Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Elvi FUNDO/citynews
Prej disa muajsh, reforma në Drejtësi është bërë çështja e ditës jo vetëm për politikën shqiptare por edhe për vendet mike dhe përfaqësuesit e tyre në Shqipëri.
Më aktivi dhe njeriu që udhëheq këtë reformë është ambasadori amerikan, Donald Lu. Qëndrimet e tij publike ndaj gjyqtarëve, sistemit të drejtësisë dhe vetë politikës, janë më të ashpra dhe më të drejtpërdrejtat të artikuluara në 25 vitet e fundit.

Ambasadori Lu, nuk e ka pasur aspak problem të flasë publikisht, shqip dhe shtruar, me qetësi dhe
dashuri për shqiptarët, për pasuritë e gjyqtarëve të korruptuar, të cilët sipas tij mbajnë në dorë ora të shtrenjta, kanë në pronësi makina luksoze apo vila në bregdet.
Më poshtë duam të ngremë disa pyetje në lidhje me një gjykatëse, në fakt kryetarja e Gjykatës së Apelit në Korçë, të cilin ambasadori amerikan mund ta ketë pjesë të materialeve të tij për këtë reformë.
Për të vërtetuar a është e ndershme apo e korruptuar, ne do të sjellim disa fakte që kanë të bëjnë me pasuritë që dihen publikisht, për ato që ndoshta mund të jenë të fshehura në llogari jashtë vendit apo pasuri të tjera, duhet të hetojnë të tjera institucione. Këto të fundit faktin e kanë përpara syve të tyre, por si zakonisht nuk shohin dhe nuk veprojnë.
Gjyqtarja e pasuria
Kjo foto që shihni është prona e Kryetares së Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti dhe e bashkëshortit të saj, Drejtorit të Ujësjellësit në Korçë, Petrit Tare.
Entela Prifti, prej më shumë se 20 vjet është gjyqtare, prej 15 vjet, gjyqtare në gjykatën e Apelit dhe prej gati 9 vjet është kryetare e Gjykatës së Apelit në Korçë.
Petrit Tare, prej gati 23 vjet mban postin e Drejtorit të Ujësjellës Kanalizime Korçë. Pak kohë më parë u padit penalisht nga KLSH në prokurorinë e Korçës për “shpërdorim detyre” dhe Këshillit Mbikëqyrës ju rekomandua largimi i tij nga detyra, post që Tare e mban edhe sot. Dëmi shkaktuar nga KLSH ishte disa milion euro, ku vetëm blerja e matësave të ujit vlerësohej 3.6 milion euro (pa TVSH).
Prona në foto është një nga objektet simbol në bulevardin “Republika” në Korçë. Një vilë e madhe dhe luksoze, e cila sipas vlerësimeve të tregut të pronave, në kohën kur është blerë mund të ketë kushtuar të paktën 200 mijë euro. Kjo sipas çmimeve të tregut real.
Askush nuk mund të mohojë faktin se shit-blerjet e pronave me vlerë të mëdha, në fakt nuk deklarohen sa janë realisht. Në rastin konkret, ne nuk mund të themi se sa ka kushtuar kjo pronë kur është blerë nga Entela Prifti dhe Petrit Tare, por çmimi real i tregut është diçka që mund ta mësojmë lehtësisht. Ai objekt, me dokumenta mund të jetë falur, mund të ketë kushtuar edhe 2 lekë por vlera e vërtetë e saj është diçka tjetër.
Më pas, objekti pësoi një rikonstruksion të plotë, duke i shtuar edhe një tarracë apo “kat të tretë” dhe nga një vilë, u kthye në aktivitet biznesi. Investimi për rikonstruksionin, ashtu si në rastin e mësipërm, vlera zyrtare, pra të dokumentave të deklaruara, dyshojmë jo pak se janë të ndryshme nga ato realitet. Një rikonstruksion i plotë i një objekti të tillë, në gjendjen që ai kishte dhe kthimin në një aktivitet biznesi luksoz në një nga perlat që i kanë mbetur qytetit të Korçës, siç janë vilat në bulevardin “Republika”, dyshojmë se ka shkuar nga 150 deri në 200 mijë euro.
Vlera e reale e objektit, llogaritur në ditët e sotme, ndoshta shkon shumë më tepër se sa dy përllogaritjet tona, të cilat i japin një vlerë rreth 400 mijë euro, kur ai objekt është privatizuar dhe më pas investimi që është kryer për ta kthyer në biznes. Ndoshta vlera e tij mund të jetë dyfish apo diçka më pak.
Jo vetëm ambasadori Donald Lu, por edhe shqiptarët duhet të dinë se edhe me vlerën që ne kemi përllogaritur më sipër, lindin shumë e shumë pikëpyetje.
Një gjykatëse dhe një drejtor, sikur ti marrim me rroga 1 milionë lekë (të vjetra) gjatë jetës së tyre për gati 25 vjet punë, na rezulton se kanë marrë në total, të ardhura nga rrogat dhe pagat rreth 500 milionë lekë të vjetra rroga. Kjo është një përllogaritje me vlera maksimale, sepse po të kemi parasysh pagat e viteve 1992 apo 2000, shuma është disa herë më e vogël. Nga ana tjetër, po të shohim deklarimet e pasurisë së znj.Entela Priftit dhe Petrit Tares, rezulton se të ardhurat e tyre vjetore mund të jenë afërisht, sipas deklaratës së pasurisë së vitit 2014, rreth 33 mijë euro në vit. Por, kjo deklaratë na tregon edhe një kredi rreth 70 mijë euro, për 7 vite, e marrë në vitin 2011.
Objekti në vlerë tregu sipas përllogaritjes shkon afërsisht 560 milion lekë. Sido që të përpiqemi ta ndihmojmë gjyqtaren Prifti dhe drejtorin Tare për të ardhurat e tyre, në fund na rezulton se pasuritë që ata kanë dhe sidomos ky objekt, janë një rast dyshues nga ata për të cilët flet ambasadori i SHBA, Donald Lu.
Gjithë jetën, po të hanin bukë me djathë, gjithë jetën po të jetonin ndershmërisht me rrogat e tyre apo me biznese që sjellin të ardhura në Shqipëri, shumë tregtarë, shumë politikanë, shumë gjyqtarë, shumë ambasadorë do ta kishin të pamundur që të kishin pronë një pasuri të tillë.
Me letra zyrtare ndoshta është më pak, por ky është një nga ato raste ku fakti vjen me dyshime dhe e vërteta edhe pse bërtet me zë të lartë, e ka të pamundur të jetë ajo fituesja. Për këtë të vërtetë, që ndoshta unë si gazetar e kam të pamundur ta coj deri në fund, për disa arsye që do ti rendis më poshtë, ky rast i vlen ambasadorit të SHBA-vë në Tiranë.
Kam dyshimet e mia mbi disa fakte që ndoshta prokurorisë së Korçës nuk do ti vlenin, pasi quhen aludime gazetarie apo nuk do ta vlerësonin dhe nuk do ta çonin deri në fund dhe do ta zgjasnin si padinë penale të KLSH-së, por besoj dhe shpresoj që ti vlejë ambasadorit të SHBA-ve LU, sepse mazhoranca dhe qeveria kanë heshtur dhe të nxisin të heshtësh, pasi ndoshta janë palë në nder edhe qeder, në tavolina dhe gota apo kanë vepruar në të njëjtën mënyrë për pasuritë e tyre, por edhe një herë shpresoj që ti vlejë sado pak ambasadorit të SHBA-ve, zotit Donald Lu.
Fakti dhe pyetjet e ngritura që ne shtrojmë nuk gjejnë përgjigje në lidhje me të ardhurat e viteve në punë, të pasurive të krijuara dhe gjithmonë duke pasur parasysh vlerën e tyre reale në treg, dhe duke ditur se si funksionon në “heshtje”, shit – blerja e pronave, vlera e tyre, investimet, sipas ligjit “e vërteta” janë dokumentat e deklaruara.
Kjo “e vërtetë” është një gënjeshtër që e dinë të gjithë dhe shumica e beson. E beson kryetarja e Gjykatës së Apelit në Korçë, bashkëshorti i saj, opozita, shumica e qeverisë, por ne nuk mund ta besojmë se me punë dhe me rrogën e shtetit mund të krijojmë të tilla pasuri.
I nderuar zoti ambasador, Donald Lu, si një qytetar i thjeshtë, si një gazetar me pak eksperiencë, orat dhe makinat luksoze dhe vilat në bregdet, në shumicën e rasteve, vlejnë më pak, shumë herë më pak se sa objekti i mësipërm dhe pasuri të tjera që në dokumenta janë deklaruar me vlera qesharake.
Ky është një nga ato raste që kërkon jo vetëm “Reformën në Drejtësi”, por kërkon çmontimin e atyre njerëzve që janë pasuruar në mënyrë marramendëse këto 25 vite. Reforma nuk mund dhe nuk duhet të jetë thjeshtë lëvizja e disa gjykatësve apo njerëzve të sistemit të drejtësisë. Pasuritë e tyre të pajustifikuara duhet të hetohen dhe t’ju rikthehen shqiptarëve si pasuri publike.
Të shpresojmë që kjo të ndodhë dhe vërtet të ketë dritë në fund të tunelit.
Është një habi e madhe ta dëgjosh këtë lajm, por mjerisht ës...
Pak ditë më parë, ndërsa kthehej nga zyra për në hyrjen e pa...
NGA BIRN/Për më shumë se një dekadë, Ilir Rrapaj drejtoi një...
Aktori i mirënjohur shqiptar, Jul Deda ka denoncuar publikis...
Pamje shokuese nga ambientet e Spitalit Ushtarak në Tiranë j...
Gjashtë muaj më parë një 18-vjeçar, që jeton në lagjen “Hali...
Ish-Përgjegjës tek vagonat e minierës, sot deputet i qarkut ...
Prerjet e pemëve pa kriter vijojnë ende në vendin tonë. Së f...
Ligji antiduhan është shkelur ditën e sotme në ambjentet e p...
Besnik Aliaj proteston publikisht per ate qe e cileson shemb...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar nepermjet nje po...
Marrja e një pasaporte për qytetarët e Shkodrës shoqërohet m...
Gazetari Bedian Koka, nepermjet nje postimi ne rrjetet socal...
Nga Andi BejtjaI nderuar z. Ambasador i Shteteve të Bashkuar...
QKR-ja është një tmerr në vete për të gjithë qytetarët të ci...
Gazetarët e ekonomisë bojkotuan në bllok një takim informal ...
Nje nga akset me te frekuentuara ne kryeqytet, ne nje nga zo...
Prej disa kohësh në Drejtorinë e Tatimeve në Korcë ka fillu...
Debatet dhe revolta e komisionereve te PS-se dhe LSI gjate p...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...