web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Beteja qe nisem 25 vite me pare eshte nje pune e paperfunduar!

14 Janar 2015, 22:44, Aktualitet CNA

Nga Jozefina TOPALLI

?Populli shqiptar ka disa veti shume te mira?por nje bande maskarenjsh, ryshfetcinjsh, hafijesh dhe dallaveraxhinjsh kane zene te gjitha pozitat kyqe ne politiken e vendit dhe eshte fare e pamundur t?i shkulesh?! KONICA

Beteja qe nisem 25 vite me pare eshte nje pune e paperfunduar!
Tamam 25 vite me pare, ne Shkoder, u perhap fjala se njerezit do dilnin ne shesh , do mblidheshin per te rrezuar bustin e Stalinit ! Ishte nje dite e paharrueshme !
Ishte frike ,? ishte terror, por kishte sfide ne ajer dhe shprese ne zemra! Ato qe guxuan te sfidonin sistemin ate dite ishin djem e vajza, burra e gra qe nuk llogariten asgje; ishin idealiste e kurajoz ?te cmendur?; Ato i dhene qytetit e vendit rrezen e shpreses se pare per Liri!
Sot,pas kaq vitesh vendi eshte serish ne udhekryq! Nje qeverisje qe erdhi ne fuqi me sloganin? Te gjithe qelbesirat kundra Sali Berishes? eshte ne krye te vendit! Vetem ne parlament ka te pakten 19 ?deputete? me rekorde kriminale!
Ato jane te emeruar nga vete Edi Rama !! Ato jane « te fortet ». Jane vrases, trafikante droge, trafikante te qenieve njerezore, perdhunues, hajdute, ?keto ne shumicen e rasteve nuk dijne te lexojne, nuk kane gjimnaz, por ndoshta kane diplôme te Shkolles se Larte. Ato vishen firmato,kane zyra luksoze, hotele , vila brenda dhe jashte vendit , kane « biznese » fitimprurese, konto te renda bankare, makina te fundit ,, shpesh here te blinduara ?Kryetari i tyre thote se keto i rrijne afer » njerezve? ne hall ?.
Ato nuk jane as te majte as te djathte. Partise i sigurojne vota me para ?dhe sipas rastit me kercenim..sic ndodhi dhe ne 2013!
Parane e investuar para dhe gjate fushates elektorale ato e nxjerrin me vone.Tamam si ne shtetin e mafies ,zyrtaret qeveritare pasurojne vehten , vellezerit , motrat dhe miqte e tyre duke shfrytezuar influencen politike,te parase e muskujve per te cimentuar pushtetin e tyre. Tamam si ne shtetin e mafias, ne Shqiperine e sotme, linja konceptuale mes aktoreve te shtetit dhe jo te shtetit eshte fshire.
Ato vrases, qe nuk kane hyre ne parlament hyjne ne makinen e ministrit te Rames! Ato vrasin, qellojne ne mes te rruges vendosin gjoba bizneseve, por lirohen sepse jane miq te qeverise! Rasti Shullazi eshte modeli !
Ato qe jane brenda parlamentit sapo marrin sinjalin nga shefi i tyre kryeminister , turren si kafshe mbi ate deputet te opozites qe thote fuqishem ca te verteta .Ata nuk durojne te thuhen me ze te larte ca gjera te verteta,sa te medha aq edhe te frikshme ne fakt,qe te gjithe i dijne por per te cilen ndonje hesht e fshihet si lepur e shumica i thojne neper dhembe !
Ndersa me e neveritshmja eshte kur Kryeministri i vendit, i cili qan ne Paris dhe jep leksione demokracie ne 24 TVFrance per Charlien dhe lirine e fjales, ne vendin e tij ushtrimin e te drejtes te fjales te opozites ne Parlament e quan : ushtrim te dhunes verbale !!!!
Por ironia e frikshme eshte kur, edhe vrasjet, edhe armet e shkrehura ne Rrugen e Kavajes dhe afer Aeoportit te Rinasit , Rama i quan ?fortune ne gote?, ashtu sic quante mushkaje, avionin e droges qe ra ne Divjake !
Kurse drejtori i Policise flet per suksesin qe ka arritur policia, pasi ka arrestuar 2340 te mjere qe nuk kane patur me se te paguajne dritat, kurse per te vraret ne mes te qytetit dhe lirimin e vrasesve ,thote se ai nuk ka dijeni ,sepse nuk eshte hetues por eshte menaxher ! !!!!!Natyrisht si menaxher i shkon dhe nje kapele e zeze republike me te cilen shfaqet ne TV per raste te vecanta! Kjo eshte per te qesh e per te qare !!
Kjo nuk eshte komedia « I mafiosi di la Vicaria?.
Faik Konica thoshte dikur me nje fjali:
?Populli shqiptar ka disa veti shume te mira?por nje bande maskarenjsh, ryshfetcinjsh, hafijesh dhe dallaveraxhinjsh kane zene te gjitha pozitat kyqe ne politiken e vendit dhe eshte fare e pamundur t?i shkulesh?!
Por ndryshe nga koha e Konices, ndryshe edhe nga disa vende ku ka mafie, ne Shqiperi mafia ka vendin!!!
Ne shtetin e mafies, qeveritare te larte jane lojtare integral ne mos drejtues te aferave kriminale.
Natyrisht krimi i organizuar i lidhur ne maje te qeverise, ka influence korruptuese ne institucione, ne drejtori te ndryshme, ne ministri, agjenci shteterore, ne arsim , spitale, hipoteka ,ministri etj.
Nuk eshte rastesi , kur zyra e punesimit e deputetit te Vlore kishte nje pedofil per punesim;kur bodigardi i Ministres se Arsimit merr 3000 euro per punesim dhe as ne pune nuk e fuste; kur drejtoresha e arsimit te Tiranes qe javen e pare kerkon 5000 euro; kur drejtoresha e arsimit?e arsiiiiimit te Lushnjes puneson me liste ne kembim te favoreve seksuale per shefat e medhenj pervec parave te marrura per nje vend pune te ri apo ruajtjen e vendit te punes qe ke; kur drejtor nafte ne Fier caktohet njeriu i bizneseve personale te deputetet ; kur ministri i ?mireqenies? i jep tenderat vellaut,kur djali i jep tenderin babait, kur motra ministre i jep fonde vellait, kur ne spital pas skandalit ne vend te doreheqjes te ministrit ,te ,drejtoreshes etj, kjo e fundit genjen se kjo nuk ka ndodhur ne kohen tone, por te atyre, dhe pastaj ben edhe prokuroren ne tv kundra te tjereve, kurse ministri per te larguar vemendjen shpik genjeshtra qe si han njeri dhe pastaj arreston dy te rinj qe nuk kishin lidhje me skandalin; kur policia genjen per ngjarje mafioze sipas urdherit te ministrit te Rames, kur Shullazi lirohet?dhe Rama e quan edhe kete
? fortune ne gote?!!!!!
Sot ne Shqiperi krimi dhe qeveria jane binjake!
Natyrisht, ne kete lloj qeverisje lirite dhe te drejtat e njeriut jane te humburat e para. Vetevrasja e qytetarit Zela ne burgjet tona ishte nje alarm per gjthe te tjeret .Nje njeri i ndershem ishte rrasur ne qeli prej dy muajsh , i kishin bere nje akuze fallso dhe askush nuk i doli zot.Bene mire qe hoqen prokuroren nga puna, por kjo pervecse e pamjaftueshme, dhe as nuk kthen ne jete qytetarin as nuk zvogelon dhimbjen e familjareve , nuk garanton mos perseritjen e saj.
Ndersa policia jo vetem nuk mori pergjegjesi, por edhe me keq, kryeministri edhe kete e justifikoi me mashtrimin e rradhes , e pastaj me shprehjen « nje fortune ne gote »! Ne cdo vend te botes se lire qytetaret do kishin protestuar neper rruge , por tek ne nuk ndodhi asgje,edhe pse shqiptaret dijne shume mire te reagojne kur dikush i prin !!
Shullazi lihet i lire e nje zonje 75 vjecare futet ne qeli ne Shkoder per energjine.Ku jane te varferit ?? bertet Rama!
Shullazi lihet i lire, por ne qeli ne Puke, Rama con nje vajze te re 17 vjece se kishte lidh dritat per 3 motrat e vellezerit e saj jetim !!!Dhe kryeministri ne TV klith perseri gjoja si i fyer : ” Ku jane te varferit??? Ato jane te mbrojtur!!!!”
PO , Po « udheheqes i madh « , te mbrojtur jane ?ne Burg!
Shullazi e Shullazet lihen te lire ,por ne qeli Rama con nje nene me femije 5 vjec me kukull ne dore.
Shullazet jane ne parlament , ne ate qe duhej te ishte tempulli i demokracise dhe Rama kete e njeh ?per era shtet?apo ? Shqiperine e ligjit???
Nderkohe vendi eshte ne mjerim. Varferia ekstreme eshte shumefishuar, papunesia eshte rritur si kurre me pare , pasiguria per jeten fizike eshte bere tmerr. Te drejtat e njeriut jane ne koma!
Kryeministri ia keput nje selfie.
Mesuesit jane nen kercenim per vendin e punes! Mjeket,infermieret profesioniste qe ushtrojne misionin prej vitesh,Rama i fyen dhe i poshteron me nje ?testim? nga njerez qe nuk kane haberin per mjekesine. Studentet e prinderit e tyre jane ne hall te madh, se per tu shkolluar duhet te paguajne shume me shume.Ato qe kane mbaruar shkollen nuk kane shans per punesim. Numri i qytetareve qe kerkojne e ikin nga Shqiperia,sepse nuk shohin kund shprese , eshte shumefishuar duke rrezikuar dhe lirine e levizjes per te tjeret. Gremina midis te pasurve dhe pjeses tjeter e shoqerise eshte e frikshme!
Kryeministri me papagallin e tij ia keput perseri nje tjeter selfie!
Situata rrezikon te behet veshtire e rekuperueshme,thojne jo rradhe njerezit qe vendin e duan pa interes e pa llogari personale, nese reagimi nuk do jete i fuqishem.
Njerezit e thjeshte therrasin gjerat me emrin qe kane pa ndihmen e figurave letrare apo te letrareve ! Shumica e qytetareve jane gadi prej kohesh per t?i dal zot vendit dhe jetes se tyre!
Shqiperia nuk mund te jete ne paqe kur zyrtaret e korruptuar,apo me keq edhe me rekorde kriminale perdorin kercenimin politik ,fizik, ekonomik, tritolin apo burgun per te rrjepur e shtypur qytetaret!
Sot, 25 vite pas demostrades se pare antikomuniste,kur te gjithe kane mesuar me shume per Lirine ,kur vendi eshte serish ne emergjence kombetare, dikush duhet t?i dale zot perseri, si 25 vite me pare!!!!
Beteja qe nisem 25 vite me pare eshte nje pune e paperfundur!





Lajmet e fundit nga