshtrohej procesit të Vettingut. Balla mundi të sfidonte ONM-në dhe Komisionerin Publik për vettingun, dhe kjo falë mbështetjes së KPK-së.
Ne vitin 2016, slogani i grupit të ekspertëve të Fatmir Xhafajt ishte: "Në mos sot, kur/ në mos ne, kush". Dhe mos kujtoni se do dalin në pension e do shpëtoni prej tyre!

Jo më kot janë po këta që kanë kapur edhe Shkollen e Magjistraturës edhe fakultetin juridik. Edhe "brezi i ri" i magjistratëve po përzgjidhet nga këta mes femijëve të baballarëve me shallin e kuq rreth qafës./CNA
One of the left-wing analysts, Andi Bushati, known mor...
CNA published a full material based on information obt...
The institution that emerged from the Justice Reform, SPAK...
Perhaps few know the person who has been at the head of th...
The staff of the Parliament of Albania has been stunne...
Nga Dumani pritet një drejtësi me standarde. Kjo është...
Now more is really expected from SPAK. The internation...
The chairman of the informal working group, which is p...
Last week CNA revealed the scheme of the majority to c...
CNA has reported on the recent moves of the majority t...
He is not the first official of the Socialist Party to tak...
The majority has prepared the formation of an "Ad Hoc"...
Elisa Spiropali has made her reaction, after some news...
There is a clear tune, there is the same political mel...
The parliamentary inquiry was the only power outside t...
In an appearance on her screen, at one of the shows wh...
An Albanian phenomenon that you can see as a media segment...
The affair of the incinerators is one of the biggest c...
The "McGonigal" case has returned to the public and politi...
In a meeting with ministers and heads of parliamentary...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Two internationally wanted persons have been arrested in D...
A person has been arrested in Përmet after he had adapted ...
A police officer was reportedly raped the night before in ...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Viktor Orbán had taken measures in case he lost power — at...
Anyone who examines the draft federal budget for 2027 and ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
More than 800 wildfires continue to burn across Canada, wh...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...