Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Skemat e pagesave nga kompanitë e inceneratorëve shkojnë me tentakulat e tyre edhe në zyrtarë të ndryshëm lokalë.
Kompania e inceneratorit të Tiranës “Integrated Energy BV SVP” i ka shtrirë pagesat e saj deri te drejtori i Ujësjellësit të Korçës dhe familjarët e tij.
Në fakt, gjithçka ngre dyshimet për një skemë pagesash që jepet për familjarët e Petrit Tares pas shërbimeve që ky i fundit i ka bërë Klodian Zotos dhe bizneseve të tij.
Në dhjetor 2012, “Integrated Technology Services” lidhi kontratën e parë me vlerë 1.5 milionë euro me Ujësjellësin e Pogradecit dhe tre muaj më vonë e zgjeroi aktivitetin e vet edhe me 3.3 milionë euro të tjera në Ujësjellësin e Korçës.
Në janar 2014, KLSH kallëzoi në prokurori edhe ish-drejtorin e Ujësjellësit të Korçës, Petrit Tare për shpërdorim detyre në lidhjen e marrëveshjes me “Integrated Technology Services”.
Në kallëzim, KLSH evidenton si shkelje lidhjen e kontratës jashtë procedurave të prokurimit publik dhe moszbatimin e ligjit “Për huamarrjen e qeverisjes vendore”.
“Për këtë investim në vlerën 3 376 000 (pa tvsh) kjo shoqëri [Ujësjellësi] ka vendosur qëllimisht t’i shmangë këto procedura, duke rënduar së tepërmi gjendjen e shoqërisë në favor të interesave të subjektit privat,” thuhet në kallëzim.
Hetimet e nisura nga Prokuroria e Korçës pas kallzimit nga KLSH u pushuan duke shfajësuar nga përgjegjësitë zyrtarët lokalë dhe Taren.
CNA.al ka mundur të zbulojë skemën e cila ka filluar të zbatohet në shtator të vitit 2021 nga inceneratori i Tiranës drejt familjarëve të Petrit Tares.

Petrit Tare në vitin 2015 u padit penalisht nga KLSH, por çështja e tij atëherë u mbyll. Ishte një kredi 3.6 milionë euro që Ujësjellës Kanalizime Korçë kishte marrë për vendosjen e matësve në distancë. Pa tender dhe me një çmim 120 euro, Tare mori matësit e ujit në distancë nga kompanitë e Klodian Zotos. Skema e marrjes së këtyre matësve nuk ka ndaluar asnjëherë në Ujësjellësin e Korçës dhe Tares nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. Kujtojmë që në kohën e skandalit, raportuar atëherë nga CNA.al, bashkëshortja e tij Entela Prifti ishte kryetare e gjykatës së Apelit Korçë, më pas u hoq nga sistemi i drejtësisë nga vettingu.
Mesa duket lidhjet e Tares me Klodian Zoton kanë vazhduar dhe nuk janë ndalur. CNA.al ka mundur të investigojë të dhëna që lidhin familjarët e Petrit Tares me pagesa dhjetëra milionëshe nga inceneratori i Tiranës.
Në 10 shtator 2020, bashkëshortja e Petrit Tares, ish-gjyqtarja Entela Prifti regjistron një kompani në QKB, me emrin “B by DC”. Kjo kompani ka aksionere të vetme “Dictum Consulting” me ortake të vetme Entela Priftin.
Në datën 14 dhjetor, sipas të dhënave zyrtare, “Dictum Consulting” i shet 100% të aksioneve tek Elio Tare. Pra, nëna i shet djalit 100% të aksioneve të kompanisë që themeloi vetë 3 muaj më parë.



Elio Tare është djali i çiftit Petrit Tare – Entela Prifti.
Kompania “B by DC” me aktivitetin e saj në Tiranë fillon shumë shpejt të marrë pagesa të majme nga “Integrated Energy”, kompania e inceneratorit të Tiranës.
Sipas të dhënave zyrtare, kompania “B by DC”, ka pasur si aktivitet të saj “bar-kafe, restorant, piceri, shërbime katering, evente, shërbime turizmi, veprimtari në fushën e hotelerisë. Kurse profesionale në fushën e gastronomisë dhe menaxhimit hotelier. Eksportimi dhe importimi i makinerive dhe pajisjeve gastronomike dhe hoteliere. Tregti e mallrave ushqimore dhe pijeve alkoolike e joalkoolike me shumicë e pakicë, si brenda dhe jashtë vendit. Agjenci turistike”.

Nëna i shet djalit kompaninë dhe më pas kompanitë e Klodian Zotos, që kanë fituar miliona euro nga babai, fillojnë e marrin shërbimet e djalit.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, nga tetori i vitit 2021 kompania e djalit të Petrit Tares, themeluar nga Entela Prifti, për një periudhë disamujore ka marrë 73 millionë lekë nga inceneratori i Tiranës.
CNA.al po sjell një listë pagesash që “B by DC” ka marrë nëpërmjet bankës nga kompania e inceneratorit të Tiranës.

Firma e djalit të drejtorit që i ka dhënë miliona euro kompanive të Klodian Zotos, dhe ish-gjyqtares të shkarkuar ofron kurse gastronomie bar-restorant dhe paguhet me miliona nga kompania e Klodian Zotos, e regjistruar në Holandë. (vijon)./ CNA.al


Operacionin "Knock Down 1", një punë rutinë e policisë, ës...
Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar doku...
Kjo është mbështetje për kultivimin e grurit për sezonin e...
Emisioni “Stop” ishte këtë të premte në Tiranë, ku një zon...
Në Rrugën e burgut në Durrës dritat rrinë ndezur gjatë dit...
Pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci, ka ngritur akuza nd...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e dy grave, t...
Dy zonja janë drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” dhe...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një video ku ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal me...
Plot një javë pas transmetimit të dëshmisë së tmerrshm...
Ndriçim Muça denoncoi në “Stop” firmën “Kurum”, e cila...
Kohë më parë transmetuam rastin e të moshuarve 69 dhe 72 v...
Universiteti Bujqësor i Tiranës hapi një tender për sh...
Sonte në emisionin "Fiks Fare" u trajtua rasti i një t...
Banorët e një pallati 10-katësh në Vlorë ankohen në "F...
Elton Bardhi, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste ...
Fshati Panaja në Vlorë është i njohur për vreshtari dhe ul...
Në mes të Shtatorit, emisioni investigativ “Stop” transmet...
Më 30 Shtator të këtij viti, emisioni investigativ “Stop” ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...