Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Shumë lexues kur konsumojnë informacion lidhur me shpërthime si ato që ndodhën dje në fshatin Marinzë në Fier, ndjejnë një lloj revolte, por pas tyre fshihen të vërteta shumë të hidhura kontratash të nënshkruara nga qeveria e kaluar e të vijuara nga qeveria e sotme.
Këto kontrata janë afatgjata që shkojnë deri në 37 vjet.
Që prej vitit 2004, qeveritë shqiptare i kanë nënshkruar këto koncensione me kompani të huaja, ku dy më kryesoret janë ato të firmosura me ?Bankers Petroleum? dhe me ?Stream Oil?.
Këto dy kompani kanë në zotërim vendburime të rëndësishme nafte dhe gazi, ç?ka do të thotë se në vendin tonë, ato konsiderohen automatikisht si investitorë strategjikë dhe mënyra se si operojnë dhe si funksionojnë ato në raport me shtetin tonë, ndikon strategjikisht në mënyrën se si do të shfrytëzohen pasuri të rëndësishme nëntokësore shqiptare.
Koiçidenca e donte që të dyja këto korporata t?i kishin zyrat e tyre qendrore në Kanada.
?Kompania kanadeze e naftës Bankers Petroleum?. ?Kompania kanadeze e naftës ?Stream Oil?, kështu etiketohen përherë në kronikat televizive por edhe në referencat që zyrtarë dhe qeveritarë të lartë shqiptarë bëjnë kur u përmendin emrin.
Në fakt këto korporata kanë zyrat e përfaqësimit në Kanada, por nëse do ishim korrekt në referimin ndaj tyre do duhej t?i quanim ?Kompanitë e Ishujve Kajman Bankers Petroleum dhe Stream Oil?. Ose do ishte korrekte nëse i referoheshim dhe me emrin: ?Korporatat me pronarë të maskuar Bankers Petroleum dhe Stream Oil?.
Pasi kjo është e vërteta e thjeshtë, këto kompani janë vetëdeklaruar dhe më pas janë amplifikuar me statusin si ?kanadeze? dhe ky status nuk është diskutuar asnjëherë më pas, ndonëse, kanadeze nuk duken aspak.
Një skemë jo dhe aq e rastësishme
Ishujt Cayman janë një zonë ?offshore?. Nëse regjistron kompaninë tënde atje, ke shumë privilegje, sidomos nëse kërkon dhe privilegjin për të pasur një biznes por pa të dalë emri gjëkundi.
Zonat ?offshore?, të njohura si parajsa fiskale, të japin mundësi që atje të regjistrosh kompani.
Kompanitë regjistrohen nëpërmjet disa zyrave juridike të specializuara, këtyre zyrave ligji vendas u jep atributin për të përfaqësuar në çdo rast dhe rrethanë klientin duke mos qenë asnjëherë të detyruara që klientit (pronarit të vërtetë të firmës) t?i ekspozojnë emrin.
Nga momenti kur zyra hyn në lojë dhe kryen regjistrimin, pronari i vërtetë futet pas kuintave dhe nuk figuron më askund. Anonimat i garantuar.
Por nëse në Ishujt Kajman, gjithkush është i lirë të shkojë dhe të regjistrojë kompaninë e tij, pyetja që vlen në rastin konkret është se si qeveritë shqiptare janë ndjerë komode duke negociuar marrëveshje të rëndësishme dhe më pas duke u dhënë koncesione dhe pasuri të rëndësishme disa anonimëve?
Si mundet që palë të interesuara, korporata, vijnë këtu tek ne, kërkojnë të negociojnë marrjen me koncesion të pasurive strategjike, arrijnë ti marrin por fytyrën s?duan ta tregojnë?
Pse nuk duan? Ç?farë problemi mund të kenë, nëse shfaqen? Si arrijnë t?i sigurojnë këto pasuri dhe koncesione strategjike duke mbetur anonimë?
Ku e gjejnë gjithë këtë forcë për të negociuar dhe për të fituar kontrata në pozita anonimati me shtetin shqiptar?
Kjo është një temë që zyrtarët shqiptarë, sidomos qeveritarët përgjegjës dhe të lidhur direkt në marrëdhënie me këto korporata, nuk kanë qejf ta diskutojnë. Zakonisht qeveritarët e lidhin hyrjen në Shqipëri të këtyre kompanive nga zona ?offshore? me mungesën e interesit të kompanive të mëdha ndërkombëtare për zonat naftëmbajtëse të Shqipërisë.
Sipas tyre, janë kompanitë e vogla dhe më pak të njohura ato që shfaqin interes për Shqipërinë.
Por të mos jesh një korporatë e madhe ndërkombëtare është një gjë dhe të jesh një kompani me pronarë të maskuar dhe anonimë është komplet diçka tjetër.
Statusi i këtyre kompanive është një temë shumë e diskutuar dhe në vëmendjen sidomos të disa shteteve të ish-bllokut lindor siç është dhe Shqipëria. Këto janë vende që u përfshinë në dy dekadat e fundit në procese të rëndësishme të privatizimeve të aseteve strategjike dhe këto privatizime shpesh shfaqnin dhe dorëzimin e aseteve strategjike në blerës anonimë.
Studiues të kësaj marrëdhënie shtet-koncesion-kompani ?offshore? shprehen se zakonisht kur këto lloj kompanish arrijnë të sigurojnë pronësi mbi asete strategjike shtetërore, zakonisht kontratat janë të dizfavorshme për shtetin dhe për të kthyer favorin, në listën e pronarëve të kompanive futen dhe shtetarët që kanë favorizuar kontratën.
Bankers dhe Stream
Në vitin 2004, kur ish-qeveria socialiste e Fatos Nanos po shkonte drejt fundit të mandatit të saj, ajo hyri në negociata me kompaninë Bankers Petroleum (asokohe quhej Saxon ltd) dhe më pas i dha kësaj kompanie vendburimin më të madh, më të rëndësishëm, më produktivin në Shqipëri, fushën e Patos-Marinzës.
Kjo kontratë reflektonte disa avantazhe të forta për kompaninë në raport me detyrimet shtetërore dhe në kontratë u fiksua dhe një formulë që njihet sot si ?Formula e koifiçentit R? e cila është dhe formula e cila sot përcakton, sasitë që i shkojnë shtetit tonë nga prodhimi i përgjithshëm që realizon Bankers në terren.
Ish-ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, gjatë një fjalimi në parlament në vitin 2012, në mënyrë të qartë dhe të përmbledhur ka zbërthyer thelbin e dizavantazheve që i krijoheshin Shqipërisë nga mënyra se si kishte lidhur kontratën me Bankers.
Por në vitin 2005, qeveria e Fatos Nanos ikën nga pushteti, ndërsa nga ana tjetër Bankers vazhdoi punën e qetë, bazuar në kontratën ?magjike? që kishte siguruar, deri kur në vitin 2010, kjo kompani lë një tjetër gjurmë.
Me vendim qeverie, në vitin 2010, qeveria e demokratëve i jep kompanisë Bankers disa fusha të tjera për t?i shfrytëzuar në Kuçovë.
Por Bankers zgjodhi që të mos ishte Bankers në këtë rast. Drejtorët e kësaj kompanie, vendosën që të hapnin një tjetër kompani në Ishujt Kajman, të cilën e quajtën ?Shervood Albania?. Do të ishte pikërisht ?Shervood? që do të menaxhonte pasuritë e reja që ishin siguruar nga qeveria shqiptare, me në krye Berishën kësaj here.
Pyetja që lind është: Përse nuk dëshironin të operonin si ?Bankers Petroleum? në Kuçovë? Nga ndryshon lista e aksionarëve mes ?Bankersit? dhe ?Shervoodit? e cila gjendet e sekretuar në ?Ishujt Kajman??
Çfarë handikapi zgjidhte krijimi i kësaj kompanie të re në zonën ?offshore? të cilën kompania e vjetër, pra Bankers e Kajmanit, nuk ishte në gjendje ta zgjidhte? Po hynte vallë dikush tjetër në lojë?
Këtë s?mund ta dimë ende, sepse anonimatin e kanë të garantuar të dyja kompanitë, por dimë që edhe koncensionari i dytë më i madh në vend në industrinë nxjerrëse të naftës, ?Stream Oil? i cili i fitoi kontratat në vitin 2007, gjatë qeverisë së Berishës, ka ndjekur hap pas hapi të gjithë logjikën e funksionimit të ?Bankers Petroleum?, duke filluar që me maskimin e pronarëve të vërtetë e duke vazhduar me favorizime ekskluzive në termat e kontratës.
Në Shqipëri nuk ka pasur ansjëherë një fokusim të mirëfilltë mbi masën dhe mënyrën e penetrimit të kompanive ?offshore? në sektorë strategjikë apo në ekonominë shqiptare në tërësi.
Ndryshe ndodh, në vende pranë nesh, për shembull, në Serbi dhe Bullgari zyrtarët shtetërorë mund të shfaqen në favor të një grupi interesi, por nuk ndodh që sektorë dhe asete strategjike të ekonomisë t?u lihen kompanive me pronarë të maskuar, me pronësi fantazmë siç ndodh me kaq ?kollajllëk? këtu tek ne.
Pra, nuk bëhet më fjalë vetëm për t?i favorizuar në kurriz të interesit publik këto korporata të huaja nëpërmjet kontratave favorizuese, në Shqipëri kompanive të interesuara u lejohet dhe arroganca, ato mund të vijnë, të marrin asete strategjike ekonomike siç u leverdis atyre dhe të kenë luksin që të mos na thonë si quhen dhe kush janë.
Çfarë tjetër duhet për të qenë një Republikë Bananesh në mes të Evropës?
Një dëshmi ?pa dorashka? e ministrit Naço në vitin 2012
Më 25 Mars të vitit 2012 në Kuvend po diskutohej paketa e privatizimit të ?Albpetrolit?. Në atë seancë ka pasur disa debate të ashpra ndërmjet ish-ministrit të Ekonomisë, Nasip Naço dhe deputetit socialist Erjon Braçe.
Në kulmin e këtij debati, ministri ka sqaruar marrëdhënien ndërmjet shtetit shqiptar(përfaqësuar nga Albpetrol) dhe kompanisë koncensionare ?Bankers Petroleum?.
Ky fjalim i ish-ministrit të Ekonomisë, zbulon se si kontrata ulte përfitimet e shtetit me kalimin e viteve, por për herë të parë Naço ka përmendur dhe ?kleçkën? e kontratës me Bankers duke u shprehur se ?Faktori R? që përcakton dhe mënyrën se si shteti shqiptar rrit përfitimet pasi kompania kalon fazën e investimit dhe del me fitim, por sikurse shton ministri, kjo kompani në bilancet e saj dhe raportin investim/fitim
rezulton ende me humbje.
Bankers ka në pronësi një pasuri të jashtëzakonshme nëntokësore, por bilancet i deklaron ende me humbje ndaj dhe shteti s?mund të kërkojë ?pjesën?.
Më poshtë paraqitet i plotë sqarimi i ish-ministrit të Ekonomisë Naço në vitin 2012 për kontratën me ?Bankers? :
?Në vitin 2004 Albpetrol sh.a. hyn në marrëveshje hidrokarbure për vendburimin e Patos-Marinzës dhe sipas kësaj marrëveshjeje, pas një programi të miratuar nga të dyja palët, Albpetrol i dorëzon kontraktonit(Bankers Petroleum) puset e naftës për zhvillimin e mëtejshëm të prodhimit.
Kontraktori me marrjen e këtyre puseve sipas kësaj marrëveshjeje ka detyrimin t?i dorëzojë Albpetrolit në natyrë 70% të sasisë së naftës që këto puse prodhonin në kohën e dorëzimit. Sipas marrëveshjes së lidhur në vitin 2004 është përcaktuar qartë se prodhimi paraekzistues të ketë një rënie vjetore prej rreth 15%, që do të thotë se në vitin 2005 Albpetroli nga këto puse do të merrte nga kontraktori 15% më pak. E kështu vazhdon çdo vit, deri në përfundim të kontratës 25-vjeçare. Llogaritë bëjini vetë zoti Braçe.
E drejtë tjetër financiare është ajo e ashtuquajtura pjesë e Albpetrolit ose faktori R që do të thotë se Albpetroli, sipas marrëveshjes së miratuar, merr nga kontraktori edhe 1% në vit të të gjithë prodhimit të realizuar faktik në zonën e kontratës edhe pse raporti i të ardhurave me shpenzimet është negative kur R-ja është më e vogël se 1-shi.
Nëse raporti i të ardhurave me shpenzimet nis të bëhet pozitiv, pra R-ja është më e madhe se 1 atëherë dhe pjesë e Albpetrolit nis rritjen duke shkuar deri në 5% të prodhimit total. Aktualisht kompania që operon në vendburimin e Patos-Marinzës nga viti 2004 e deri më sot ka shpenzuar rreth 936 milionë dollarë.
Nga këto rreth 554 milionë dollarë janë shpenzime kapitale si teknologji e re, puse, pompa depozita, tubacione etj. Diferenca është shpenzuar për shpenzime operative si; pagat, reklamat, qira të ndryshme etj. Ndërkohë të ardhurat në total, po për këtë periudhë, kanë qenë rreth 723 milionë dollarë?.
Albpetrol (www.alb-petrol.com)
Patos (99% operohet nga Bankers Petroleum & Grupi Trans Oil)
Ballsh (Kryesisht operohet nga Stream Oil & Gas)
Marinëz (99% operohet nga Bankers Petroleum)
Sheqishtë (99% operohet nga Bankers Petroleum)
Kuçove (Kryesisht operuar nga Albpetrol; disa nga Bankers).
Frakulla (fushë gazi)
Bankers Petroleum (www.bankerspetroleum.com)
Kontrata për ndarjen e prodhimit Patos Marinzës, nënshkruar më 2004
Kontrata për fushë nafte të Kuçovës, nënshkruar më 2007
Prodhimi kontrata për F Blloku, nënshkruar më 2010
Stream Oil & Gas (www.streamoilandgas.com)
Marrëveshja e naftës për zhvillimin e fushë nafte Ballsh ? Hekal ne vitin 2007
Marrëveshja e naftës për zhvillimin e fushë nafte Cakran ? Mollaj në 2007
Marrëveshja e naftës për zhvillimin e fushë nafte Gorisht ? Kocul në vitin 2007
Marrëveshja Petroleum për zhvillimin e Delvine Blloko (gazi) në vitin 2007
Petromanas (www.petromanas.com)
Kontrata për blloqet A + B, nënshkruar më 2007 (abandonuar në mesin e vitit 2013)
Prodhim kontrata për blloqet D + E, nënshkruar më 2007
Prodhim kontrata për Blocks 2 + 3, nënshkruar më 2007
Ne bashkepunim mua SHELL (75%)
Si janë licencuar kompanitë për naftën në vendin tonë:
Për kërkimin e naftës dhe gazit në det:
? Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për bllokun e Durrësit me kompaninë San Leon Energy, e cila ka hyrë në fuqi në Gusht të vitit 2004;
? Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për bllokun Joni 5 me kompaninë Capricorn Albania, e cila ka hyrë në fuqi në Shtator të vitit 2007.
Për kërkimin e naftës dhe gazit në tokë:
? Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për blloqet A + B me kompaninë Petromanas Albania GmbH, e cila ka hyrë në fuqi në Dhjetor të vitit 2007;
? Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për bllokun D + E me kompaninë Petromanas Albania GmbH, e cila ka hyrë në fuqi në Dhjetor të vitit 2007;
? Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për bllokun 2 + 3 me kompaninë Petromanas Albania GmbH, e cila ka hyrë në fuqi në Korrik të vitit 2009;
? Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për bllokun F me kompaninë Bankers Petroleum Albania, e cila ka hyrë në fuqi në Nëntor të vitit 2010;
Gazeta Dita
Aktori i humorit Julian Deda shkruan në rrjetin social Faceb...
Pedagogu dhe gazetari Erion Kristo ka publikuar në rrjetin s...
Këto foto kanë ardhur në redaksinë e www.sahati.al nga qytet...
TV Alsat i cili është pronë e biznesmenit Rezar Taçi, është ...
Me javë të tëra kanë vijuar rradhët e gjata pranë Qendrës Ko...
Një shkresë zyrtare e policisë shqiptare, qe sapo është bërë...
Drejtori i UK Korcë, Petrit Tare, kapet në konflikt të...
Emisioni “Fiks Fare” në Top Channel ka denoncuar mbrëmjen e ...
Gjoba është vendosur sot në mëngjes, por sipas policit në më...
Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë që kur portali Saha...
Problemet me rrugët në Shqipëri nuk marrin fund edhe pse je...
Sa ju kushton korcarëve Petrit Tare drejtori i UK Korcë, kor...
“Një firmë pa asnjë marrëveshje me Kishën Orthodhokse të Shq...
Familjarët e një pacienti janë ankuar ditën e sotme, pasi ja...
Erion Kristo, akademiku dhe një nga pjestarët e shoqërisë ci...
Administrata publike është bërë pjesë e një modernizimi të f...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...