Tiranë/ Alarm për bombë pranë një supermarketi
Policia e Tiranës është njoftuar para pak minutsh për një bo...

Prej disa kohësh KLSH ka bërë një kallzim penal për një nga drejtuesit e insitucioneve publike në Korcë. Ekspertët e institucionit të kontrrollit konstatuan se në Ujësjellës Kanalizime Korcë, ka humbje dhe abuzime të mëdha. Sipas raportit të KLSH-së është marë një kredi 3.6 milion euro e cila është e paligjshme, pasi nuk ka miratim nga Ministria e Financave. Mjafton kjo kredi që drejtuesi i këtij institucioni të vihej pas hekurave. Pra për 6 milion dollarë kredi më kosto dhe pasoja për qytetarët e Korcës nuk ka asnjë ndalim, për 3 mijë lekë energji përfundon në polici pas hekurave, PSE?
Kjo kredi ka dhe një histori, apo është si puna e dardhës që ka bishtin prapa. Kredia është mare për të blerë për matësa uji. Korca në fakt i kishte të reja apo vendosura pak kohë më parë. Vendimi për ndrimin e matësave ka skandalizuar dhe vetë investitorin e ujësjellësit të Korcës, KFW Bank. Pra një investitor gjerman, që vendos matësa si në vendet e BE, i hidhen në kosh të plerave dhe meren matësa që kushtojnë sa minimum 6 fishi i atyre që kanë gjermanët apo austriaket, por kanë vetëm një ndryshim matësat e vendosur me kredinë e Petritit Tares kushtojnë 120 euro, nga 20 euro ato të gjermanit, dhe këto që kushtojnë 120 euro (pa tvsh) janë prodhim kinez. Tarja jonë gërmon gjer në Kinë.
Matesi Kinez i Petrit Tares, ne tek mesatarisht 80 usd me pakice
Ky skandal i matësave ku ka ngjyer turinjtë edhe Petrit Tare ka mjaft hije nga pas. Së pari ka një dem ekonomik miliona euro, sepse bëhet një investim që nuk sjell asnjë përfitim për qytetarët, por vetëm rendon xhepat e tyre. E dyta nuk ul cmimin dhe kostot e ujit por i ngre ato, Korca sot është qyteti me cmimin më të lartë të ujit në vend, kjo për shkak të politikave abuzive të drejtuesit të institucionit.
Një fakt shumë domethenës vjen nga raporti i KLSH, humbasin dhe nuk faturohen me qindara e qindara metër kub ujë. Cmimi vetëm është ngritur sistematikisht. Cka do të thotë se Petrit Tare, zgjidhjen për bilancet e institucionit e ka gjetur duke vjedhur xhepat e qytetarëve të Korcës, vetëm duke ngritur cmimin. Uji rrjedh, humbet, shumë familje pa matësa dhe askush nuk ka asnjë përgjegjësi.
Kur nuk bën punë, kur keq menaxhon institucionin ka nje zgjidhje, risim tarifat, rregullohet bilanci, faturën e paguajnë qytetarët.
KLSH con një akuzë por prokuroria po e bën tërkuzë. Kjo për një fakt të thjeshtë, në krye të gjykatës së Apelit në Korcë ndodhet Entela Prifti, bashkëshortja e Petrit Tares. Ajo u pa në prokurori menjeherë sapo u cua padia. Një nga personazhet e akuzuar nga opozita e djeshme dhe mazhoranca e sotme se u ble për vendimin e Kolegjit Zgjedhor i cili shpalli humbës Edi Ramën, në vitin 2011. Prokuroria po e mbron Petrit Taren kur ky i fundit ka një dosje që kredia apo humbjet janë shumë shumë pak nga fakti i vërtete i korrupsionit ku është mbytur Tare.
Kur akuzon politika gjithcka meret me rezerva, por kur ekspertët e KLSH që janë të pranuar nga të gjithë, cojnë dosjet prokuroria heton dhe zbardh të vërtetën. Në rastin tonë ka mjaft dyshime se prokuroria po e zgjat cështjen për ta mbyllur me afate. Pra një skandal miliona dollarë të mbyllet pa asnjë përgjegjës. Petrit Tare vazhdon punën, Entela po hap rrugën dhe pastron terrenin kur vjen ligji dhe shteti, qoka politikë, lidhje të dyshimta, a nuk është kjo MAFIA?
Mafia nuk funksinon më me vrasje por me trafik influencash, investime miliona dollarë, investime që vidhen nga taksat e tarifat që paguajnë qytetarët. A nuk është mafie kur dhjetra milionë dollarë të taksave dhe tarifave që paguajnë qytetarët e Korcës, abuzohen dhe askush nuk mban përgjegjësi? A nuk është mafia kur influencat e gruas, miqve politikë, qokave në emërimeve mbyllin dosje dhe skandale miliona dollarë?
Tashmë nuk ka ngelur gje tjëtër vetëm të presim dhe pak kohë prokurorinë të thotë fjalën e saj. Cka do tregojë a është ky institucion i uzurpuar i përdorur nga klane që duket që funksionojnë si një mafie moderne në Korcë apo është institucioni që do bëje drejtësi dhe do gjejë përgjegjësit për abuzimet miliona dollarë me taksat e qytetarëve. Për vendimin e gjykatës më pas është një tjetër histori.
Elvi FUNDO
Policia e Tiranës është njoftuar para pak minutsh për një bo...
Policia e Tiranës është njoftuar se pranë një supermarketi n...
Këngëtarja Elhaida Dani do të shfaqet komplet ndryshe në kli...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në sheshin ...
Në kuadër të Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit , festime...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar në ...
Banorët e lagjes Xhabije në Shkodër kanë dalë sot në protest...
Është mandatuar dje kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dh...
Aktori i njohur i “Portokalli”, Besart Kallaku ose i njohur ...
Një aksident ka ndodhur para pak minutash, ku një makinë ësh...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve të L...
Dita e verës do të festohet me një sërë aktivitesh në Tiranë...
Në ditën e festës, banorët e lagjes Xhabije në Shkodër kanë ...
Vetëm pak orë më parë është publikuar në You Tube, kënga e s...
Cikloni Pam është përplasur në arqipelagun e Paqësorit të ju...
Kryeministri Edi Rama ka uruar gjithë shqiptarët për Ditën e...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar përmes rrjetev...
Nga Artan FugaPrej kohësh në mendimin filozofiko-politik kla...
Policia e Lezhës mëngjesin e sotëm ka arrestuar një 38-vjeça...
Pas ballafaqimit të djeshëm, sot Prokuroria e Krimeve të Rën...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...