Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Nga Elvi FUNDO
Ndoshta paksa e cuditshme por e vertetë. Në vendin tonë ekziston një njëri që ka qenë në pushtet më shumë së Saliu, Rama, Nano e Meta. Këta të gjithë bashkë nga viti ’92 kanë drejtuar qeveritë me periudha 4 apo 8 vjecare, gjithmonë ndryshimet politike kanë sjellë furtuna në administratë, por ka një drejtor që prej 23 vitesh i shpëton stuhive dhe furtunave politike. Ky është Drejtori i Ujësjellësit të Korcës Petrit Tare. I zoti, mjeshtër manipulimesh, pazarxhi, sekser, apo LOJTAR kalibri me politikën këtë përgjigje e gjen tek korcarët.
Së pari ky skandal që ka zbuluar KLSH për mua personalisht është një pikë uji në oqean dhe në fakt po të shohësh raportin e kontrrollit, konstaton se ai flet për humbjet e rrjetit në vitet 2012 deri në shtator 2014. Pra humbje për më pak se 3 vite, që janë 26.5% e prodhimit ose në vlerën 178. 4 milion lekë gjithmonë sipas KLSH. Askush nuk mund të na thotë sa janë humbjet e Ujësjellësit të Korcës që nga përfundimi i ndërtimit të tij dhe vendosjes në funksion të sistemit të ri të furnizimit. Në rast se do e shtojmë me një mesatare për një periudhe gati 9 vjecare, dëmi i bie të jetë kolosal. Jo vetëm 1.7 milion dollar, me aritmetikë duke e shumëzuar me një mesatare në del 5.1 milion dollar. Po kjo është një shifër imagjinare pasi realisht askush nuk mund ta thotë. PSE?
Sepse tashmë Petriti i ka mbyllur, e kaluar me vendime bordi, ka kaluar përgjegjësinë por ka realizuar të ardhurat. Ka shpalosur vlera e rrëmbyer cmime por për humbjet e miliona dollarëve askush nuk flet. Të kesh nën administrim një ujësjellës të ri, me një rrjet të ri dhe të shkaktosh të tilla dëme kolosale, vendin e ke prapa hekurave, por kur gruaja është kryetare gjykate, nuk tëb hyn gjemb në këmbë. Këtu e kam fjalën për Entela Priftin kryetaren e Gjykatës të Apelit Korcë, spektakli politik i së cilës në bashkëpunim me burrin është për tu shënuar në librin Guinnes. Është pikërisht kjo zonjë që i ka siguruar mburojën dhe paprekshmërinë bashkëshortit të saj i cili ka shpëtuar më një “shpërdorim detyre”, por po të shohim më tej raportin akuza duhet të ishte korrupsion dhe vjedhje në shuma të mëdha, cka do conte në akuzë për korrupsion dhe duhet të cohej tek Krimet e Rënda, jo tek Task Forca e Prokurorisë të rrethit Korcë, ku Entela Prifti hyn dhe del si në shtepinë e saj.
Pse korrupsion?
Cfarë emri tjetër do ti vendoste cdo lexues i këtij shkrimi veprimit që do theksoj më poshtë nga Petrit Tare. Sipas KLSH janë mbi 3.6 milion EURO ose mbi 5 milion dollar që Petrit Tare ka marrë si kredi pa marrë me parë konfirmim nga Ministria e Financave. Një detyrim ligjor i shkelur që nuk është thjesht administrative. Është detyrim i ligjit nr. 9869 datë 04.02.2008, “për huamarrjen vendore”. Cfarë do të ndodhte po të merrnin të gjithë institucionet lokale kredi pa konfirmim nga Ministria e Financave. Kurrë nuk do dihej borxhi dhe për pak kohë do kalonim në kolaps. Thua Petriti se dinte?
Së dyti kjo shumë lekësh e cila do përdorej për një investim duhet të kishte kaluar nëpërmjet një prokurimi publik të përcaktuara nga ligji Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin Publik”. Mirë zoteria ka marrë kredi pa leje ligjore dhe për ketë ikën pas prangave, por dhe ska bërë as tender. Një negociom, ca letra, bordi, disa justifikime për specifika etj etj etj. Këtu nuk po sqaroj asgjë në lidhje me heqjen e 22 mijë matësave të vendosur nga projekti i financuar prej Kfw Bank. Kosto që prapë shkojnë e rriten pa ndalim.
Keto janë dy shkelje për të cilat cdo funksionar i shtetit shqiptar do ishte arrestuar nga policia menjëhere. Akuza për korrupsion dhe duhet ti shkonte për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pasi janë dëmë me miliona dollarë dhe veprime që askush nuk mund të na thotë ska korrupsion . Ajo cka pamë dhe dëgjuam me Guvernatorin Fullani, nuk është asgjë në krahasim me këto veprime flagrante antiligjore. Dhe këtu ska korrupsion, nuk ka gjykatë të krimeve të rënda. Në Shqipëri në këtë rast ka funksionuar NDERI. Vjen ky nga KLSH, nga detyra e bashkëshortes, vjen nga opozita, vjen nga zyrat e kryeministrisë, këtë mund ta sqarojë vetëm Petriti dhe Entela e tij.
Këto shkelje dhe korrupsioni verifikohen vetëm duke hetuar pasuritë e Petrit Tares dhe Entela Priftit, jo ato që shkrujnë e deklarojnë ne letra, por ato të vërtetat që janë në qëndër të Korcës. Ato godina që blihen dhe më pas investohen duke shkuar qindra mijëra euro. Që Petriti dhe Entela si kanë marrë kurrë si rroga.

Mburoja politike
Akush nuk mund ta mohojë se Petriti mbrohet nga lart, se ato punë i mbyll Entela. Sepse sekserët dhe negociatorët nuk ndalen. Miq e shokë ky dhe ai, por kjo nuk mund të më ndalë as mua dhe as mediat që sot kanë ZË jo falë pazareve politike të flasin për Petrit Taren dhe Entelen e tij. Nuk mund të heshtë asnjë korcar, për ato që shikon, sepse ato milliona dollar dëmë dhe abuzime paguhen nga xhepat e tyre dhe të shqiptarëve, kurse Petriti mbretëron në Korcë. Kthehet në një bajraktar. Kthen familjen në pjesë të pazareve politike përr të mbijetuar në krye të një institucioni. Politika mund të mbrojë cdo njeri, disa të tjerë mund ti blerë Petriti, disa i ndal Entela të flasin. Por unë kam vendosur të mos ndalem, jo për të bërë heroin, por për t’ju thënë bashkëqytetarëve të nderuar korcarë, boll u tallën dhe luajtën me ju Petritrat dhe Entelrat ngado që vijnë e kudo që shkojnë. Qytetaria korcarte nuk mund të heshtë përballë tyre, por duhet të protestojë për dorëheqjen dhe largimin e tyre nga detyra. Duhet të protestojnë që Korca të shpëtojë nga bajraktarizmi, në të kundërt do ikë një Petrit dhe do vijë tjetri më vrap që sheh endërra si të bëhet si Petriti dhe si të gjejë një grua me lidhje si Entela.
Një fokus është fakti që mund të përdoren këpucë për të mosh...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbërrin në Elbasan për të...
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka marr pjes...
Një 63 vjecar ka humbur jetën gjatë natës të së mërkurës në ...
Presidenti francez, Francois Hollande u zotua të mbrojë të ...
Vetëm dy javë pas nisjes së një rruge më agresive monetare p...
Familjarët e Ermal Hoxhës kanë reaguar për arrestimin e këti...
Dy imazhe satelitore kanë zbuluar aktet e tmerrshme të terro...
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu e përshkroi publikimin e ...
Mediat serbe kanë njoftuar se gjatë vizitës së kryeministri...
Imazhe satelitore të qyteteve nigeriane të sulmuara nga mili...
Digjet automjeti i bashkëshortes së kryebashkiakut të Pograd...
Shoferi i një makine plagosi me armë zjarri një police, përp...
FBI arrestoi një person në Ohajo për planifikim të një sulmi...
Policia e Korcës sekuestroi 1 kg herionë në kuadër të operac...
Dy persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi makina e...
Nga Jozefina TOPALLI “Populli shqiptar ka disa veti shume te...
Droga e kapur pasditen e 14 janarit, padyshim mbetet sasia m...
Nje alarm per bombe raportohet nga mediat italiane sonte ne ...
Nje kazino eshte grabitur sonte ne mbremje ne Shkoder. Polic...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...