
Në një shkrim të gjatë në median e Carlo Bollino-s të paguar nga kompania e inceneratorit të Tiranës me disa dhjetëra mijëra euro, zbulohet një fakt i ri që ndoshta do të ndihmojë edhe më tepër prokurorët e SPAK-ut në lidhje me zbulimin e së vërtetës për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Në një shkrim të gjatë ku Bollino përpiqet që ngrejë gënjeshtrën e radhës për të vërtetën e madhe për inceneratorët, mes rreshtash jep këtë detaj.
"E megjithatë siç e pamë (në ndryshim nga Argita që përveç ndonjë gafe nuk i shpëtoi asnjë sekret) Arben Ahmetaj pa e pasur mendjen, zbuloi mëkatin e tij: Pra që është ai informatori politiko-mediatik në skandalin e inceneratorëve dhe duke treguar urrejtjen e tij për Erjon Veliajn që e përjashtoi nga projekti i Tiranës (ja pse si ministri e refuzoi), konfirmoi atë që dyshohej prej kohësh, domethënë se kjo është arsyeja e saktë pse ministri nxorri nga sistemi i kryeministrisë informacionet e duhura dhe për hakmarrjen dorëzoi gjithë dokumentat që dispononte duke u shndërruar në një bashkëpunëtor-i papenduar i hetuesisë së Rithemelimit. Ky fakt u konfirmua sot edhe nga vetë Sali Berisha i cili edhe nje here është betuar mbi pafajsinë e ish zv.kryeministrit: ''Me fjalën e tij mbrëmë, në intervistën e tij, Arben Ahmetaj foli shumë. Pati sot tek, tuk gazetarë që shkruan se nuk paraqiti fakte. Të dashur gazetarë dhe gazetare, dokumentet, faktet zyrtare i ka paraqitur gjatë një periudhe nga korriku gjer sot, me qindra dokumente PD-ja'' deklaori Berisha", thuhet në shkrimin e Bollinos.
Bollino në shkrimin e tij na thotë se Ahmetaj është informatori i dosjes së inceneratorëve dhe këtë e ka bërë sepse urren Erion Veliajn, që e përjashtoi nga projekti i Tiranës, duke pretenduar se kjo ishte arsyeja që Ahmetaj kishte bërë refuzimin e inceneratorit të Tiranës.
Thënë më qartë, sipas Bollino-s, Veliaj kishte pushtetin dhe fuqinë, të përjashtonte ministren e Financave nga një projekt për të cilin kishte një vullnet të qartë të partisë në pushtet (Rilindjes dhe 99-çave).
Sipas Bollino-s dhe gënjeshtrave të tij të pandalshme në lidhje me aferën e inceneratorëve (fakt që e zhyt edhe më thellë bashkëpunimin e Bollino-s me të tjerë) është Arben Ahmetaj që paska nxjerrë dokumentet dhe ia paska dhënë hetimit të Rithemelimit.

Në fakt, dokumentet e para që ta mësojë Bollino & CO janë publikuar nga BIRN, Ylli Rakipi te “Të Paekspozuarit” dhe CNA, pra përpara se Rithemelimi të ekzistonte.
Që Bollino të qetësohet shpirtërisht së bashku me gjobaxhinjtë e tij që ka strehuar në redaksi, tezat e tij thjesht dhe vetëm pushkatojnë pa gjyq Erion Veliajn dhe i japim argumente dhe fakte të reja SPAK-ut.
Së pari, dokumentet e publikuara nga CNA në lidhje me inceneratorin e Tiranës, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, fillojnë që nga viti 2015 me ujësjellësin e Korçës.
Inceneratori i Elbasanit është denoncuar në vitin 2016, apo edhe më parë. Po në atë kohë është denoncuar inceneratori i Fierit që ishin të njëjtët persona dhe e njëjta skemë.
Në vitin 2018 dhe 2019 është denoncuar inceneratori i Tiranës, ku sërish CNA ka zbuluar se pas skemës së inceneratorëve qëndrojnë të njëjtët njerëz, Klodian Zoto, italiani Ernesto Granelli, Mirel Mëriti dhe të tjerë njerëz.
Në atë kohë na thanë se ishte Paul Wurth, po ne e vërtetuam se ishim të njëjtët persona dhe këtë e kemi bërë me dokumente zyrtare, të cilat propagandistët gbelsianë të Rilindjes mund t’i gjejnë kollaj “online”, mjafton të punojnë dhe jo të marrin para korrupsioni nga inceneratorët, të paguara nga shqiptarët e varfër.
Në shkrimin e tij Carlo Bollino pretendon se është Rithemelimi që ka thelluar çështjen e inceneratorëve 2 apo 3 vitet e fundit. Në fakt historia fillon nga viti 2015, 9 vite më parë dhe më pas është thelluar me investigime publike deri te kallëzimet penale ndaj inceneratorëve të filluara nga Nisma Thurje, pasuar nga LSI dhe PD e Bashës dhe së fundmi edhe Rithemelimi.
Basha foli shumë pak për inceneratorët kur ishte në krye të PD-së. Njerëzit afër tij janë të përfshirë në aferë tek Eco Park-u i famshëm i Porto Romanos. Ishin ata njerëz që i mbyllën gojën Lulzim Bashës, siç donte Mirel Mërtiri, siç donte Erion Veliaj, Edi Rama, siç donte propaganda gbelsiane e paguar nga inceneratorët.
Dokuemtenet e publikuara nga CNA, të cilat janë administruar nga SPAK-u janë të gjitha materiale unike, të cilat janë kontrata, shitje aksionesh, struktura kompanish, emërime, komandime që zbulojnë se vërtet “truri” i inceneratorëve ishte Mirel Mërtiri dhe ky i fundit kishte korruptuar të gjithë sistemin politik të mazhorancës. Ku pas Elbasanit dhe Fierit, korrupsioni më i madh do bëhej me Tiranën.
Këtë provuan dokumentet tona dhe kemi qenë shumë të kujdesshëm për të ngritur akuzë edhe ndaj Veliajt dhe ndaj Ramës apo edhe ndaj Ahmetajt dhe Gjiknurit.
Tani Carlo na tregoi se ishte Erion Veliaj që nxori jashtë Ahmetajn pasi ai refuzonte. Pra, Mireli bashkëpunëtor, sipas Bollino-s ka pasur Veliajn që vendoste se kush hynte dhe dilte.

Për ta mbyllur, skema e inceneratorëve është e qartë.
Vullneti për ndërkimin e tyre është i mazhorancës dhe nuk mund të shtyjë përpara pa mbështetjen e kryetarëve të bashkive përkatëse, duke theksuar këtu edhe pushtetin përtej ligjit të Erion Veliajt në Tiranë dhe bashkëpunimin me kontrata ekskluzive me Mërtirin dhe njerëzit e tij, deri te komandimi se kush do të paguante dhe nuk do të paguante, se kush do paguajë apo nuk do të paguajë, apo deri te përjashtimi i ministrave në lidhje me një projekt që nuk zhvilloi nga parti të ndryshe politike, por nga një ministër i PS-së dhe një kryetar bashkie i 99-çave të PS-së.
Në Elbasan u hodhën 24 milionë euro për një ngrehinë që kërkon 2 milionë euro në vit që të vihet në punë. Në Fier janë investuar 32 milionë euro dhe inceneratori ende nuk ka përfunduar, 8 vite pas firmosjes së kontratës.
Në Tiranë janë paguar 130 milionë euro nga qeveria shqiptare, Bashkia e Tiranës dhe biznesi për një incenerator që nuk ekziston, të cilin sipas Bollino-s e ka komentuar Veliaj dhe për shkak se ky përjashtoi Ahmetajn, ky i fundit i nxori dokumentet dhe ia ra Rithemelimit.
Janë paguar 178 milionë euro për inceneratorë që nuk punojnë dhe në Tiranë nuk ekziston.
Kush abuzoi me këto fonde dhe pse ka një dështim spektakolar? Ku shkuan paratë e shqiptarëve të varfër? Kush i vodh? Edi Rama? Erion Veliaj? Armando Subashi? Qazim Sejdini? Arben Ahmetaj? Damian Gjiknuri? Engjëll Agaçi? E gjithë qeveria dhe kasta e PS-së është përfshirë në një aferë që është biznesi zyrtar i PS-së dhe për të thënë që Klodian Zoto dhe Mëriti i përfituan këto kontrata sepse ishin të preferuarit e qeverisë dhe ministrave të saj, kryebashkiakëve dhe zyrtarëve të saj në shumë nivele.
Inceneratorët nuk punojnë, 178 milionë euro janë paguar, SPAK-u kërkon autorët, Bollino na thotë se komandën e bënte Veliaj./CNA
In a country where the culture of paying taxes is weak, wh...
Mbledhjet e Ekspertëve të Nivelit të Lartë, gjatë muaj...
One of the left-wing analysts, Andi Bushati, known mor...
CNA published a full material based on information obt...
The institution that emerged from the Justice Reform, SPAK...
Perhaps few know the person who has been at the head of th...
The staff of the Parliament of Albania has been stunne...
Nga Dumani pritet një drejtësi me standarde. Kjo është...
Now more is really expected from SPAK. The internation...
The chairman of the informal working group, which is p...
Last week CNA revealed the scheme of the majority to c...
CNA has reported on the recent moves of the majority t...
He is not the first official of the Socialist Party to tak...
The majority has prepared the formation of an "Ad Hoc"...
Elisa Spiropali has made her reaction, after some news...
There is a clear tune, there is the same political mel...
The parliamentary inquiry was the only power outside t...
In an appearance on her screen, at one of the shows wh...
An Albanian phenomenon that you can see as a media segment...
The affair of the incinerators is one of the biggest c...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Two internationally wanted persons have been arrested in D...
A person has been arrested in Përmet after he had adapted ...
A police officer was reportedly raped the night before in ...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Viktor Orbán had taken measures in case he lost power — at...
Anyone who examines the draft federal budget for 2027 and ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
More than 800 wildfires continue to burn across Canada, wh...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...