Denoncim/ Ansambli '' Tirana '' jashtë festivalit të Gjirokastrës
Grupi polifonik Argjiro, së bashku me grupin e fëmijëve të G...
Nga Albana Çakshiri
Krimi shëndetsor shkakton horror tek pacientët, ktheu në invalide një intelektuale të njohur. Duket e habitshme për të mos thënë gati monstruoze fakti se si mjekësia mund të të shndërrojë në atë që se ke imagjinuar apo menduar kurrë, qoftë dhe parë në skenarët më të frikshëm të filmave hollivudianë. Po, po.
Është mëse e vërtetë që mjekësia në Shqipëri bën çudira që kalojnë deri në fatalitet. Rasti konkret është ai i gazetares dhe shkrimtares së njohur Irena Vreto që si pasojë e diagnostikimit të gabuar të mjekëve, po përballet prej afro dy vjetësh me një kalvar të dhimbshëm, mundues dhe të papërfytyrueshëm për atë personalisht dhe familjarët e saj.
Teksa kërkoi të ekzaminohej për një problem shëndetsor, mori si përgjigje zyrtare një diagnozë që nuk kishte lidhe me problemin e saj dhe siguria që mori nga të ashtuquajturit specialistë të imazherisë i solli paralizën që i ktheu përmbys gjithçka bashkë me normalitetin e një jete që nuk konsiderohet më e tillë.
Afro dy vjet më parë Irena Vreto iu drejtua klinikës Medicare në Korçë, për të kryer një ekzaminim me skaner pas disa problemeve të shfaqura në shtyllën kurrizore.
Klinika në fjalë është e vendosur në një bodrum ku ka instaluar dhe skanerin, por dhe aparatura të tjera. Sigurisht që skaneri i spitalit juglindor nuk ishte ne funksion, ndaj dhe pacientëve në atë periudhë iu duhej të shkonin tek klinika në fjalë, kundrejt tarifave tejet të kushtueshme.
Pacientja iu nënshtrua skanerit, ndonëse ka shkuar me këmbët e saj në ambientet e klinikës famëkeqe, duke mos ditur ?surprizën? që do i rezervonte fati për të marë një përgjigje aspak të vërtetë nga e cila do vinin pasoja gati të pariparueshme për të ardhmen e saj. Mjekët specialistë pas ekzaminimit të skanerit, kanë dalë në përfundimin se pacientja kishte hernie diskale, duke lëshuar dhe dokument përkatës për këtë përgjigje.
Por në fakt znj. Vreto u mashtrua dhe me shkrim, pasi ajo nuk kishte asnjë lloj problemi që kishte të bënte me atë që pretendonin mjekët të cilët nuk dihet se ku u bazuan për të dalë në këtë përfundim. Problemi i saj ishte diçka tjetër dhe konkretisht një masë që ndodhej në një pjesë të shtyllës kurrizore dhe që kompresonte nervat të cilat më pas nxorën jashtë funksionit lëvizjen e këmbëve. Por teksa mjekët rekomanduan qëndrimin shtrirë, pas afro tre ditësh nga kjo ?qetësi? që i propozuan ata me diagnostikimin e tyre të frikshëm, erdhi një paralizë e papritur e cila solli mosfunksionimin e këmbëve. Pas kësaj familjarët e transportojnë me urgjencë jashtë kufijve të Shqipërisë, ku iu nënshtrua një ekzaminimi real dhe më pas një ndërhyrje kirurgjikale urgjente në shtyllën kurizore për heqjen e një mase që gjendej atje.
Mjekët e huaj janë befasuar nga skaneri dhe gjithçka që shkuhej aty pas konstatimit të gjendjes reale të pacientes, teksa kanë theksuar faktin se nëse do vinte në kohë qoftë dhe disa orë më parë situata e saj me paralizën do ishte shumë pozitive duke e shmanguar atë. Por natyrisht kjo do ishte si një mrekulli, në rast se e zeza e shkuar mbi të bardhë nga mjekët e imazherisë së klinikës Medicare, nuk do ishte ajo e pavërteta që i ndryshoi tërësisht rrjedhën e jetës një njeriu. Madje jo vetëm kaq, por i shkaktoi paralizën, i hoqi mundësinë për të punuar si mësuese, gazetare, si producente spektaklesh, për të qënë nënë dhe familjare si çdo grua.
Kjo natyrisht me vullnetin e këtyre mjekëve që i kthyen jetën në ferr, duke e dënuar për ta kthyer në një person me aftësi të kufizuara. Por nuk mbaron me kaq. Ndërsa ekzaminimi i gabuar dhe i pashëmbullt që njëra anë, cinizmi dhe indiferenca kur klinika u njoftua për atë që kishte ndodhur që dhe më e turpshme.
Ndonëse menaxheri i saj që nuk denjonte as të prezantohej me emër dhe mbiemër është kontaktur fillimisht në telefon dhe më pas në një përballje me një familjar të znj. Vreto, jo vetëm që nuk ka reguar qoftë dhe duke kërkuar ndjesë apo bërë diçka për ta vizituar dhe takuar personalisht të sëmurën ?viktimë? të tyre, por është sjellë si barbar duke bërë përgjegjës të sëmurin dhe sikur të ishte fajtor ky i fundit për gabimin e tyre. Nisur nga këto padrejtësi, tallje, por dhe të fillesës së kësaj drame për gazetaren e njohur dhe familjen e saj, u ngrit një padi në Prokurorinë e Korçës nën akuzën për ekzaminim të gabuar të mjekëve të klinikës private Medicare. Por çështja që është zgjatur në organin e akuzës ka marë një drejtim tjetër.
Aktualisht prokuroria e Korçës ia ka kaluar për shqyrtim dosjen Prokurorisë së Tiranës për shkak se mjekët e Medicare që bënë diagnostikimin on line, ndonëse pacientja shkoi në klinikën e Korçës, janë pjesë e juridiksionit të kësaj prokurorie. Çështja është duke u shqyrtuar nga prokurori Inklid Gjini, teksa mjekët dhe klinika vijojnë të grumbullojnë sa më shumë fitime nga të tjerë pacientë dhe hallexhinj që drejtohen në të. E pakta që duhet të ndodhë në këto kushte është pezullimi i përkohshëm i aktivitetit të klinikës, deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkaq znj. Vreto është e vendosur pret drejtësi, për të mos patur të tjetër të ndëshkuar si ajo nga mjekësia. Por e bindur që e vërteta është në anën e saj, i është dashur gjatë kësaj kohe të harxhojë të gjitha kursimet e jetës duke i shpenzuar nëpër spitale dhe në mënyrë të veçantë për trajtime fizioterapike të specializuara të cilat vijojnë të jenë të përditshme.
Ndaj në këto kushte kjo është rruga drejt të drejtës dhe ky rast dhe sensibilizimi nëpërmjet kësaj historie, të shërbejë për të ndryshuar qoftë dhe pak gjërat, që nuk lidhen me luksin e shfrenuar të mjekëve tanë, por me shëndetin e qytetarëve. Skandali që ka përmasa të mëdha shkon dhe më tej kur drejtuesit e klinikës Medicare tallen me rastin, madje me cinizëm dhe të pashqetësuar se Prokuroia është duke hetuar për ta, vazhdojnë të mos kenë përgjegjësi për jetën e qytetarëve që kërkojnë ndihmën e tyre për nevojat shëndetësore që ata kanë.
Shteti duket se është i përgjumur ndaj këtyre skandaleve, ndërsa apeli bëhet më i frortë dhe therrës kur realiteti është shumë më tepër se emergjent. Ministria e Shëndetësisë duhet të reagojë në kohë dhe të marë masa për liçensat që u jepen këtyre klinikave që vjelin gjakun e shqiptarëve, duke shtuar milionat e tyre dhe me ndërgjegjie vrasin çdo ditë jo thjesht figurativisht jetët e qytetarëve të këtij vendi.
Grupi polifonik Argjiro, së bashku me grupin e fëmijëve të G...
Sindikata e Bashkuar e Punonjësve të Durrësit, përballet sot...
Analisti dhe aktivisti i shoqërisë civile, Erion Kristo ka p...
CityFM.al dje në mbrëmje publikoi një video skandaloze, ku a...
Kjo është Jonida Avdullari 19 vjec nga fshati Lin i Pogradec...
Sekretarja e Ministrisë së Kulturës, Elira Kokona ka mbështe...
Tregtimi i peshkut jashtë standarteve të higjienës është një...
Qytetarët e Tiranës janë përballur me orë të gjata pritjeje ...
Aktori Julian Deda ka denoncuar mungesën e energjisë elektri...
Shumë lexues kur konsumojnë informacion lidhur me shpërthime...
Aktori i humorit Julian Deda shkruan në rrjetin social Faceb...
Pedagogu dhe gazetari Erion Kristo ka publikuar në rrjetin s...
Këto foto kanë ardhur në redaksinë e www.sahati.al nga qytet...
TV Alsat i cili është pronë e biznesmenit Rezar Taçi, është ...
Me javë të tëra kanë vijuar rradhët e gjata pranë Qendrës Ko...
Një shkresë zyrtare e policisë shqiptare, qe sapo është bërë...
Drejtori i UK Korcë, Petrit Tare, kapet në konflikt të...
Emisioni “Fiks Fare” në Top Channel ka denoncuar mbrëmjen e ...
Gjoba është vendosur sot në mëngjes, por sipas policit në më...
Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë që kur portali Saha...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...