Moti për sot/ Çfarë pritet në të gjithë territorin
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosferik...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosferik...

Banorët e një pallati 10-katësh në Vlorë ankohen në "Fiks Fare" se prej 6 vitesh jetojnë në zonën e Lungomares në një pallat i cili s’ka ashensor. Ata thonë se janë të pajisur me dokumente pronësie, çka tregon se me dokumente ky pallat ka mbaruar.
Pallati është i përbërë prej dy hyrjesh, ku njëra ka ashensor ndërsa tjetra jo. Banorët shprehen për "Fiksin" se e ndiejnë shumë mungesën e ashensorit dhe se nga ndërtuesi u është thënë që do e vërë shumë shpejt, edhe pse kanë kaluar 6 vite.
Një zonjë e këtij pallati, e cila banon në kat të 6-të thotë se ka një vajzë të sëmurë dhe pikërisht për t’i ofruar shërbim mjekësor më të mirë, por jo vetëm, ka shitur shtëpinë në fshat dhe ka blerë në këtë pallat. Por që sipas saj i rezultoi edhe më keq pasi nuk mundet ta zbresë e hipi vajzën në krah deri në kat të 6-të. Një tjetër zonjë banore e katit të 10-të thotë se të gjitha pazaret që i duhen për shtëpinë i ngjit në krah deri në katin e 10-të. Plus ka dhe nipin e vogël 3 vjeç të cilin nuk e çon në kopsht pikërisht prej mungesës së ashensorit, pasi është e pafuqishme që t’i ngjisë dhe zbresë shkallët disa herë në ditë.
“Nëse ke harruar të blesh krip, gjellën do e hash pa kripë, se të zbresësh e ngjitesh sërish deri në kat të 10-të është e pamundur”, përfundon ajo.
Por në këtë pallat banorët tregojnë se ka pasur edhe banorë që i kanë parë vetëm një herë dhe më pas kanë dalë me arkivol nga ai pallat. Rasti është i një çifti të moshuarish të cilët prej 5 vitesh nuk i kishin parë të dilnin, vetëm kur plaku ndërroi jetë, e moshuara ishte larguar në një shtëpi tjetër me qira, duke lënë apartamentin e saj. Pyetjes së "Fiksit" që a janë ankuar diku, banorët përgjigjen se kanë komunikuar shpesh me ndërtuesin Fejzi Malaj, por ai thjesht i ka gënjyer duke u thënë se do ua vërë së shpejti ashensorin edhe pse kanë kaluar plot 6 vite.
Gazetarët e "Fiksit" telefonojnë ndërtuesin z. Malaj, i cili në fillim fajëson firmën e ashensorëve për mosvendosjen e ashensorit. "Ne i kemi bërë pagesat i kam edhe me fatura, por firma e ashensorëve nuk e ka vënë”, shprehet ai. Ndërkohë që shprehet se do ua vërë në dispozicion faturat e pagesës gazetares së "Fiksit", nuk e bëri një gjë të tillë. Por ai premtoi se ashensori do të vihej për 15 ditë.
"Fiksi" telefonoi edhe pronarin e firmës së ashensorëve z. Vasil Llaguri, i cili pohoi fare lehtë që ashensori nuk ishte vënë pasi ndërtuesi nuk e kishte paguar. Pyetjes së "Fiksit" që mund të ketë kryer pagesën tani afër ai u shpreh "vetëm nëse kanë bërë ndonjë pagesë pa më njoftuar, por deri më tani nuk di të ketë një të tillë”.
Në këto kushte "Fiksi" iu drejtua edhe Bashkisë Vlorë për të kuptuar se si është kolauduar ky pallat pa ashensor, pasi të gjithë banorët janë të pajisur me certifikata pronësie. Në bashki gazetarëve iu kërkua të linin një kërkesë me shkrim, përgjigjja e të cilës ende nuk ka mbërritur në redaksinë e "Fiks Fare".
Gjithsesi, "Fiksi" u premtoi banorëve që pas 15 ditësh do të paraqiten sërish në këtë pallat për të parë nga afër nëse ndërtuesi do e mbaj apo jo fjalën kësaj radhe./ tch
Elton Bardhi, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste ...
Fshati Panaja në Vlorë është i njohur për vreshtari dhe ul...
Në mes të Shtatorit, emisioni investigativ “Stop” transmet...
Më 30 Shtator të këtij viti, emisioni investigativ “Stop” ...
Mbeturinat që rrethojnë qytetin e Elbasanit i bëjnë karshi...
Një sipërmarrëse në Tiranë i është drejtuar emisionit "Sto...
Një punonjëseje të Postës së Divjakës i mungon në llog...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së enjtes degradimin e...
Prej kohësh e në mënyrë të përsëritur në media janë tr...
Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me rastin e tran...
Monopatinat elektrike janë trendi më i ri i transporti...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal ...
Problemet në institucionet e kujdesit të fëmijëve nuk ...
Në qendrën shëndetësore të fshatit Stravaj në Librazhd...
Një çmim stratosferik, i paimagjinueshëm më parë, raportoh...
SPAK-u ka arrestuar një ministër, një sekretar të përg...
Një denoncues, përfaqësues i shtetases Eva Dilo tregon shq...
Leonora Karaj është një e moshuar e cila ka punuar 40 ...
Fshati Malas Breg, ndodhet në Njësinë Administrative ...
Në 7 shtator sollëm historinë e një zonje, që iu drejtua s...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosferik...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...