Pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë Shkodër/ Nuk pranoi postin e ri
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Prej disa kohësh në Drejtorinë e Tatimeve në Korcë ka filluar punë si specialist IT, Relis Mulla, një person i arrestuar nga policia në 7 korrik 2011 si pjese e një rrjeti që nxirte pasaporta false. Dikur specialist IT tek kompania ALEAT, sot specialist IT në Tatimet e Korcës.
Por Gjykata e Korcës vendosi ta liroj nga burgu Elis Mullën, ku duhej të kryente dënimin , pas tre muajsh. Edhe pse ka marr një vendim nga gjykata, nuk është morale që një i akuzuar për shpërdorim detyre të vijojë të punoj në një institucion të rëndësishëm, sic është Drejtoria e Tatimeve.
Mbiemri Mulla nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi edhe i ati i tij, Setki Mulla është dënuar me 9 muaj burg dhe 300 mijë lekë, duke konsumuar plotësisht veprën penale të falsifikimit të pasaportave dhe shpërdorimit të detyrës, nenet 189/2 dhe 248 të Kodit Penal.
Babai i Relisit, i cili është prof.dr. Setki Mulla një pedagog universiteti, njihet si militant i Partisë Socialiste dhe pjesmarës në grevën e urisë ?Hap kutitë ose largohu?, në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?. Një nga rastet e rralla të zbuluara ku funksiononte një skemë e plotë për falsifikim pasaportash biometrike, por duke ndryshuar gjeneralitetet dhe duke i nxjerë ato direct nga kompania.
Ja lajmi i plotë dhënë nga mediat në 07 korrik 2011
Arrestohet grupi kriminal që falsifikonte pasaportat
07 Korrik 2011- Policia e Korçës ka arrestuar katër persona gjatë një aksioni që u zhvillua për kapjen e autorëve të lëshimit të pasaportave biometrike me gjeneralitete të rreme për shtetas shqiptarë që kanë probleme me drejtësinë në vendet të ndryshme të BE-së. Sipas njoftimit për shtyp, gjatë këtij operacioni, Policia ka ekzekutuar masat e sigurisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ?arrest në burg? për Artur Feton, 31 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fitore-Devoll, Relis Mullën, 27 vjeç, lindur dhe banues në Korçë me detyrë specialist IT-je pranë shoqërisë Aleat, A. C., 21 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Vashtëmi, Korçë me detyrë operator aplikimi pranë shoqërisë Aleat në Komunën e Libonikut-Korçë, dhe Setki Mullën 56 vjeç, lindur dhe banues në Korçë me detyrë Pedagog në Universitetin ?Fan. S. Noli? Korçë. Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprimtari kriminale.
Operacioni është realizuar pas tre muajve hetime, gjatë të cilëve janë mbledhur prova të mjaftueshme për veprat penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave, të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit? dhe për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 praktika aplikimi për pajisje me pasaporta biometrike, 3 automjete të markës Mercedes Benz, 12 copë aparate telefoni celular, 5 karta sim, 2 usb, 1 kartë memorie, 1 pasaportë, si dhe 6 fotografi të shtetasve të ndryshëm.
Praktikisht, Artur Feto, pasi gjente shtetas të ndryshëm të cilët kishin probleme me ligjin në vendet e Europës dhe ishin të interesuar për ndryshimin e gjeneraliteteve, u garantonte dhënien e pasaportave biometrike me të dhëna të shtetasve të tjerë, por pa probleme. Nxjerrja e këtyre pasaportave garantohej kundrejt pagesave nga 5.000-7.000 euro për pasaportë dhe realizohej, duke bashkëpunuar me punonjës të firmës së prodhimit të pasaportave, Aleat. Pasi u siguronte personave të interesuar dokumente të falsifikuara, bashkëpunonte me Specialistin e IT-së Relis Mulla dhe operatorin e aplikimit për pajisje me pasaportë, për të bërë aplikimin dhe prodhimin e pasaportave biometrike me të dhëna të rreme, duke u paguar këtyre punonjësve nga 2.000-3.000 euro për çdo pasaportë, me ndërmjetësimin e babait të Relis Mullës, Setki Mulla. Më pas, shtetasi Artur Feto në rolin e organizatorit të këtij aktiviteti kriminal i ndihmonte këta shtetas për të dalë jashtë Shqipërisë sipas destinacionit të kërkuar prej tyre.
Në lidhje me këtë procedim penal po hetohen dhe raste të tjera të aplikimit të dokumenteve të falsifikuara, si dhe persona të tjerë, të cilët janë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Debatet dhe revolta e komisionereve te PS-se dhe LSI gjate p...
Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro ka thyer heshtjen zgjed...
Edhe pse në arrest shtëpie, Durim Bami pretendohet se është ...
Pushuesit po largohen nga Gjiri i Lalzit ende pa nisur mire ...
Publikohet fotografia e kandidatit të ASHE dhe njëherësh kry...
Këshilli i Ministrave ka miratuar gjatë mbledhjes së datës ...
Data e skandencës është një tregues sigurie për ushqimet. Po...
Kryetari i Qarkut te Beratit, Petrit Sinaj ka marre me qira ...
Dokumente të siguruara nga BIRN tregojnë se ish kreu i bordi...
Si u zbulua megaskandali i recetave fallco që bënin kthimin ...
Nga Albana ÇakshiriKrimi shëndetsor shkakton horror tek paci...
Grupi polifonik Argjiro, së bashku me grupin e fëmijëve të G...
Sindikata e Bashkuar e Punonjësve të Durrësit, përballet sot...
Analisti dhe aktivisti i shoqërisë civile, Erion Kristo ka p...
CityFM.al dje në mbrëmje publikoi një video skandaloze, ku a...
Kjo është Jonida Avdullari 19 vjec nga fshati Lin i Pogradec...
Sekretarja e Ministrisë së Kulturës, Elira Kokona ka mbështe...
Tregtimi i peshkut jashtë standarteve të higjienës është një...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...